Eliminohet Kukësi, Vllaznia shpartallon Pogradecin

17 Nëntor 2021, 14:41, Sport CNA
Eliminohet Kukësi, Vllaznia shpartallon Pogradecin

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e kthimit në kuadër të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë teksa surpriza vjen nga Kukësi. Në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, verilindorëve nuk iu mjaftoi një fitore 1-0 ndaj Egnatias, duke qenë se ishin mposhtur në të takimin e parë me rezultatin 3-1. Tashmë, të besuarve të trajnerit Diego Longo, iu mbetet të përqendrohen në kampionat, ndërsa rrogozhinasit konfirmohen ?hirushja? e këtij sezoni.

Ndërkaq, nuk ka pasur surpriza në sfidat e tjera me Vllazninë që ka fituar thellë në shtëpi ndaj Pogradecit me rezultatin 6-1, ndërsa kishin triumfuar edhe në sfidën e parë me rezultatin 0-2. Nga ana tjetër, Partizani mposhti Besëlidhjen me shifrat 2-0, ndërsa në sfidën e parë lezhjanët ishin dorëzuar me shifrat 0-1.

Lajmet e fundit nga