Connect with Us

Krimi makbër në Fier/ Sociologia fajëson shtetin: Ka dështuar

Sociale

Krimi makbër në Fier/ Sociologia fajëson shtetin: Ka dështuar

Publikuar

-

Ngjarja e rëndë në Fier, trazoi qetësinë e gjithë shqiptarëve. Për për sociologët, faji është i shtetit, i cili ka dështuar në organizimin e instancave ligjore dhe morale identifikimin dhe dënimin e personave me probleme.

Sociologia Sibora Kaluci shtoi në një intervistë për media se ky krim i rëndë do ishte parandaluar në rast se autori do kishte marrë masën ndëshkuese të duhur.

Problemi është shumë më i thellë, është një problem i cili po bartet çdo vit, e më shumë nga një brez në tjetrin, dhe ne nuk po bëjmë asgjë, asnjë instancë s’po bën asgjë, as instancat morale as ligjore. Ky rast do të ishte parandaluar padyshim, ishte një individ i cili kishte një diagnozë ose nuk kishte, por mund të bëjmë me një të sëmurë mendor, ai person, s’duhej të dilte, aty ku rijnë të tjetër, një person i cili ishte në një shërbim psikiatrik, qëndron i lirë, edhe pas sinjalit që ka dhënë para disa vitesh”, tha ajo.

Kaluci, thotë se në shumicën e rasteve të dhunës, personat ngarendin të vejnë vet drejtësi kundrejt dhunuesit. Kjo tregon, sipas sociologes, se ka një dështim total të instancave ligjore dhe profesionale të dedikuara për këto raste.

Neve nuk na funksionojnë fare instancat ligjore. Kryeministri Rama, tha se policia e Fieri arriti të kap shpejt autorin, por policia ka kapur dikë që ka pasur për detyrë, pjesa tjetër është një dështim total. Në shumicën e rasteve të tilla, njerëzit duan të vendosi vet drejtësi, dhe kjo është e dhimbshme sepse tregon se ka një dështim total të institucioneve.

Janë të gjitha fiktive, për të plotësuar letra, dokumente, është çdo gjë fiktive, nuk funksion edhe nëse ai qëndron të mjediset e paraburgimit, besoni, drejtësia vendoset nga njerëzit, dhe është e shëmtuar dhe joligjore, nuk ka ndonjë instancë të rregullte, sepse nëse do të kishte, nuk do të përfundonte kështu. Duhet një sistem i mirë organizuar nga të gjithë, që nis nga mjeku psikiatër e deri te instancat ligjore kur merret një vendim i caktuar, i gjithë ky cikël, nuk funksionon aspak”, tha Kaluci.

Sociologia Kaluci, propozon që të ngritët një institucion shtetëror ku njerëzit të raportojnë lirshëm individë të rrezikshëm për shoqërinë, dhe të etiketohen me emra e vepra.

Të ngrihet një institucion ku njerëzit lirshëm të shkojnë dhe të raportojnë rastet, të ketë nje vend ku mund të lexohen edhe emrat edhe fytyrat e këtyre personave të rrezikshëm për shoqërinë që kanë precedent penal për këto lloj vepra dhe lihen të lirë. Që të arrijmë te trajtimi, duhet kapur parandalimi dhe kjo është pika ku kemi dështuar”, deklaroi ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Kthesë e befasishme e motit/ Temperaturat bien në 20 gradë

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Por në zonat Jugperëndimore dhe Veriperëndimore pritet që vranësirat të zhvillohen përkohësisht, duke sjell reshje të pakta shiu.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gjuha banale e fëmijëve/ Prindërit dhe mësuesit të shqetësuar për fjalorin në shkolla

Publikuar

-

Nga

Një gjuhë e tillë e papërshtatshme vitet e fundit po përdoret gjerësisht nga nxënësit si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të shkollës. Shpesh fjalori jo etik bëhet shkak për nisjen e debateve, të cilat përshkallëzohen deri në konflikte verbale. Të shqetësuar prindërit kërkojnë bashkëpunimin e mësuesve për të minimizuar këtë fenomen.

“Kanë degjeneruar të gjithë, jo vetëm çunat. Ne u bëjmë vërejtje vazhdimisht po nëse je në një ambient që 50-60 % flasin me një fjalor të tillë nuk ka shanse për ta kthyer mbrapsht, kështu që është në dorën e mësuesve”, shprehet një prind.

“Unë faktikisht këtu dëgjoj, çfarë nuk dëgjoj. Mosha ime na vjen pak çudi, nuk e di sesi mund të zgjidhet ky problem”, deklaron një tjetër prind.

Psikologët e shkollave thonë se mes fëmijëve gjuha jo etike është kthyer në një mënyrë të zakonshme komunikimi si nga nxënësit e shkollave 9 vjeçare ashtu edhe gjimnazeve.

“Po pse, çfarë thash unë? Hë se nuk ishte ndonjë gjë e madhe, një e shajtuar shumë normale ishte. Kjo do të thotë se në përditshmërinë tonë këtyre ofendimeve ose fjalëve të papërshtatshme nuk është se iu japim prioritet në proceset edukuese të fëmijëve”, thotë Irena Çela, psikologe në shkolla.

Por, mbi kë bie përgjegjësia e kësaj problematike në komunikim?



“Mësuesit e ndjejnë shumë përdorimin e këtij fjalori që është jashtë etike. Mendoj se ka filluar si një zhargon nga rrjetet sociale dhe sot është bërë një fenomen. Përgjegjësia nuk mund të ndahet tek askush, por të gjithë kanë përgjegjësi, së pari ne shkolla, mësuesit, pastaj shoqëria, mësuesit”, thotë Pranvera Çekani, mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, shkolla “Jeronim de Rada”.

“Fëmijët fillojnë me këtë fjalor që në moshën e hershme, jo gjithmonë e kuptojnë këtë që thonë, sigurisht këtu lind detyra jonë si mësues”, shprehet Mimoza Halili, mësuese fillore në shkollën ‘Emin Duraku’.

“Shpesh hasemi me prindër që thonë: Po në familjen tonë nuk i përdorim këto fjalë. Të mos pasojmë vetëm familjen, po është edhe roli i edukatores, mësuesit”, deklaron Irena Çela, psikologe në Shkolla.

Ekspertët thonë se në shkolla nxënësve duhet të u mësohet ndjeshmëria, ndërsa familjet duhet të jenë më të vëmendshme kur fëmija përdor edhe në shtëpi një gjuhë të tillë.

Rritja dhe edukimi i fëmijëve është detyrë jo vetëm e familjes dhe shkollës, por edhe e shoqërisë, si hallka të pandara në jetën tonë./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Shqipëria do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zonat Veriore dhe Qëndrore.

Por parashikohet që në zonat Jugore vranësirat të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe afatshkurtra në Juglindje.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE