Connect with Us

“Ka probleme shëndetësore mentale!”/ Graniti reagon pas deklaratës për Fifin

Showbizz

“Ka probleme shëndetësore mentale!”/ Graniti reagon pas deklaratës për Fifin

Publikuar

-

/
cna lajme show

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Granit Cana, është komentuar gjatë për raportin që pati me Fifin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pas daljes nga shtëpia, ish-futbollisti u shpreh se afrimiteti i madh që ka pasur me këngëtaren e njohur e ka penalizuar për lojën e tij.

Madje mbrëmjen e djeshme, teksa ishte ulur bashkë me të eliminuarit e tjerë të “Big Brother VIP”, Graniti tha se këngëtarja e njohur e ka gjetur shumë shpejt “ngushëllimin te Dj Dagz” pas daljes së tij.

“Jam mundu me i ndjek ato pamjet që kam qenë une ma herët. Vetëm një gjë më befasoi se Fifi mu dukte që ishte mërzit, por e kishte gjet shpejt ngushëllimin te Dagzi”, u shpreh Graniti.

Kur Arbana Osmani ia tha këtë gjë Fifit, ajo reagoi menjëherë duke thënë se Dagz, emri i vërtet i të cilit është Arbri, është vëllai i saj.

Nga ana tjetër, pas një jave të ngarkuar me intervista dhe me mesazhe pafund nga ndjekësit në rrjete sociale apo nga fansat, Graniti tha se ka arritur të kuptojë disa gjëra që aty brenda i mendonte ndryshe.

Ish-konkurrenti u shpreh se gjendja shëndetësore e Fifit, e detyroi të “sakrifikonte lojën e tij të ‘Big Brother VIP’”, që ajo të mos vuante. Megjithatë, ai shtoi se sërish bën tifo për Fifin.

Pjesë nga biseda:

Graniti: Një gjë kisha dasht me ia sqaru publikut, që Graniti ka sakrifiku lojën e Big Brother për një njeri që është deklaru aty brenda, që në të kalumen ka pas probleme shëndetësore mentale. Edhe kur të gjithë e kanë vënë në dyshim burrninë e Granitit, keni qenë ju ata që i keni ndal kamerat para disa pamjeve të frikshme që keni pa kur është rrëzu edhe i ka ra të fikët. Është gjakos prej hunë, prej goje. Edhe në këtë moment, Graniti është ndi i detyrum automatikisht për nga aspekti i moralit për me i qëndru afër. Gjë që Graniti nuk ka mujt mo me qen vetvetja. Gjithë njerëzit që kanë pyt pse Graniti nuk ka qenë ai që njohim, kjo është arsyeja.

LEXO EDHE:  Bëri për të qarë Sarën/ Ndjekësit “masakrojnë” Fifin: Mostër, ik masazho djemtë se të iku Graniti

Arbana: A ta di ty Fifi për nder këtë gjë? Sepse Fifi është një nga ata njerëz, që si një pjesë tjetër e publikut mendon që nëse ti ke arritur deri në këtë pikë, ke arritur prej saj.

Graniti: Prej fillimi, Fifin e kemi pa të viktimizume. Aq sa ka qenë viktimë ajo, kam qenë edhe unë. Përderisa edhe ajo deklaroi se ka një person jashtë për të cilin ndjen akoma, prandaj kemi qenë 50 me 50.

Arbana: Mos e fajëso.

Graniti: Jo, thjesht po them që Graniti ka sakrifikuar lojën e Big Brother për të edhe prapë do bëj tifo për të.

Pas kësaj deklarate, Graniti ka marrë shumë kritika në Instagram, të cilave i është përgjigjur me anë të një statusi të publikuar në Instastory.

“Sqarim. Nuk ishte deklarata ime ajo që ‘ka pas probleme me shëndetin mental në të kaluarën’, ajo ishte deklarata e vet Fifit që na e rrëfej sa ishim aty brenda, sepse unë s’e kam njoft ate ma herët. Gjithsesi, unë vazhdoj të bëj tifo për të. Paqe!”, shkroi Cana./ Shqip

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Përfundon gara në Big Brother për Meridianin/ Nuk fiton dot sfidën me Ilirin dhe Donaldin  

Publikuar

-

Nga

cna showbiz

Për Meridian Ramçajn ka përfunduar gara në Big Brother Vip. Në sfidën përballë Donaldit dhe Ilirit, ai ka rezultuar si personi i zgjedhur nga publiku për të lënë shtëpinë e Big Brother Vip.

Teksa banorët e tjerë e përshëndesin Meridianin, Donaldi është shfaqur i përlotur.



Për këtë opinionisti Arbër Hajdari është shprehur se e sigurt që Donaldi donte që të dilte Meridiani dhe nuk i ka kuptuar kurrë këto lotët që derdhen në një moment të tillë.

LEXO EDHE:  Të pandashëm/ Fifi dhe Graniti kapen sërish “mat” duke u puthur

LEXO EDHE:  Plasin thashethemet në Big Brother Vip/ “A janë puthur Fifi dhe Graniti?”

Ndërkohë kujtojmë se Meridiani ka ende një mundësi të rifutet në shtëpinë e Big Brother, vetëm nëse bileta që ndodhet në goglën e tij është një biletë kthimi./A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Puthje e përqafime/ Einxhel dhe Dagz kalojnë momente intime në xhakuzi

Publikuar

-

Nga

cna show

Romanca vazhdon për Einxhel dhe Dj Dagz. Pas puthjeve të zjarrta në oborr, initmiteti ka vijuar në suitën me xhakuzi.

Einxhel dhe Dj Dagz kanë shijuar disa momente tejet relaksuese në xhakuzi, ku kanë shkëmbyer përqafime dhe puthje të zjarrta.

Më pas ata kanë fjetur në një shtrat ku as aty nuk kanë munguar përkëdheljet dhe puthjet pasionante.

LEXO EDHE:  WOW-Fifi kthehet në një vajzë seksi/ Publikon foton me belin e hollë

LEXO EDHE:  Fifi tregon të vërtetën/ Ia dedikoi këngën ish të dashurit?

Duket se tashmë Einxhel është çliruar nga çdolloj presioni dhe nuk e ka aspak problem të shijojë momentet e saj me Dagz-in./A.E-CNA.al

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Einxhel dhe Dagz nuk ndalen/ Puthje pasionante mes çiftit

Publikuar

-

Nga

cna showbiz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë kthyer në personazhet më të komentuara të momentit. Pas mesazhit të marrë nga motra e Dj Dagz, Einxhel duke se ka fituar më shumë siguri dhe pas spektaklit të së martës moderatorja dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer puthje pasionante.

Duket se tashmë mes tyre gjërat po shkojnë më së miri dhe po shijojnë momente shumë të afërta me njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:  Plasin thashethemet në Big Brother Vip/ “A janë puthur Fifi dhe Graniti?”

LEXO EDHE:  Fifi tregon të vërtetën/ Ia dedikoi këngën ish të dashurit?

Kujtojmë se puthja e parë mes tyre u komentuar gjatë nga banorët dhe nga mediat rozë.

Pasi kishin kthyer disa gota, Dagz puthi moderatoren, por kjo e fundit u shpreh e penduar se puthja nuk duhet të kishte ndodhur.

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE