LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta nuk dorëzohet/ “President deri në 24 korrik 2022”

16 Nëntor 2021, 20:24, Politikë CNA
Meta nuk dorëzohet/ “President deri në 24 korrik 2022”

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se pavarësisht rezultatit të 25 prillit dhe pavarësisht situatës politike apo problemeve në vend, ai do të jenë në detyrë deri më 24 korrik 2022.

Në një reagim për mediat, ai theksoi është detyra e këtij Parlamenti për rivendosjen e demokracisë në shinat kushtetuese nga të cilat Parlamenti dhe shumë institucione dolën në shkurtin e vitit 2019.

?Presidenti ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krye të detyrës. Sjellja e tij, qëndrimet e tij kanë qenë janë dhe do të jenë deri më 24 korrik të diktuara nga rrethanat në të cilat ai ushtron aktivitetin e tij gjithmonë në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Besoj se e kam sqaruar edhe më parë, pra pas 25 prillit që pavarësisht nga rezultati i 25 prillit, pavarësisht nga të gjitha problemet sidoqoftë vendi ka një parlament pluralist dhe tani është detyra e këtij Parlamenti që të ketë protagonizmin e duhur në funksion të rivendosjes së demokracisë në shinat kushtetuese nga të cilat Parlamenti dhe shumë institucione dolën në shkurtin e vitit 2019 dhe për të cilin jemi dëshmitarë.

Në këtë drejtim Presidenti është këtu për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tij. A ka qenë një situatë e pazakontë? Sigurisht që e tillë ka qenë! Po sigurisht që edhe për Presidentin nuk ka qenë përgjegjës siç po tregojnë edhe zhvillimet e fundit ku Presidenti po qëndron në mënyrë tepër të qartë institucionale?, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga