LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështimi i Fiks Fare/ Floriana Garo: Po mbështetet nga Basha, skema e mashtrimit rekord i ri

17 Nëntor 2021, 20:57, Politikë CNA
Dështimi i Fiks Fare/ Floriana Garo: Po mbështetet nga Basha, skema e

Prej dy ditësh emisioni ?Fiks Fare? ka raportuar se, në firmat e mbledhura për Kuvendit Kombëtar ka patur falsifikime.

Në lidhje me këtë ka reaguar drejtoresha e komunikimit, Floriana Garo, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale e quan këtë një skemë mashtrimi.

Garo sqaron se menjëherë pas firmës dhe verifikimit se gazteraja është delegate e rreme, formulari i firmosur prej saj është grisur dhe hedhur në kosh.

Sipas Garos emisioni Fiks Fare po merr një mision të ri në mbështetje të peng-kryetarit të PD, duke iu referuar kështu Lulzim Bashës.

?Skema e mashtrimit të Fiks shënon një rekord të ri!

Gazetarja dhe emisioni Fiks Fare kanë marrë përsipër një mision të ri në mbështetje të peng-kryetarit të PD. Ajo kërkon një formular duke mashtruar dhe duke u paraqitur si delegate. Për të sqaruar:

1- Menjëherë pas firmes dhe verifikimit se gazetarja është delegate e rreme- krejtësisht FAKE, formulari i firmosur prej saj është grisur dhe hedhur në kosh.

2- Ajo duke e ditur këtë nuk shkon të verifikojë nëse emri i saj gjendet në listën e degës së Fushë-Krujës, pasi e di se ai nuk ndodhet, e me siguri do të skuqej nga turpi për investigimin e mashtrimin që bëjnë si staf me vetëdije të mjerë?, shkruan Garo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga