Connect with Us

E bujshme/ Një legjendë e futbollit mund të marrë drejtimin e Kosovës

Sport

E bujshme/ Një legjendë e futbollit mund të marrë drejtimin e Kosovës

Publikuar

-

/

Një legjendë e futbollit botëror për stolin e Kosovës. Pavarsisht barazimit ndaj Greqisë në transfertë në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Kupës së Botës, slloveni Gilha që është trajner i përkohshëm me shumë gjasa nuk do të konfirmohet në stolin e dardanëve me drejtuesit e FFK që janë në kërkim të një emri të madh. Duke iu referuar një postimi të gazetarit sportive dhe komentatorit Andin Lokaj, në skenë për stolin e Kosovës ka dalë Marco Van Basten. Ish legjenda e Milanit dhe kombëtares holandeze që nga 2016-të nuk ulet në stolin e një skuadre kur ishte asistent i parë te Holanda, por emri i tij është vërtet sugjestionues për një përfaqësuese si Kosova.

Presidenti i FFK Agim Ademi së shpejti pritet të nisë bisedimet me Van Basten për të parë mundësitë e uljes së tij në stolin e dardanëve, edhe pse në krye të listës për të zëvendësuar Bernard Challandes është një emër i madh gjerman ish-trajneri i Bayern Munich Felix Magath. Van Basten i cili në karrierë ka fituar Topin e Artë, Champions League dhe kampionatin europian me Holandën, si trajner ka punuar me vetëm tre klube në Holandë Ajax, Hereenven dhe AZ Alkmaar ndërsa ka drejtuar edhe përfaqësuesen e tulipanëve nga viti 2004 deri në 2009-ën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Strakosha drejt “divorcit” me Lacion, Tare nis kërkimin e një portieri të ri

Publikuar

-

Duket se nuk ka asnjë shans mes Thomas Strakoshës dhe Lacios për rinovimin e kontratës.

Mediat italiane bëjnë me dije se gardiani shqiptar tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata dhe Igli Tare është futur në merkato për të afruar një tjetër portier.



Guliermo Vikario është i pari në listë. Me skuadrën e Empolit ka treguar vlera të jashtëzakonshme dhe toskanët do të paguajnë 1 milionë euro për ta zotëruar plotësisht kartonin e tij.

Sarrit i pëlqen shumë dhe Tare me Lotiton kanë hedhur hapat e parë. Kandidatë të tjerë janë Aleks Meret dhe David Ospina. Njëri do të qëndrojë te Napoli dhe tjetri mund të transferohet në Romë. Sarri ëndërron githsesi Kepën e Çelsit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminimi nga Kupa e Afrikës kushton shtrenjtë, Gana shkarkon trajnerin serb

Publikuar

-

Këshilli ekzekutiv i federatës së futbollit të Ganës ka vendosur që të shkarkojë nga detyra trajnerin e skuadrës kombëtare, Milovan Rajevac.

Eliminimi që në fazën e grupeve në Kupën e Afrikës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e federatës ganeze, prandaj kanë marrë vendimin që të mbyllin bashkëpunimin me teknikun serb.



Drejtuesit e federatës kanë njoftuar se shumë shpejt do të zyrtarizohet pasardhësi i tij. Ndeshja e ardhshme e Ganës është sfida e Play Off-it kundër Nigerisë në mars, që vlen një vend në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mourinho nuk heq dorë, kërkon me çdo kusht Granit Xhakën te Roma

Publikuar

-

Pasi sfumoi tratativa në verë, tani Roma i vihet sërish pas Granit Xhakës edhe në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori me origjinë shqiptare është një nga lojtarët kryesor që Murinjo e do me çdo kusht për të forcuar mesfushën e Romës.

Xhaka kushton 20 milionë euro, por më parë skuadra kryeqytetase duhet të shesë lojtarë që më pas të blejë dhe i sakrifikuari mund të jetë Diavara.



Raporti me “topçinjtë” e Londrës mbeten perfekt sidomos pas marrëveshjes me lojtarin Maitland-Niles dhe ky raport i mirë mund të konkretizojë këtë operacion merkatoje.

Aktualisht me fanellën e Arsenalit në Premier Ligë në këtë sezon, Granit Xhaka numëron 10 paraqitje.

LEXO TE PLOTE