Connect with Us

Sharjet e ofendimet në Kuvend/ Imzot George Frendo “i tërheq veshin” politikanëve

Aktualitet

Sharjet e ofendimet në Kuvend/ Imzot George Frendo “i tërheq veshin” politikanëve

Publikuar

-

/

Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit ka reaguar pas seancës së djeshme plenare, ku nuk munguan sharjet e fjalori banal.

Ai u ka tërhequr vëmendjen politikanëve për gjuhën e përdorur, teksa thekson se populli ynë ka të drejtë të presë një mënyrë më të sjellshme dhe më dinjitoze kur flitet në Kuvend dhe kur i drejtohen njëri-tjetrit.

“Kam lexuar relacionin mbi seancën e djeshme të Parlamentit, dhe mbeta shumë i zhgënjyer e i trishtuar duke lexuar fjalë aspak dinjitoze dhe krejt të papërshtatshme për një parlament, fjalë me të cilat disa deputetë kanë sharë kolegët e tyre.

Të nderuar deputetë, ju që përfaqësoni popullin tonë, ju që populli ju ka zgjedhur për t’i përfaqësuar në institucionin më të lartë të vendit, ju lutem që në atë institucion të përdorni një fjalor që i përshtatet dinjitetit tuaj si përfaqësuesit e popullit tonë.

Populli ynë ka të drejtë të presë prej jush një mënyrë më të sjellshme dhe më dinjitoze kur flisni në Kuvend dhe kur i drejtoheni njëri – tjetrit. Ndjej të njëjtën keqardhje me Kryetaren e Kuvendit kur gjendet në situata të tilla. Ajo vetë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, mos vijoni me fyerje në sallë, Ju lutem kursejini këto komente”, shprehet Imzot George Frendo.

Më tej ai shton se populli ka të drejtë të dijë çfarë diskutohet dhe çfarë bëjnë deputetët, që ata vetë i kanë votuar për t’i përfaqësuar në Kuvend.

LEXO EDHE:  “Keqardhje për PD-në”/ Dhurata Çupi: S’mund të mohohet 11 dhjetori

“Gjithë populli mund t’ju ndjekë në televizor. Populli ka të drejtë të dijë çfarë diskutohet dhe çfarë bëhet në institucionin më të lartë të vendit dhe të dijë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë të nderuarit deputetë, që ata vetë i kanë votuar për t’i përfaqësuar në Kuvend. 

Por kjo kërkon shumë kujdes nga ana e deputetëve, sepse ka mundësi që njëri të kërkojë të bëjë “shoë” në Parlament, e të përdorë një fjalor që përul një deputet nga ana tjetër e Kuvendit, ose të vendosë të mirën e partisë para të mirës së përbashkët.

Dikush mund të më akuzojë që po ndërhyj në politikë. Nuk vras mendjen nëse më bëjnë akuza të tilla, por unë e ndiej për detyrë të flas për të mirën e popullit, për një shoqëri më të drejtë dhe më të denjë për popullin tonë, që për shumë kohë, në të kaluarën, ka qenë manipuluar nga politika. 

Populli ka të drejtë jo vetëm të informohet nga mjetet e komunikimit, por edhe të formohet që të rritet drejt një shoqërie më të denjë. Pra ju lutem, përdorni një fjalor më të denjë!”, theksoi Imzot George Frendo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duke mashtruar secili më shumë”/ Grida Duma: Ju kemi humbur shpresën shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike  nga foltorja e Kuvendit ka pranuar humbjen dhe dështimine  Lulzim Bashës.

Ajo ka thënë se se sot PD është në një pozitë siç nuk ka qenë prej kohës, duke mashtruar secili më shumë tjetrin.



Duma i është drejtuar kabinetit qeverisës me deklaratën se ata nuk janë mundur prej tyre tre herë, por se janë mundur nga vetvetja.

“Jemi sot siç kemi qenë prej kohësh, duke mashtruar secili më shumë tjetrin. Hipokrizi, big brother politik kudo. Shoh ministret tuaja që dalin këtu dhe thonë; ju kemi mundur 3 herë. Ju nuk na keni mundur ne dhe ne nga ju. Unë do e them se çfarë kemi humbur ne. Ju kemi humbur shpresën e shqiptarëve. Ne jemi mundur, por jo nga ju. Nga vetvetja, ne po na mund vetja. Shoh këtu që shtohet çdo kush, më i vjetri nga ne në këtë rresht që jemi përpjekur ta nderojmë dhe pa asnjë nderim çohet dhe thotë; gjithçka është e mundur për të bërë të pamundur opozitarizmin dhe për të bërë të mundur, dhe teksa ju shihja ju që shkëlqenit shihnit se si ne mundim vetveten. Një gjë është e sigurt; të thuash të vërtetën qoftë dhe për të vërtetën është forcë, të fshihet pas të vërtetës është dobësi. Në kaq mandate ju s’thoni dot një të vërtetë”, është shprehur Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentuan të vidhnin argjendarinë/ Dy grabitësit përleshen me pronarin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy grabitës kanë tentuar të vjedhin një argjendari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Dollari”.



Teksa kanë tentuar të hyjnë në argjendari janë përleshur me pronarin.Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar dy grabitësit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shembja e shtëpive/ Kërcënon banorja: Do t’iu vë flakën të gjithëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Protestat e banorëve të 5 Majit vijojnë. Një prej protestueseve, ka kërcënuar se do të kalojë në akte ekstreme nëse shteti shkon për t’i prishur shtëpinë.

Ajo është shprehur se do t’i vërë flakën banesës me veten e të tjerë brenda në të dhe kushdo që shkel në shtëpinë e saj për ta prishur është armiku i saj.



Ne kërkojmë kompesim sipas kurorëve, unë nuk marr shtëpi, kjo është përgjigja që më është dhënë nga njësia bashkiake, jam lutur që të binte tërmet, të merrja dhe unë nj hyrje. I pari që hyn në shtëpinë time, është armiku im, se është polic se është punonjës i IMT, para fëmijëve të mi nuk vë përpara askënd.

Te shtëpia ime, mateni mirë, se do tiu vë flakën. Kushdo që të jetë, vëllai im, hajdeni provojeni, se do ti vë flakën, barriera e parë, po e përsëris, do tju vë flakën, do të rri brenda vetë. Mos të guxojë njeri atë ditë që të më prekë, unë kam humbur çdo gjë, çdo gjë, banesa ishte mundësia ime e fundit, edhe nëse duhet ti lë fëmijët e mi jetim. I bëj thirrje kujtdo, po dalin më burrnesha gratë se burrat, do tju djegë”, u shpreh banorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE