Arrestohet pas 5 muajsh vrasësi i Fridman Xhaferrajt/ Si u dhunua i riu dhe u hodh në rezervuar

17 Nëntor 2021, 10:40, Kronika CNA
Arrestohet pas 5 muajsh vrasësi i Fridman Xhaferrajt/ Si u dhunua i riu dhe

Është arrestuar pas pesë muajsh një nga autorët e vrasjes së 25-vjeçarit, Fridman Xhaferraj.

Policia bën me dije se është vënë në pranga Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të këtij viti. 25-vjeçari u dhunua dhe më pas u hodh në rezervuar Gjançit në Korçë nga autorët.

Në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtoi tjetër Lulzim Spahija.

?Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit F. Xh., ngjarje e ndodhur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit.

Operacioni i finalizuar nga DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me DVP Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.06.2021, ku në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, u gjet i pajetë shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe koordinimit të veprimeve nga ana e Forcave të Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 18.06.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprën penale ?Vrasja me paramendim?, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër L. S., (i shpallur në kërkim) kanë goditur me sende të forta në kokë 25-vjeçarin F. Xh., duke i shkaktuar vdekjen.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga