LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kërkoi publikisht që të takoheshin për kafe/ Ledjana zbulon çfarë ndodhi më pas me Antonelën

17 Nëntor 2021, 09:45, Lifestyle CNA
I kërkoi publikisht që të takoheshin për kafe/ Ledjana

Ledjana Prenga është një nga ish-konkurrentet e ?Për?puthen? më të komentuara në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Ajo tërheq vëmendjen e mijëra ndjekësve me disa postime provokuese që bën në ?Instagram? apo edhe me deklaratat e ndryshme nëpër intervista.

Ditën e djeshme, e ftuar në emisionin ?Shqipëria Live? teksa fliste për një tjetër ish-konkurrente të reality show, Antonela Berisha, tha se e kishte fshirë mesazhin që i kishte shkruar para disa javësh,

Ledjana tha se pasi dëgjoi një intervistë të saj ku kishte thënë se mund të bëheshin mikesha, i dërgoi një mesazh me faqen e saj ku i ofronte që të takoheshin për të pirë kafe, por më pas e fshiu.

Në fakt mesazhin ia shkroi teksa ishte e ftuar në emisionin ?Goca dhe Gra? para disa javësh. Dhe të gjithë e vlerësuan për veprimin që bëri. Por mesa duket qenka penduar dhe ka vendosur që ta fshijë para se të marrë një përgjigje nga Antonela.

Ndër të tjera, Ledjana tha se ka marrë oferta për tu bërë pjesë e ekranit dhe së shpejti do e shohim me emisionin e saj televiziv që do t?i dedikohet palestrës, dietës, ushtrimeve, pra mënyrës për të mbajtur trupin në formë.

?Në disa televizione kam pasur ftesa duke qenë se e kam paraqitur dhe idenë që kam për një emision timin dhe deri diku është aprovuar, por për shkak të angazhimeve të shumta e kam lënë pak pas dore, por shpresoj t?i rikthehem fuqishëm. Më pëlqen shumë fitness, palestra, do më pëlqente shumë një emision i tillë?, tha Ledjana./ Shqip

Lajmet e fundit nga