Connect with Us

Nga Ketiona Agaj/ Kujdesi dentar gjatë radio dhe kemioterapisë

Shëndeti

Nga Ketiona Agaj/ Kujdesi dentar gjatë radio dhe kemioterapisë

Publikuar

-

/
Nga Ketiona Agaj/ Si ndikon gjumi në shëndetin e gojës?

Sigurohuni që të merrni të gjitha shërbimet dentare përpara se të nisni terapinë me rrezatim apo ilaçe.

Terapitë nuk janë selektive për qelizat, ato nuk dallojnë qelizat e mira nga ato jo të mira. Për rrjedhojë trupi (palca ku prodhohen elementët e gjakut) humbet shumë nga aftësia për të riparuar, për të përballuar një inflamacion dhe për të mbyllur një plagë.

Terapitë gjithashtu kanë edhe shumë efekte anësore në kavitetin e gojës.

-Zgjidhni pasta që targetojnë kariesin dhe mishrat e dhëmbëve

-Punoni ekstra me higjenën e gojës

-Evitoni shpëlarësit komercial, një shpëlarës vajor është antiinflamator dhe antimykotik natyral shumë i mirë

LEXO EDHE:  Niveli i vitaminës D te nënat dhe shëndeti i dhëmbëve te fëmijët

-Ushqimet e ftohta dhe jo të thata ju ndihmojnë me plagët në gojë

-Goja e thatë do ju shoqërojë për shumë muaj, zgjidhni pështymë artificiale

-Përpara ushqyerjes mund të aplikoni xhelin mpirës për ta bërë më lehtë përtypjen

-Shumë e rëndësishme është të fluorizoni rregullisht dhe për një kohë të gjatë

-Qëndroni pozitiv

Ky do të jetë një kujdes i shtuar që do të vazhdojë edhe në 6 muajt pas terapisë.

Për të gjitha urgjencat dentare na pyesni. Shërbimet mjekësore ndaj infeksioneve dhe dhimbjes nuk janë të ndaluara në asnjë moment të jetës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Kapërcejnë” sërish shifrat e infektimeve me Covid/ Ja sa persona kanë humbur jetën në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemiologjike në vendin tonë. Sipas MSH, në 24 orët e fundit, janë kryer 7626 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 2179 qytetarë, në këto bashki:

1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos.

Janë 19,131 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  “Streha e bakteries”, ja gabimi që të gjithë duhet të shmangni me higjenën e gojës

LEXO EDHE:  Pijet dijetike janë më të dëmshme për shëndetin 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2179

Të shëruar në 24 orë       824

Të shtruar në spitale       134

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 7626

Testime totale              1,564,562

Raste pozitive                 228,777

Raste të shëruara             206,384



Raste Aktive                      19,131

Humbje jete                         3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            9495

Durrës             1537

Fier                 1436

Elbasan           1385

Vlorë                1125

Shkodër          1137

Gjirokastër     833

Berat               618

Lezhë              593

Korçë               551

Dibër                252

Kukës               169

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kur pritet të jetë piku i Omicron në Shqipëri?/ Brataj jep përgjigjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh se në ditët në vijim pritet një rritje e numrit të infektimeve.

Në një reagim për Tv Klan, Brataj shprehet se sipas projeksioneve të autoriteteve shëndetësore, piku i Omicron në Shqipëri pritet të jetë në fund të Janarit.

“Mendoj që nuk është në këto ditë. Do të ketë rritje të tjera siç e kemi parë në çdo vend europian kur fillon do një muaj një muaj e gjysmë. Piku do të arrihet brenda Janarit dhe do të fillojë më pas rënia, por duhet të jemi të kujdesshëm këto dy muaj sepse do kemi shifra të rritura”, tha ai.

Brataj flet me shqetësim për rritjen e infektimeve, teksa thotë se shumica e qytetarëve neglizhojnë shenjat.



“Sigurisht që numri i të infektuarve është rritur përsa i përket momentit, kjo është e pritshme për shkak të Omicron që po qarkullon. Numrat e të infektuarve janë edhe më të larta seç janë shifrat, pasi shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë ose tampon. Numri i të shtruarve në spital mbetet i ulët dhe i kontrollueshëm”, deklaroi Brataj.

LEXO EDHE:  Lamtumirë erës së keqe të gojës/ Receta që largon bakteriet

LEXO EDHE:  Niveli i vitaminës D te nënat dhe shëndeti i dhëmbëve te fëmijët

Omicron ka sjellë edhe një rritje të lehtë të shtrimeve në spital. Afro 30 persona në ditë kërkojnë ndihmë të specializuar, nga 20 përpara përhapjes së valës.

“Kemi një rritje të numrit të vizitave, jemi rreth 80 vizita për Covid. Dhe në spital shkojnë në 24 orë rreth 34 të shtruar. Përqindja e të shtruarve në spital ka rënë, nga 39 % në 48 % siç ka qenë për formate tjera. Rritja e numri drejt spitaleve është qarkullimi i pacientëve në ditë më të pakta”, tha ai.

Bluzat e bardha rekomandojnë vaksinimin e të gjithë popullatës mbi 16 vjeç si e vetmja mënyrë për të shmangur format e rënda të sëmundjes. Mjekët bëjnë apel të respektohen masat anti-Covid dhe të shmangen grumbullimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Varianti Omikron bëhet dominues në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Varianti Omikron i koronavirusit është bërë dominues tanimë edhe në Gjermani. Ditët e fundit janë shënuar shifra rekord të infektimeve, por ka dallime të mëdha brenda Gjermanisë.

Edhe në Gjermani, Omikroni është tashmë varianti dominues i virusit Corona. Instituti Robert Koch (RKI) bën të ditur në raportin e fundit javor, se shifra e të gjitha rasteve ka arritur ndërkohë në 73 përqind të infektimeve me virusin Omikron. Por ende ka dallime të mëdha në mbarë vendin. Sipas RKI, pjesa e infektimeve me Omikron ishte vetëm 11% përqind në Mecklenburg-Pomerani, ndërsa në Bremen ishte 96 përqind.

Instituti RKI paralajmëron se në Gjermani pritet një rritje e lartë e numrit të infektimevë në javët e ardhshme, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar dhe shëruar. Në të njëjtën kohë, RKI thekson se studimet fillestare tregojnë një përqindje më të ulët të personave që duhet të shtrohen në spitale, krahasuar me infeksionet me variantin Delta. Por ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dhënë vlerësime përfundimtare lidhur me ashpërsinë e sëmundjes dhe pasojat e variantit Omikron.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe kreu i RKI, Lothar Wieler

Problemet me testet e shpejta



Si pasojë e dominimit të variantit të ri, një përfaqësuese e një shoqate të mjekëve në Gjermani, Ute Teichert, paralajmëron se testet e shpejta nuk janë të përshtatshme për të përcaktuar, nëse dikush është prekur apo jo nga ky virus. “Për sa kohë që është e paqartë se cilat teste të shpejta zbulojnë me besueshmëri variantin Omikron, është problematike të përdoren teste të shpejta si një alternativë ndaj testeve PCR, për të konstatuar se personi është shëruar”, tha kryetarja e Shoqatës Federale të Mjekëve të Shëndetit Publik (BVÖGD). “Nëse nuk kemi teste të mjaftueshme PCR, situata do të jetë më e vështirë”.

LEXO EDHE:  Përdoni vajin e kokosit për dhëmbë më të shëndetshëm

LEXO EDHE:  Lamtumirë erës së keqe të gojës/ Receta që largon bakteriet

Sipas rregullave të reja të karantinës për të cilat kanë rënë dakord qeveria federale dhe ato të landeve, personat e infektuar apo ata që kanë pasur kontakt me personat e infektuar, mund të testohen pas shtatë ditësh me një test PCR ose një test antigjen dhe mund të shkurtojnë periudhën e karantinimit me tre ditë, nëse testi rezulton negativ.

Dr. Ute Teichert

Teichert paralajmëron se situata mund të dalë jashtë kontrolli dhe zyrat e shëndetësisë nuk mund të ndjekin të gjitha rrjedhat e infektimeve. Ndaj kërkohet një rritje e ndjeshme e stafit në zyra, brenda një afati të shkurtër. “Ne nuk do të kemi një pasqyrë të qartë në javët e ardhshme,” tha ajo. Shumë zyra që tani nuk e kanë situatën nën mbikqyrje të plotë.

Incidenca e infeksioneve të reja me virusin Corona ka arritur një nivel të ri. RKI njofton se incidenca shtatëditore në 100.000 banorë ka shkuar në 470,6. Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 92.223 raste të reja të infektimeve me virusin Corona, që është shifër rekorde prej fillimit të pandemisë. Një javë më para kishte “vetëm” 56.335 infeksione të reja./DW

LEXO TE PLOTE