Gazetari ngre tonet/ Kjo është foto e turpshme, hiqeni dhe zhdukeni!

17 Nëntor 2021, 10:16, Politikë CNA
Gazetari ngre tonet/ Kjo është foto e turpshme, hiqeni dhe zhdukeni!

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me tone të forta pas tragjedisë në Fier, ku një 8-vjeçar u vra në mënyrë barbare.

Në një postim në rrjetet sociale, Mentor Kikia e ka cilësuar të turpshme publikimin e fotos së vrasësit, nga policia.

Ai thekson se ky është ai rasti kur policia nuk duhet të dalë foto me vrasësin për ti treguar publikut se e kapi atë, dhe as të kërkohet dënimi me vdekje.

Sipas gazetarit Kikia, ky është rasti kur ne duhet të kërkojmë të ndërtojmë SHTETIN.

?Kjo është foto e turpshme, hiqeni dhe zhdukeni!

Ky është vrasësi i fëmijës 8 vjeç në Fier.

Ky është ai rasti kur policia nuk duhet të dalë foto me vrasësin për ti treguar publikut se e kapi atë.

Ky nuk është ai rasti kur qytetaret e revoltuar duhet të thërrasin në ndihmë sërish dënimin me vdekje.

Ky është ai rasti, kur ne duhet të kërkojmë të ndërtojmë SHTETIN.

Dhe shteti nuk është as polici dhe as dënimi me vdekje. Shteti është një makineri e madhe që ka shumë ingranazhe, dhe policia është ingranazhi i fundit, më i madhi padyshim, por jo më i rëndësishmi. Madje mund të themi më pak efvektivi, sepse policia vjen në ndihmë pasi është bërë gjëma dhe krenohet që ka kapur një psikopat që i qëndronte viktimës tek koka pasi e kishte masakruar.

Shteti është tërësia e instituconeve që kujdesen që njerëz të tillë të identifikohen, të dokumentohen sipas shkallës së rrezikshmërisë, të trajtohen, izolohen, mbyllen nëse eshtë e nevojshmne, në mjedise ku nuk përbëjnë rrezik.

Shteti është mjeku, psikologu, socilogu, mësuesi, polici, prokurori, gjykatësi, burgu, spitali, shkolla, familja, bashkëpunimi polici-qytetar, bashki-polici e bashki-qytetar.

Shteti është ai që e mbikqyr një njeri të cilin e ka liruar njëherë nga burgu për rrëmbim të miture, dhe që shfaq shenja se mund të përsërisë krimin.

Shteti është ai që kujdeset që edhe nëse një dege peme mbi rrugë është kalbur, ta presë para se ajo të bjerë e të vrasë ndokënd.

Shteti është ai që merr seriozisht çdo sinjalizim që vjen nga banorët për një njeri që mund të jetë i rrezikshëm apo i dyshuar.

Por ne nuk dimë ta bëjmë këtë lloj shteti. Ne mendojmë se shtet i fortë është të vendosësh sa më shumë patrulla policie rrugëve, që fshihen pas çdo peme, apo patrulla policie që mbijnë nga pusetat në qytet, dhe që pa ndaluar mirë makinën, janë të gatshëm me blloqe gjobash në dorë.

Tani shteti del në foto me këtë vrasës e krenohet se e kapi?

Edhe çfarë se e kapët? Ai nuk është as grabitës bankash, as trafikant droge, as njeri i korruptuar që na ka zhvatur taksat. Ai është thjeshtë një psikopat, njeri i sëmurë mendor, i degraduar nga pija, një njeri me një histori familjare dhe personale të denjë për një film ?Thriller? dhe kaq. Ai nuk di as çfarë është burgu, as çfarë është drejtësia.

Ai thjeshtë duhej të ishte izoluar para se të bënte krimin. Tani mbajeni me bukë.?-shkruan Mentor Kikia./CNA.al

Lajmet e fundit nga