Connect with Us

Iu sul gazetarit, shoqatat e mediave dënojnë aktin e prokurorit Kasaj

Denoncim

Iu sul gazetarit, shoqatat e mediave dënojnë aktin e prokurorit Kasaj

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni “Stop” i është drejtuar me shkresë zyrtare ILD-së dhe KLP-së, për aktin e prokurorit dhe shkeljet e tij të panumërta.

Një ditë më parë prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj shfaqi arrogancë dhe fyerje në komunikim me gazetarin e “Stop”, duke e quajtur maskara dhe budalla.

Emëror Kasaj: Sepse i kam pirë lëngun edhe sorrat, më kupton? Edhe mender teje..

Emëror Kasaj: Kam marrë 100 nuk kam marrë 10.

Gazetari: Bravo.

Emëror Kasaj: 150, 300.

Gazetari: Edhe 500.

Emëror Kasaj: Për ju të Stopit po.

Lidhur me sjelljen e prokurorit kanë reaguar edhe shoqatat e mediave.

Armand Shkullaku, Ylli Rakipi dhe Aleksandër Çipa e quajnë të papranueshëm aktin e njeriut të akuzës, duke kërkuar, që të mos intimidohet media në punën e saj, por njerëzit e ligjit të përgjigjen për denoncimet për shkelje e abuzim me ligjin.

Gazetari: Çfarë shije të ka lënë sjellja e prokurorit të Gjirokastrës?

Armand Shkullaku: Sigurisht një shije të shëmtuar. Po të mos më kishit thënë ju që bëhet fjalë për një prokuror do ta merrja për një konflikt midis njerëzve të rrugës dhe gazetarëve. Mënyra si foli, paraqitja e tij, gjuha e përdorur është skandal. Gati në kufijtë e të pabesueshmes. Një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të flasë në atë mënyrë. Mund të ofendojë një qytetar, jo aq më tepër gazetarët apo mediat që janë duke bërë detyrën e tyre. Prokurori në fjalë duhet ta ketë parasysh që ai paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

E ka detyrim të përgjigjet, të japë informacion, ose dhe mos të bëjë koment. Dhe nuk ka asnjë të drejte të ofendojë njerëzit, të ofendojë qytetarët. Sigurisht që unë nuk pres nga ai model prokurori që pashe në filmimet tuaja që të kërkojë ndjesë publike për këtë gjë. Që do të ishte gjëja e parë dhe emergjente në këtë situatë. Pres që Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë duhet të veprojë.

LEXO EDHE:  Video/ Farmacisti shet nën dorë medikamentin e rrezikshëm, 200 herë më i fortë se morfina

Ne kemi parë që ky inspektoriat është shqetësuar shumë në raste tjera për punonjës të drejtësisë që dëgjojnë muzikë apo kërcejnë në makinën e tyre dhe e kanë quajtur atë si shkelje të etikës duke i larguar nga funksionet që kanë. Ky është një rast që nuk mund të kalojë në heshtje. Nuk mund të kalojë pa u analizuar dhe pa u marrë një masë.

Ylli Rakipi: Në fakt unë e pashë atë dhe është skandaloze është një moment shumë skandaloz.  Nuk më dha aspak pështypjen e një prokurori. Njeri shumë vandal shumë rrugaç. Ishte një akt shumë i shëmtuar. Unë nuk e kuptoj sesi një njeri ligji mund të jetë ai portret. Duhet të marrim masa sa më parë sepse ai njeri të fyejë një njeri që shikon punën e vet siç është drejtuesi i një emisioni, është një skandal tjetër.

Aleksandër Cipa: Kurrsesi nuk do ta quaja një komunikim normal aq më tepër për opinion publik dhe për mediat në mënyrë të veçantë të një përfaqësuesi të drejtësisë, aq më tepër të akuzës. Në pasazhin që ndoqa verifikoj se ekziston gjuha e intimidimit./tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

“40 mijë lekë marr, ku t’i çojë nëna: Te dritat, te uji apo të ha?”/ 94-vjeçarja apelon për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ndaloi në fshatin Shelcan, rreth 12 km larg Elbasanit, në familjen e 94-vjeçares, Sina Dedja.

E moshuara dhe e bija kërkojnë ndihmë pasi 94-vjeçarja jeton në kushte të vështira ekonomike.

Ajo merr vetëm 46 mijë lekë të vjetra pension me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë. Sina ka 3 fëmijë të martuar që nuk e ndihmojnë dot pasi edhe ata nuk kanë të ardhura.

Vajza e 94-vjeçares: Unë jam e bija e Sines, jam 74 vjeçe, Sina është 94 vjeçe. Jeton në kushte të vështira shumë.

Gazetarja: Sa fëmijë ka Sina, përveç teje?

Vajza e 94-vjeçares: Sina ka dy goca dhe një çun, unë, është edhe një Elbasan dhe është dhe djali.

Gazetarja: Nuk keni mundësi që ta ndihmoni apo…



LEXO EDHE:  Ngjela i prerë: Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur ushtarakisht

LEXO EDHE:  Kërcënohet deputeti socialist nga eksponentë të LSI

Vajza e 94-vjeçares: Po edhe vetë, por kur thua ti… edhe vetë të varfër, 80 mijë lekë, aq marr vetë. Motra 60 mijë merr se pension kooperative.

Sina Dedja: E fortë, por me shkop vij përqark.

Gazetarja: Me kë jeton nëna?

Sina Dedja: Me djalin.

Vajza e 94-vjeçares: Këtë shtëpi e kanë bërë bamirësit, një nga Tirana, rob Zoti.

Gazetarja: Çfarë të ardhurash merr nëna?

Sina Dedja: 40 mijë marr, ku t’i çojë nëna? Te dritat, te uji apo të ha? Nuk më del. Dritat na i presin po si paguve. Kërkoj ndihmë çfarë të ketë. Ushqime dua.

Pas apelit të 94-vjeçares Sina Dedja, emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjave Ndryshe” i çuan të moshuarës ushqime për një muaj./tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali në Fiks Fare / Theri komshiun me thikë, gjykata dhe mjekët ligjorë shpëtojnë vrasësin

Publikuar

-

Nga

Fiks  Fare  transmetoi mbrëmjen e të enjtes një skandal ku me anë të  falsifikimeve të dokumenteve ,  drejtësia shqiptare dhe mjekësia ligjore kërkon të shpëtojë nga burgu një vrasës.

Fiksi zbuloi zinxhirin zinxhirin e falsifikimeve të akteve te ekspertimit  për të shpëtuar nga burgu një vrasës. Mjekët ligjorë nxjerrin të papërgjegjshëm para ligjit vrasësin, duke paraqitur si prova receta mjekësore me mjekime per problemet e ssitemit tretës

Fiks fare zbuloi sesi u lëshuan këto raporte mjeko ligjore në kundërshtim me ligjin,duke shpëtuar nga burgu vrasësin.

Gazetarët e Fiksit sjellin fakte me zë dhe figurë duke ndjekur gjithë zinxhirin e diagnostikimit, nga kundërshtimi i akteve të mjekëve ligjor me njëri tjetrin, deri te mjekja e burgut që kundërshton të ketë dhënë mjekim për sëmundje psiqike për varsësin, edhe pse prej  një  viti e gjysëm ai është në burgun e Drenovës.

Dy mjekë ligjor dhe  katër neuropsikiatër të kontaktuar nga Fiksi,  vrasësin e quajnë të përgjegjshëm, përveç dy mjekëve të mjekësisë ligjore që kanë kërkuar mjekim të detyrueshëm.  Si rrjedhojë  ata kanë kërkuar që gjykata të marri parasysh në vendimin e saj  diagnozën e vrasësit  dhe  të pushohet çështja penale dhe të jepet mjekim i detyrueshëm.

Në Fiks fare u ankua Blerta Treska , një qytetare nga Korça e cila ngriti zërin se vrasësi i bashkëshortit të saj po del nga burgu si i sëmurë mendorë. Mjekët e mjekësisë ligjore e kanë cilësuar atë me diagnozën- skizofren.

Vrasja e të shoqit të saj ka ndodhur në Prill të vitit 2020 dhe se autorin Blerta thotë e kishin komshi. Familja e Blertës jetonin në kat të parë ndërsa autori  Apostol  Bozhgolli në kat të dytë i vetëm. Ai i ka vrarë të shoqin brënda në shtëpi,  është përpjekur që të fshehë dhe gjurmët dhe më pas është ngjitur në katë të dytë ku jetonte dhe ka bërë sikur flinte. Kjo ngarje e rëndë ka ndodhur për motive banale sipas Blertës. I gjithë konflikti sipas denoncueses ka filluar për një llambë ndriçimi të ambientit të jashtëm para dy viteve se të ndodhte vrasja. Por pavatësisht krimit makabër që kishte kryer autori kishte sjellje normale në komunitet.

Kjo vertëtohjet edhe nga një raport i mëparshëm i mjekësisë ligjore ku thuhet se  autori nuk vuan nga asnjë sëmundje psiqike dhe është i përgjegjshëm për veprën penale të kryer. Ky raport nuk është pranuar nga avokati mbrojtësit, i cili ka kërkuar riekspertim. Kërkes që i është pranuar nga ana e gjykatës .

Në raportin e fundit mjekët  dalin me një tjeër qëndrim  ku thuhet se autori i krimit duhet të dalë nga burgu me mjekim të detyrueshëm, pasi vuan nga skizofrenia. Ndërkohë bashkëshortja e viktimës thotë se ky raport nuk është i saktë, pasi është marrë vendim bazuar në një kartelë të vitit 1985 dhe një dokument nga spitali  Psikiatrik Elbasan në vitin 1974, të cilët nuk përcaktojnë saktë diagnozën. Kartela e vitit 1985 vendos diagnozën Debilitas, ndërsa dokumenti i vitit 1974 diagnozën skizofren. Bashkëshortja e viktimës Blerta Treska kërkon ndihmën e Fiksit për  drejtësi.

Gazetarët e Fiksit marrin dokumentat që tregojnë sesi u arrit në përfundimin që vrasësi është skizofren dhe se çështja penale kundër tij duhet të pushohet. Procesverbali i grupit hetimor thotë se njollat e gjakut në banesën e viktimës dhe autorit janë fshirë. Grupi hetimor ka gjetur autorin e krimit në banesën e tij të mbuluar me batanije bën sikur fle.



I pyetur nga prokurori i çështjes autori i krimit nuk pranon akuzën dhe deklaron se është i sëmurë mendor. Dosja e tij ndodhet në spitalin Psikiatrik Elbasan duke thënë me saktësi dhe numrin e dosjes, që është me numër 90 .  Ndërkohë në dosjen e tij në gjykatën e Korçës  spitali Psikiatrik Elbasan ka kthyer përgjigje që autori i vrasjes është mjekuar në vitin 1974 për diagnozën Debilitas, por kartela nuk gjendet. Në kartelën e ambulancës së lagjes shkruhet se ky person vuan nga skizofrenia. Nderkohë që mjekja e burgut e cila e ka ndjekur për më shumë se një vit  e gjysëm vrasësin në burgun e Drenovës ,  tregon se për të janë dhënë tre receta nga specialistët për kurim të sëmundjeve të brendshme dhe asnjë për skizofreni, apo sëmundje të shëndetit mendor.

LEXO EDHE:  Shqiptarët nuk lexojnë/ Komenti i hidhur i gazetarit

LEXO EDHE:  Klinika private e nxjerr pozitiv dhe i jep mjekim/ 32-vjeçari nuk ishte prekur nga COVID-19

Skandali qëndron  se këto receta kanë qenë provat ku janë bazuar ekspertët e dytë mjeko ligjore . Fiks Fare vërtetoi se medikamentet e recetave  sipas mjekëve ekspert shërbejnë për të kuruar porbleme të aparatit tretës dhe jo për të kuruar skizofreninë.

Gazetarët e fiksit nisin investigimin duke verifikuar të gjitha qëndrat shëndetësore dhe mjekët që janë marrë me autorin e krimit. Mjekja aktuale e familjes thotë se nuk ka dijeni fare se kush është ky person, thjesht ka lexuar në  kartelën e tij diagnozën skizofren. Ajo thotë se në vitet 1974 dhe 1985 shkruhet se duhet të shkojë  tek neurologu për kemp dhe po në këtë ditë në kartelë është vendosur edhe diagnoza.  Mjekja e familjes thotë që ky është skandal, pasi kuptohet si është vënë kjo datë. Gazetarët  interesohen edhe në Poliklinikën e Specialiteteve Shëndetësore në Korçë,  dhe ky person nuk figuron në regjistrat e tyre, si pasojë as  as diagnoza nuk është përcaktuar nga mjekët specialistë.

Pas kësaj Fiksi i drejtohet edhe  Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Korçë. Roland Lalaj drejtori i qendrës dhe mjek psikiatër thotë se personi në fjalë nuk ka qenë asnjëherë pacientë dhe nuk ka marrë kurrë receta nga mjekët specialistë.

Por si është cilësuar ky person nga mjekja e familjes në vitin 1985 skizofren? Sipas dokumentit mjekja  familjes në atë kohë e drejtoi të sëmurin për të marrë kemp duke i vënë edhe didiagnon.  Por dhe nga Bashkia Korçë Fiksi mori konfirmimin  se Bozhgolli  nuk është trajtuar asnjëherë me kemp.

Gazetarët verifikojnë edhe recetat e lëshuara  në burg për këtë pacient.Mjekja  burgut Nikolina Bode është neuripsikiatre. Ajo thotë se përveçse ky pacient është një njeri normal dhe qëndron me të tjerët në burg ilaçet në receta i ka për sëmundje të aparatit tretës, zemrës dhe hollues gjaku, por mohon kategorikisht  se autori ka marrë  mjekim për  sëmundje  të shëndetit mendor.

Gazetarët e Fiksit  i vënë në dispozicion mjekes Bode vendimin e gjykatës ku mjekët ligjor e kanë diagnostikuar si skizofren. Fakt ky që e habiti mjeken e burgut dhe u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij akti ekspertimi dhe deklaroi se në një vit e gjysëm që ajo e ka ndjekur autorin në burg, nuk ka marrë mjekim për skizofreni dhe se nuk shfaq as edhe një simtomë të kësaj sëmundje në burg. ” Ai është në qeli me të burgosur të tjerë dhe nuk ka shfaqur asnjëherë asnjë  shenjë agresiviteti në kolektiv” shprehet mjekja neuropsikiatre.

Për një përgjigje më të specializuar Fiksi iu drejtua edhe mjekes psikiatre Arjana Rreli. Ajo shpjegon se një  person me skizofreni për shkak të mosmjekimit mund të shkojë në Debilitas, që është prapambetje mendore por jo e kundërta. Ajo thotë se diagnozën e vendos vetëm psikiatri dhe kurrë një mjekje familje. Gjithashtu psikiatria Arina Rreli thotë se  këta persona degradojnë nëse nuk mjekohen deri në mos komunikim me askënd dhe janë persona që mund t’i dallojë kushdo. Aq më tepër nëse personi ka qenë skizofren që në vitin 1985. Gazetarët e Fiksit kërkojnë të takojnë mjekët  e Institutit të Mjekësisë Ligjore Dorian Skënderaj dhe Ilda Aliko të cilët me  aktin e ekspertimit dolën  me diagnozën skizofren.  Mjekët nuk pranojnë të takohen më gazetarët .

Dorian Skënderaj edhe pse ka hartuar këtë dokument vetëm para një muaji  thotë se prej kohësh nuk është pjesë e këtij institucioni.Ndërsa mjekja Ilda Aliko thotë se nuk mund të flasë për rastin, pasi vlerësimi është pjesë e proçesit.Nëse ky person është skizofren si është lënë në një burg të zakonshëm?

Emisioni Fiks Fare për këtë ka nisur email në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nëse kanë përgjigjen e IML dhe vendimin e gjykatës dhe përse ky person qëndron në burgun e Drenovës? Por deri më sot nuk ka marrë përgjigje./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Do të të vras, mbys fare”/ Banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Publikuar

-

Nga

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre, një burrë 54-vjeçar, po i shqetësonte dhe po kërcënonte fëmijët se do t’i vriste, ose do t’i mbyste.

Rasti i 8-vjeçarit në Fier, i cili u masakrua prej fqinjit, ka bërë, që qytetarët të sensibilizohen për këtë rrezik.

54-vjeçari, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, jeton vetëm me të ëmën, pasi familja e braktisi për shkak të dhunës. Prej së paku 10 vitesh, ai ka shfaqur shenja të çrregullimeve të shëndetit mendor.

Gazetari: Fëmijët nuk luajnë fare këtu?

Banorja: Po kemi frikë se çfarë do të ndodhë, mos dil përjashta i them unë fëmijës se kam frikë se të del e të vret.

Fëmija: Ne kur dalim aty na bërtet, thotë fjalë të pista e na shan. Na kërcënon duke thënë se do të të vras. Ndihem i frikësuar.

Banori: Nuk dimë se çfarë do të bëhet nesër, ai ka nevojë për ndihmë.

Fëmijët: Mua më thotë mos luaj aty, na çmend, vetëm kur luaj aty me top më ngacmon. Më bërtet. Kur ai na bërtet, largohemi.



Gjatë emisionit u publikua videoja kur 54-vjeçari është regjistruar në një bisedë e sipër teksa shan dhe kërcënon ju dyshohet se iu drejtohet fëmijëve të kësaj lagjeje.

54-vjeçari: Mos e shqep më gojën. More vesh? Do të të vij në 2 të natës te shtëpia me dhunë dhe do të çoj mu në lumë. Do të të mbys, do të të marr zvarrë. Mos e zgjat fare. Do të hap atë rënën do të të fus brenda, komplet siç je

Emisioni “Stop” e referoi këtë rast në Komisariatin e Policisë Dimal, duke bërë një kallëzim.

LEXO EDHE:  Klinika private e nxjerr pozitiv dhe i jep mjekim/ 32-vjeçari nuk ishte prekur nga COVID-19

LEXO EDHE:  Transaksione të dyshimta dhe fshehje të patundshmërisë/ Gjyqtari sfidon prangat

Në polici thanë, se ishin në dijeni të këtij rasti, por nuk kishin denoncim zyrtar. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, u mor prej mjekut të lagjes rekomandimi, për ta dërguar 54-vjeçarin pranë mjekut psikiatër në Spitalin e Beratit, ku konkluduan se ai vuan nga skizofrenia. Më pas, personi në fjalë u transferua për mjekim në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Gazetari: Ju kanë marrë ndonjëherë në telefon, që ky person…?

Polici: Për fëmijë, jo. Për shqetësim në lagje, po. Ka vajtur policia, e ka qetësuar.

Gazetari: E zëmë sikur po e sjell unë për herë të parë si gazetar, si do të veproni ju tani dhe në vazhdim, për ta trajtuar si problem?

Polici: Në momentin, që vjen dikush, që të paraqesë një shqetësim, deklarimi merret me shkrim, sepse nuk mund ta marr unë dot në ajër.

Gazetari: E bëj unë me firmë denoncimin, unë si gazetar, meqenëse ndoshta, banorët nuk e kanë guximin. /tvklan

LEXO TE PLOTE