Connect with Us

Skënderbeu vuan ndaj Bylisit, por kualifikohet më tej falë penalltive

Sport

Skënderbeu vuan ndaj Bylisit, por kualifikohet më tej falë penalltive

Publikuar

-

/

Skënderbeu është skuadra që do të luajë në raundin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Korçarët kanë mposhtur 4-2 me penallti Bylisin pas rezultatit final 3-3 të dy ndeshjeve të luajtura (1-1 ne Ballsh dhe 2-2 në Korce). Kjo e sotmja, ishte një ndër ndeshje më të bukura me të luftuara të Kupës duke prodhuar një rezultat fantastik.

Të parët që kaluan në avantazh ishin ballshiotët me Qardakun, ndërsa Meksi dhe Elvi Berisha përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Ishte sërish Qardaku që barazoi shifrat duke çuar takimin në shtesa, ku më pas skuadrat i janë drejtuar penalltive.

Skënderbeu është treguar më e saktë duke shënuar 4 prej tyre, ndërsa Bylisi ka shënuar vetëm 2 duke gabuar dhe dy të tjera. Në turin e tretë korçarët do të ndeshen me Teutën që më herët eliminoi Korabin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Jose Mourinho i kërkon falje publike Marash Kumbullës: Kam qenë i ashpër me të

Publikuar

-

Zhoze Murinjo bën prapakthehu për Marash Kumbullën dhe e bën në stilin e tij. Deklaratat publike kundër lojtarit shqiptar sot janë kthyer në elozhe publike për mbrojtësin e ri i cili po e bind gjithnjë e më shumë portugezin te Roma. Pas suksesit 1-0 ndaj Kaljarit, Murinjo është ndalur pikërisht te faza mbrojtëse e ekipit, duke evidentuar punën që kishte bërë Kumbulla në sfidën e fituar me shifrat 1-0.

“Si fillim dua të flas për Kumbullën. Për mua ai ishte më i miri, ka bërë një ndeshje fantastike dhe kjo më bën të lumtur pasi ka kaluar një periudhë të vështirë dhe unë kam qenë shumë i ashpër me të në deklarata dhe stërvitje. Por ai ka qenë gjithmonë shumë i qetë dhe i përulur, është rritur shumë. Ai dhe Mançio kanë bërë mirë, por edhe mesfushorët e qendrës kanë bërë mirë mbulimin, ndryshe nga ajo që kishte ndodhur me Juventusin”, ishin elozhet e rralla të Murinjos.



Deklaratat e disa muajve më parë bënë që të kishte diskutime për transferimin e Kumbullës në ndonjë ekip tjetër të Serisë A, por vendimi i lojtarit për të mos ndryshuar ekip duket se ka qenë ai i duhuri.

LEXO TE PLOTE

Sport

Memelli: Lojtarët le të humbasin raste sa të duan, unë përsëri jam i lumtur

Publikuar

-

Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, ka deklaruar se barazimi me Laçin ka qenë mëse i merituar, tekniku i korçarëve ka theksuar se skuadra e tij kishte bërë mirë e duhej të korrigjonte paksa sulmin, që ishte e vetmja gjë që i mungonte. Tekniku bëri një analizë të ndeshjes.

“Së pari dua të them që në raport me 90 minuta, pjesa e parë ishte më e mirë, pjesa e dytë ishim më të kujdesshëm. Laçi është skuadër shumë, shumë e mirë me elementë cilësorë që mund të përballen e  fitojnë në çdo fushë të kampionatit, por ai rasti i fundit në pjesën e dytë më la pak shije të keqe. Nuk mund të kërkoj më shumë nga lojtarët dhe i përgëzoj se në fund të fundit stadiumi i Skënderbeut, me përjashtim të ndeshjes me Dinamon, është kthyer në një fortesë të fortë për çdo skuadër të Superiores.



Kemi pasur tre lojtarë me probleme të cilët kanë hyrë në fushë jo në 100% të tyre: Moraesh, Mara dhe Sadri. Pastaj janë edhe tre lojtarë jashtë, që janë kontingjent i skuadrës, sikurse edhe Laçi kishte sot mungesa. Në këtë këndvështrim raportet ishin të barabarta. Por mendoj se ajo që i japim vetes e Superiores, është se vuajmë dhe kur vuajmë dalim të vuajtur nga fusha.Nuk ka fushë më komode sesa të luash në Korçë dhe një ambient që krijohet komoditet e qetësi palëve, ne stafeve, lojtarëve e gjyqtarëve. Nisur nga ky fakt, janë disa raste të dyshimta, por janë aneks i futbollit që nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që loja sot ishte e ndershme dhe skuadrat morën atë që meritonin.”

Kur flasim për lojën në sulm, flasim në tërësi si skuadër, si duhet të bëjmë gjërat, jo me një repart. Kemi të rinj në moshë, por në tërësi skuadra nuk bën mirë në fazën e fundit, në ato 30 metra ku duhej të ishim më të egër e konkretë, nuk i realizuam, shpresoj t’i bëjmë në javët në vazhdim, është element që na ngrihet neve si staf që të punojmë më tepër. Le të humbin raste sa të duan, e rëndësishme është që dalin para portës. Jam shumë i lumtur, në mos tani në ndeshjen tjetër, do të shënojnë.  Ju e dini buxhetin tone që është 250-300 mijë euro dhe duke bërë krahasim me skuadra që kanë buxhetin 1 milion euro”, tha Memelli.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Portieri shqiptar debuton në Bundesligë dhe bën super paraqitje

Publikuar

-

Portieri nga Kosova, Diant Ramaj, ka bërë paraqitjen e tij të parë në Bundesligë. 20 vjeçari ka mbrojtur portën e Eintracht Frankfurtit në barazimin 1-1 si mysafir i Augsburgut.

Ramaj bëri dy-tri pritje mjaft të rëndësishme për skuadrën e tij dhe u vlerësua me një nga notat më të larta në ekipin e tij – 7.0, nga ‘SofaScore’.

Portieri i lindur në Gjermani mund të bashkohet me Kosovën por FFK nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse ai është duke u përpjekur ta bind që të luaj për Dardanët.



20-vjeçari ishte larguar nga klubi ‘1. FC Heidenheim 1846’ për t’u transferuar te Eintracht Frankfurti, duke bërë kështu një hap gjigant në karrierë.

Ramaj shihet si një portier me të ardhme të ndritur, derisa për të është një ëndërr e relaizuar për të debutuar në elitën e futbollit gjerman.

Enitracht Frankfurti është aktualisht në vendin e tetë me 28 pikë, pas 19 xhirosh të zhvilluara dhe për Ramaj pritet të ketë minuta të tjera loje në vazhdim.

LEXO TE PLOTE