LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike/ Banesa shkrumbohet nga flakët, digjen të gjallë burrë e grua

16 Nëntor 2021, 20:21, Kronika CNA
Tragjike/ Banesa shkrumbohet nga flakët, digjen të gjallë

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Më herët u raportua se një banesë ishte përfshirë nga flakët në Dropull, ndërsa nuk dihej për fatin e dy të moshuarve që jetonin vetëm.

Ndërkaq, sipas informacioneve të fundit nga policia, cifti i të moshurave kanë humbur jetën mes flakëve.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga