LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Metës/ Ngjela: Ai nuk di të flasë shqip, ka shkelje të rënda të Kushtetutës

17 Nëntor 2021, 22:01, Politikë CNA
Shkarkimi i Metës/ Ngjela: Ai nuk di të flasë shqip, ka shkelje

Avokati Spartak Ngjela ka folur rreth situatës politike në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ?Aktualitet? në Fax News, Ngjela ka prekur çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, që po gjykohet në Gjykatën Kushtetuese.

Avokati theksoi se presidenti ka bërë shkelje të rënda dhe ka dashur përshtjellim politik. Ai shtoi se Meta ka sfiduar Amerikën, duke shtuar se vetëm president nuk mund të quhet.

?Ka shkelje kushtetuese të rëndë. Nëse shkelja nuk është e rëndë nuk e shkarkon.

Prandaj janë tërhequr ata dhe po vonohen. Për mendimin tim shkelja është e rëndë se e ka bërë me qëllim përshtjellimi. Ka dashur përshtjellim politik. Se nuk ka president që ndryshon ditën e votimit. Nuk e ka në kompetencë.

Të presim Gjykatën Kushtetuese. Duhet të kemi parasysh një fakt të rëndë të Metës, e dini si tha ?raketa ka dhe Rusia?. Kujt ia thotë NATO-s? Ka bërë shkelje, ka bërë budallëqe të jemi realist. Do bëjmë revolucion tha ai. Bën revolucion Presidenti? Vetëm President nuk është ai.

Një njeri i zakonshëm i popullit që s?di të flasi as shqip, por ja që e zgjodhi politika. Ato që bëri nuk i ka bërë asnjë kryetar koperative. Nuk mund të flasësh për shtetin ashtu. Nuk mund të fyesh ashtu aleatin kryesor dhe t?i kujtosh Rusinë. Gjykata Kushtetuese indirekt e ka dhënë mendimin e vet. Ka shkelje e ka thënë?, tha Ngjela./ CNA.al

Lajmet e fundit nga