Connect with Us

Teatri në Kuvend/ Rama Bashës: Nga cili pozicion më ke parë në sy kur unë i mbaja në tokë?

Politikë

Teatri në Kuvend/ Rama Bashës: Nga cili pozicion më ke parë në sy kur unë i mbaja në tokë?

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teatri dhe dashuria mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha ka vijuar për gjatë gjithë seancës maratonë në Kuvend.

Replika dhe akuza ndaj njëri-tjetrit, nuk kanë shpëtuar edhe dozat e “dashurisë së tyre”.

Pas sjelljes në kujtesë të “17 majit”, Rama i është përgjigjur edhe një tjetër akuze të Bashës, i cili i tha se i mban sytë poshtë në tokë dhe nuk arrin të përballet me të.

LEXO EDHE:  Servilizmi nuk ka kufi/ A mund të jetë brand Edi Rama?!

Kaq ka mjaftuar dhe Rama është shprehur: “Thua që unë i mbaja sytë në tokë, kurse ti më shihje në bebe të syrit.

Tani ma shpjego këtë! Si unë i mbaja sytë në tokë kurse ti arrije të më shihje në bebe të syrit?

Nga cili pozicion arrije ti të më shihje në bebe të syrit mua kur unë i paskam mbajtur sytë në tokë?”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Diplomatët në Tiranë reagojnë për situatën në PD/ Mesazh për vetëpërmbajtje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Edhe diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë kanë reaguar për protestën që po zhvillohet para selisë së PD.

Delegacioni i BE në Tiranë, në një mesazh në faqen zyrtare, dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se Bashkimi Evropian a nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit.

Po ashtu edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës së sotme përpara selisë së PD-së, që të tërhiqen nga dhuna ose do të mbajnë përgjegjësi.

LEXO EDHE:  “Kjo është luftë për pushtet”/ Kadilli mesazhe Bashës dhe Berishës

LEXO EDHE:  Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ E kërcënon hapur



Edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë po ashtu ka dënuar dhunën.

Në një linjë ka qenë edhe ambasada e Gjermanisë, që thekson se në politikën demokratike nuk ka vend për dhunë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokratët hapin derën ballore që të çon në zyrën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Edhe pse Lulzim Basha prej ditësh ka bunkerizuar PD, demokratët kanë mundur të hyjnë në shtëpinë e tyre.

Pas hapjes së derës kryesore që hynë në hollin e selisë, është bërë e mundur edhe hapja e hyrjes ballore që të çon në zyrën e Lulzim Bashës.



Me qindra demokratë kanë mundur të depërtojnë në ambientet e brendshme të PD.

LEXO EDHE:  “Rama rrëzohet vetëm me dhunë”/ Fatos Lubonja thirrje Metës: Braktis Presidencën dhe organizo LSI-në

LEXO EDHE:  “Basha pasyrë e vetvetes”/ Elezi: E ka sjellë Berisha në PD dhe nuk njeh demokraci

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta bën thirrje të ruhet qetësia/ Protesta, një e drejtë fondamentale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën në PD.

Në një postim në rrjetet sociale Meta bën thirrje të ruhet qetësia.

Po ashtu ai thekson se protesta paqësore është një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë.



Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.”-thuhet në reagimin e Metës./CNA.al

LEXO TE PLOTE