“Tentoi të përdhunonte gruan time”/ Dëshmi shokuese për monstrën e Fierit: Mbante thika, hanxhar me vete

17 Nëntor 2021, 08:24, Kronika CNA
“Tentoi të përdhunonte gruan time”/ Dëshmi shokuese

Klodian Çalamani, monstra që vrau në mënyrë barbare dhe gropisi fëmijët tetë vjeç në Fier, ishte i rrezikshëm dhe shqetësim për komunitetin.

Këtë mesa duket e dinin të gjithë, me përjashtim të policisë së shtetit.

Në dhjetra dëshmi të dhëna nga banorë, të njohur, dhe të afërm të 8-vjeçarit në Fier, thuhet se Çalamani ishte i rrezikshëm, dhe gjatë gjithë kohës mbante me vete thika dhe hanxharë, por kjo nuk ka shkuar as në veshin e policit të zonës, dhe as te strukturat e tjera shtetërore.

Në një dëshmi të siguruar nga gazetarja e Fax Neës Fatmira Bajramaj, thuhet se Çalamani kishte tentuar që të përdhunonte një grua, por pavarësisht denoncimit në polici ai nuk ishte arrestuar, pasi sapo kishte dalë nga burgu, nën akuzën e rrëmbimit të një të miture, që ka ndodhur në vitin 2006.

Dëshminë për tentativën e përdhunimit, e jep vetë bashkëshorti i gruas në fjalë, i cili mes lotëve kërkon që 38-vjeçari të dënohet me vdekje për krimin që ka kryer dje.

Dëshmia e një banori për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së djeshme në Fier:

Nuk ka diskutim tjetër, ai vetëm varje ka me atë gjest që bëri. Ai i ka të tëra të këqijat, ka qenë problematik, të tëra i ka, se janë dhe këto vajzat këtu. Kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati ka qenë dhe i biri, e kam përzënë nga shtëpia, bile e kam çuar dhe në polici, ashtu më ka bërë dhe mua një gjest te shtëpia.

Donte të përdhunonte gruan time, ai të tëra të këqijat, çupën e ?. kapi mezor. Më përdhunoi gruan, çfarë doni që të bënte më, ai është kriminel i paparë, duhet varur.

Ka qenë shumë i poshtër, shumë i keq, bën vaki që i ka marrë dhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe, se aq gjykon, aq mendon truri i tij. Nuk u dënua, se sa kishte dalë nga burgu. Edhe frikë kemi pasur nga ai lloj njeri, se ai është njeri i paparë, dhe duhet varur me sesbën. I gjithë fshati do të japi këtë mendim, mbante thikë, hanxhar, sëpatë me vete.

Lajmet e fundit nga