Connect with Us

Play-off i Botërorit, mësohen skuadrat/ Italia eviton Ronaldon e Ibran… në ndeshjen e parë. Ja rruga drejt Katarit

Sport

Play-off i Botërorit, mësohen skuadrat/ Italia eviton Ronaldon e Ibran… në ndeshjen e parë. Ja rruga drejt Katarit

Publikuar

-

/

Mbyllja e ndeshjeve të grupeve eliminatore të Botëror 2022 ka caktuar 10 skuadrat europiane që do të shkojnë direkt në këtë aktivitet, por edhe ka ndarë përfundimisht se kush janë 12 skuadrat të cilat do të ndajnë mes tyre 3 biletat e fundit për kontinentin në aktivitetin e vitit të ardhshëm.

Tashmë tabloja është e qartë dhe pasi janë mbyllur të gjitha ndeshjet, është bërë edhe ndarja në vazo e ekipeve që kanë dalë të dytat në grupet përkatëse, si dhe 2 ekipeve nga Liga e Kombeve, të cilat janë ndarë në dy vazo për shortin e datës 26 nëntor.

Në vazon e skuadrave të forta janë sipas radhës Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi. Ndërkohë, në vazon tjetër janë Polonia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina, Austria dhe Republika Çeke.

Sipas formulës së paracaktuar, në shortin që hidhet pas 10 ditësh, do të caktohen çiftet gjysmëfinaliste që formohen në përplasjen mes skuadrave të secilës vazo në ndeshjen teke, në fushën e ekipit të vazos së skuadrave të forta. Më pas, në një rrugëtim të paracaktuar, do të jetë edhe finalja në përplasjet mes 6 fitueseve të sfidave që do të krijojnë 3 çifte, me ekipin pritës që caktohet nga shorti po në një ndeshje teke.

LEXO EDHE:  Meta përzgjedh me short nëntë anëtarët e KED për vitin 2020

Kjo do të thotë se nëse në ndeshjet e para Italia, Portugalia e Suedia evitojnë njëra-tjetrën, në ndeshjet e dyta, ato mund të jenë rivale në finalen e minigrupit që siguron një nga tre biletat për në turne.

Ndeshjet gjysmëfinale të play-off për zonën e Europës do të luhen më 24-25 mars 2022, ndërsa finalet më 28-29 mars 2022.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ U afrua gjatë merkatos së verës, një tjetër lojtar e mbyll me Partizanin pas 6 muajsh

Publikuar

-

Dajan Shehi e mbyll me Partizanin. Qendërmbrojtëi u afrua gjatë merkatos së verës dhe shihej si një afrim cilësor për të qenë titullar këtë sezon.

Pas vetëm 6 muajsh dhe 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe, 24-vjeçari ka vendosur që të largohet për të nisur një aventurë të re. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  KLGJ dhe KLP/ Ja emrat që do shkojnë në Kuvend për votim

LEXO EDHE:  Prokuroria zbarkon në zyrën e kryegjyqtarit të Apelit/Dyshohet për manipulim me shortin



“Faleminderit për çdo moment të bukur që kaluam së bashku. Ju uroj më të mirat të gjithëve”, shkruan qendërmbrojtësi në postimin e tij. Tashmë ngelet që zyrtarizimi të bëhet edhe nga klubi në faqen zyrtare, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe e ardhmja e Dajan Shehit që me shumë mundësi do të jetë sërish në Superligën shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Broja i pafat, godet shtyllën ndaj Mançester Sitit

Publikuar

-

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

Pas golit të anuluar, në minutën e 57 erdhi një tjetër rast i artë për sulmuesin, kur pas një goditje nga këndi, ai gjuajti me kokë para portës së Sitit. Por për fat të keq, topi u ndal nga shtylla e portës së Ederson.

LEXO EDHE:  Zyrtarizohen datat e sezonit të ri, Anglia merr 42 ditë pushim për Botërorin

LEXO EDHE:  Kriminale/ Reklama për kompani bastesh pa mbarim para, gjatë dhe pas ndeshjeve



 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi fiton në “frymën e fundit” ndaj Venezias, i shpëton Dzeko

Publikuar

-

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një fitore në “frymën e fundit” ndaj një rivali modest si Venezia. Skuadra  Simone Inzaghit vuajti jo pak, teksa do të gjendej në disavnatazh që në startin e ndeshjes.

Në mintjën e 19-të, Thomas Henry shënoi një gol të bukur me kokë duke shokuar 5 mijë tifozët në San Siro. Reagimi i Interit vjen në fundin e fraksionit të parë, me Barellan që ndoqi mjaft mirë një aksion të gjatë në zonë.

LEXO EDHE:  Hidhet shorti për anëtarët e KLP dhe KLGJ

LEXO EDHE:  Prokuroria zbarkon në zyrën e kryegjyqtarit të Apelit/Dyshohet për manipulim me shortin



Kur dukeshin se shpresat kishin marrë fund, në minutën e 90-të, Dumfries shërben një top në zonë, atje ku Dzeko me kokë nuk di të gabojë në një pozicion të tillë. Me këtë sukses, Interi ngjitet në krye në kuotën e 53 pikëve, 5 më shumë se Milani.

LEXO TE PLOTE