LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ronaldo tek Levandovski, ja formacioni i yjeve që mund të humbasin Botërorin

16 Nëntor 2021, 18:18, Sport CNA
Nga Ronaldo tek Levandovski, ja formacioni i yjeve që mund të humbasin

Eliminatoret e Botërorit prodhuan shumë të papritura me kombëtaret më të mëdha, të cilat nuk përmbushën pritshmëritë dhe tani duhet të luajnë ?play-off? për tu kualifikuar për në Botëror. Por cilët janë yjet e futbollit që mund të mos jenë në kompeticionin madhor?

E vështirë për ta besuar por Portugalia është një ndër ato ekipe që luan në ?play-off?. Ky është shansi i fundit për Kristiano Ronaldon për të fituar Botërorin, por më parë duhet t?ja dalë që të mbërrijë atje.

Italia ishte surpriza e madhe. Kampionët e Europës barazuan pa gola ndeshjen e fundit duke i dhënë mundësi Zvicrës që të kualifikohej direkt. Skuadra e Mançinit duket se e ka humbur shkëlqimin që kishin në Europian, por duhet të mbledhin forcat për të mos përsëritur katastrofën e 2018.

Polonia e Levandovskit kreu detyrën në grupin e Shqipërisë. Sigurisht Anglia ishte favoritja kryesore për kreun e grupit, por polakët janë një skuadër e fortë dhe kanë në sulm një prej lojtarëve më të mirë në botë, dhe favoritin kryesor për ?Topin e Artë? këtë vit.

Më poshtë keni formacion e plotë të yjeve që mund të mos luajnë në Botëror.

 

Lajmet e fundit nga