Connect with Us

“Zevzek-zuzarët që të nxijnë jetën”/ Gazetari kap “mat” DPSHTRR, zbulon një zgavër korrupsioni

Aktualitet

“Zevzek-zuzarët që të nxijnë jetën”/ Gazetari kap “mat” DPSHTRR, zbulon një zgavër korrupsioni

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me vendimin e DPSHTRR, e cila njofton se për rinovimin e lejes së drejtimit, nga dhjetori 2021 do të nisë “ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore”.

Pra, sipas gazetarit ajo që po bën DPSHTRR, është krijimi I një tjetër zgavër korrupsioni.

Zevzek-zuzarët e institucioneve

Ti mund të kesh 30 vjet që qarkullon me automjet. Ndoshta dhe më shumë. Por kur të vije koha për të rinovuar patentën do të të marrin në provim. Një nëpunës i DPSHTRR-se do qëndrojë përballë teje si aga dhe do të të marrë në pyetje. Me pak fjalë provim për herë të dytë për patentën. Një hallkë burokratike më shumë, një zgaver korrupsioni më tepër.

Sigurisht që këta e kanë gati justifikimin se pse u shtojnë hallet njerëzve. Gjithmonë e bëjnë për interesin publik, për të ulur numrin e aksidenteve në rruge etj etj.”-shkruan gazetari.

Më tej, ai i drejton disa pyetje DPSHTRR-së, ndërsa thekson se “Mbi bazën e cilit studim e vendosi Drejtoria e Transportit Rrugor këtë masë?

A mund të thotë DPSHTRR-ja se sa aksidente ndodhin për shkak se drejtuesit e automjeteve nuk njohin sinjalistiken apo bazën teorike?

Sa aksidente ndodhin për shkak të pakujdesisë? Sa për shkak të alkoolit? Dhe sa për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit me qëllim, pra jo nga mosnjohja?

Ata nuk e dinë, por sërish duan të shtojnë hallka burokratike mbi qytetarët.

LEXO EDHE:  Von der Leyen: BE gati të diskutojë për heqjen dorë nga patentat e vaksinave

Tani, meqë DPSHTRR-ja digjet për interesin publik dhe për hallet e popullit lind edhe një pyetje tjetër.

Po atë koncesionin e bazës së të dhënave të kolaudimit për çfarë e propozoni çdo vit në buxhet?

Për çfarë ngulmon aq shumë DPSHTRR-ja për ta kaluar atë koncesion?

Cili është motivi që DPSHTRR do t’u ngarkojë qytetarëve një faturë 165 milionë euro për t’ia kaluar njëprivati? Apo dhe këtë e bën për interesin publik?”.

Po ashtu, gazetari Tomorri akuzon zyrtarët, të cilët i cilëson si “zevzek-zuzarët”, që përtej vjedhjet, edhe po i nxijnë jetën këtij populli.

Ky vend ka parë nga të gjitha sojet dhe takemet e ofiqarëve. Ka parë nga ata që vjedhin, ka parë nga ata që i nxijnë jetën me masa idiote. Por ka dhe nga këta që edhe të vjedhin edhe të nxijnë jetën. Këta janë zevzek-zuzarët.”-përfundon postimin e tij Klodian Tomorri./CNA.al

Do të merrni apo rinovoni patentën?/ DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Regjistrohen rreth 3 mijë raste të reja me Covid 19

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 janar se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2,957 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11,913 mostrave. Nga kjo shifër del se 24.82 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Numri i infektimeve ditore është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, kur në Kosovë u shënuan 3,206 raste.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 458 persona. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 17,743.

LEXO EDHE:  Dhjetra mijëra bjellorusë marshojnë për lirinë

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen zv.ministri i Arsimit



Sa i përket vaksinimit, punëtorët shëndetësorë kanë administruar edhe 6,806 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 801,281 persona, me dozën përforcuese 44,143 dhe me atë të tretë janë imunizuar 10,781 persona.

Në Kosovë, të gjithë personat mbi 12 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin edhe dozën përforcuese apo atë të tretë.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Myslim Murrizi: Për ata që zgjodhën Celibashin duke skualifikuar Rusmalin

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj demokratëve, të  cilët sot kanë dalë kundër kreut të KQZ Ilirjan Celibashi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Murrizi teksa kujton “Dushkun, ku u vodhën me dhunë mandatet e disa deputetëve, shprehet se Celibashi ka qenë ministër i Brendshëm dhe zbatonte urdhrat e PS.

Por ai shton se ndërsa sot anëtarë të komisionit të rithemelimit të PD dalin kundër kryetarit të KQZ, disa vite më parë e kanë votuar emrin e Celibashit përball Rusmajlit, në emër të marrëveshjes së reformës zgjedhore të 5 qershorit.

Postimi i plotë i Murrizit:

Për ata që zgjodhën Celibashin duke skualifikuar Rusmalin

Çfarëdo që të bësh në këtë jetë, e bën për veten pavarësisht se mund të kesh patur qëllim tua fusësh të tjerëve

Sot pashë që ankohet komisioni i rithemelimit të PD për kryetarin e KQZ Çelibashin dhe mu kujtua një thënie e lashtë e Burrave të mençur

ANKOHEJ PYLLI SE PO E PRISTE SËPATA, DHE PERGJIGJEN E MER NGA OSHËTIMA E MALEVE

“BISHTIN VETË JA KE VËNË”

Se sëpata bisht nga druri i pyllit kishte që priste pyllin, se pa patur bisht, sëpata të rruan opingat

Unë isha në komisionin parlamentare ku seleksionoheshin kanidatët për kryetar dhe anëtarë të KQZ



Deputeti i sotëm dhe përfaqesuesi i PD atëherë, sot në komisionin e rithemelimit Z Bylykbashi në zbatim të marrëveshjes së dhjerë të 5 qershorit mes Tij, Garz Bardhit, Tit Vasilit dhe Damian Gjiknur-Tërmetit zgjodhën mes Z Ilir Rusmaili dhe Çelibashit të Dushkut 2001, këtë të fundit

Kur mendon që për inatë sime vjerre, shkoj e fle me mullixhinë, atëherë do ngelesh me barrë dhe mullixhinj do “ pjellësh”

Z Ilir Rusmaili ishte ish ministër drejtësie dhe ish zv KM i qevërisë se PD dhe ndoshta i vetmi politikan me integritet që dha dorëheqien për një lajm shterpë të sajuar nga lufta e bërrylave brenda pushtetit të PD

Celibashi ishte ish zv ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste në vitet e revolucionit të bandave 1997-2001, pastaj kryetar i KQZ së bandave të pushtetit në zgjedhjet e vitit 2001 që realizoi Dushkun me 10 deputët, që vodhi me dhunë mandatin e Halit Shamatës në Peqin, të Ful Kalidhopullit në Gjirokastër, të Ridvan Bodes në Devoll, të Llesh Kolës në Lezhë e sa mundi sipas porosisë së Partisë Socialiste

Dhe mender PD e Lul-Bardhit të sotëm por e Lul-Bardh-Bylykbash-Palokë-Spaho-Noka-Vokshi-Berishë  etj në atë kohë, besuan më shumë Celibashin se sa  Z Ilir Rusmaili

Ehhhhh sa mirë ndjehem që kam votuar për Ilir Rusmailin

Në politikë dhe në jetë, koha është gjykatës më i mirë, bile i shkëlqyer, për qëndrimet, vendimet, veprimet, sjelljen dhe gjithçka që karakterizon jetën e shoqërisë njerëzore

Tani lëreni klithmat për atë që keni gatuar vetë të gjithë së bashku por kandidoni njerëz jo hajdut administrate, jo spiun sigurimi, jo mender demokrat pushteti e spurdhjak që lëpihen sa andej këtej, por DEMOKRAT DINJITOZ që të korigjoni sado pak të gjithë llumin që keni gatuar së bashku nga 19 shkurti 2019

Kërkoni me çdo formë të zbatohet të paktën ajo pjesë e marrëveshjes paçavure e 5 qershorit që e trumbetonit sikur të ishte BIBËL apo KURAN, që komisionerët të jenë jashtë duarve të pista të një grushti fundërrinash militantë që prej 31 vitesh kanë tjetërsuar votën e QYTETARËVE

Më datë 6 mars do ta ndjeni dhe do ta provoni e vuani në kurriz, atë që unë dhe shumë kolegë të mi ndjemë në 25 prill 2021 ku na vodhët dhe masakruat vota falë pazarit të ndyrë që kishit ju Lul-Bardhësat me Ram-Damjansat

ZOTI  TA KTHEN KUSURIN SHPEJT PER ÇDO GJE TE PADREJTE QE KE GATUAR./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Doni të aplikoni për vizë?/ Ambasada gjermane del me njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada gjermane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme.

Përmes një njoftimi, ambasada bën me dije se ditën e nesërme, sektori i vizave do të jetë i mbyllur, çka do të bëjë që nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik.



LEXO EDHE:  Akuzat për Agim Kajmakun/ Prokuroria vihet në lëvizje, letërporosi në Greqi

Sektori i vizave qëndron i mbyllur të hënën më 24.01.22. Nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik. Lutemi në mirëkuptimin Tuaj. Të gjithë aplikuesit do të njoftohen nga ana jonë sapo të jepen takime të reja”, njofton ambasada./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE