LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas keq sherri në Top Channel/ Dy moderatorët e njohur në konflikt me njëri tjetrin

17 Nëntor 2021, 09:52, Aktualitet CNA
Plas keq sherri në Top Channel/ Dy moderatorët e njohur në

Dy moderatorët e njohur të emisionin ?Shqipëria Live?, Erjona Rusi dhe Flori Gjini janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin. Madje tashmë ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në Instagram.

Ky detaj është vënë re dhe përflitet se mes dy moderatorëve paska patur një konflikt.Sipas Iconstyle, konflikti mes dy moderatorëve me sa duket ka kohë që ka nisur sa që shpesh herë janë vërejtur edhe fërkime live në emision.

Nuk dihen ende arsyet pse ata të dy janë konfliktuar.

Erjona dhe Flori janë çdo ditë përkrahë njëri tjetrit në Top Channel, por nga informacionet brenda televizionit ata nuk shoqërohen më me njëri tjetrin.

Kujtojmë se Erjona dhe Flori kanë qenë realisht shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa një shaka e tyre u bë virale në rrjet.

Përmes një video të shkurtër ne Instagram,  dyshja tregoi ?një të vërtetë që prej muajsh i brente nga brenda? dhe që kishin vendosur ta ndanin edhe me ndjekësit e tyre.

?Unë dhe Flori gati prej 6 muajsh jemi në një lidhje?, tha Erjona, ndërsa kolegu i ledhaton krahun

Moderatorja vazhdon më tej duke thënë se ?prej  një viti është ndarë nga burri dhe se produksioni e ka ditur këtë gjë?.

Ata ironizuan Andi Shehin dhe Tea Trifonin.

Lajmet e fundit nga