Në kërkim për trafik droge/ Arrestohet 23-vjeçari në Dibër

17 Nëntor 2021, 10:47, Kronika CNA
Në kërkim për trafik droge/ Arrestohet 23-vjeçari në

Policia e Dibrës ka vënë në pranga shtetasin Tajson Tafa,  në kërkim si i dyshuar i përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

?Në kuadër të operacionit policor të koduar ?Eklipsi?, i finalizuar me sukses me datë 13.08.2021, nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u shpall në kërkim një 23-vjeçar ka vijuar puna në mënyrë intensive për kapjen e tij.

Si rezulat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore shërbimet policore të Hetimit të Krimit në DVP Dibër kanë bërë lokalizimin e vendodhjes se 23-vjeçarit dhe në orët e pasdites në qytetin e Peshkopisë falë punës së mirëorganizuar është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit T.T., 23-vjeç, banues në Peshkopi, i dyshuar se ka kryer veprën penale ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve?, kryer në bashkëpunim?, thuhet në njoftimi zyrtar të policisë.

Ndaj të arrestuarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka cakuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?./CNA.al

Lajmet e fundit nga