LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në Kuvend ka deputetë-kriminelë”/ Lulzim Basha lëshon akuzën e radhës

16 Nëntor 2021, 09:53, Politikë CNA
“Në Kuvend ka deputetë-kriminelë”/ Lulzim Basha

Kryeministri Lulzim Basha ka lëshuar një deklaratë të fortë në Kuvend.

Ai ka thënë se ka deputetë që pjesë e grupeve të stukturuara kriminale.

“Në këtë Kuvend ka kriminelë, tani që flasim ka anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e sistemit të inteligjencës së Policisë së Shtetit, në kartelat e Europolit, në kartelat e Interpolit, të FBI-së, DEA-s. Janë kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, mbi të gjitha këtu mbrapa ulet dikush i cili ka përdorur fyerjet më të rënda, gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar në veçanti ndaj zonjave të parlamentit, tash 8 vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. S?mund të na bëni këtu moral për kodin e sjelljes së deputetit. Bëni vetingun në politikë e pastroni Kuvendin. Më shumë vlen letra e banjos së Kuvendit se kjo rregullorja që na tundni këtë këtu?, është shprehur ai.

Basha ka shkuar edhe më tej, duke akuzuar mazhorancën se po i vënë flakën këtij vendi.

?Keni dhunuar edhe ndryshimet antikushtetuese që keni bërë në korrik, vetëm që të mbani me dhunë pushtetin. Ju nuk pyesni për Kushtetutë, as për ligj, as për rrugulla e as për njerzit. Ju po ja vini flakën këtij vendi, por do të digjeni vetë nga ky zjarr?, ka thënë Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga