LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më keq se djegia e mandateve”/ Profesori tregon “çmendurinë” e radhës të Bashës

16 Nëntor 2021, 12:35, Politikë CNA
“Më keq se djegia e mandateve”/ Profesori tregon

Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga e ka cilësuar si skizofrenike deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, për të mbajtur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në 18 dhjetor.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se kjo që po bën tani Basha është edhe më keq se “çmenduria” politike për djegien e mandateve apo bojkoti i zgjedhjeve.

Fuga thekson se Kryesia e PD vulosi çarjen në dysh të partisë, të grupit parlamentar dhe të elektoratit.

Sipas tij, më keq se kaq nuk mund të bënte.

?Kongres i partisë demokratike në 18 dhjetor???

Antimiting?

Uaaaaaaaaaaaa, vetëvrasje politike!!!

Cfarë monologu me vetveten.

Carje skizofrenike ndarjeje në dysh e identitetit politik! Vetëm psikanaliza i jep dum kësaj.

Cfarë gafe shekullore!!!

Më keq se djegja e mandateve të deputetëve, më budallallik politik se injorimi i zgjedhjeve për bashkitë!

Kryesia e PD vulosi sot çarjen në dysh të partisë, të grupit parlamentar dhe të elektoratit!

Hoqi me vendim vetveten!

Nuk kishte si ta bënte më keq!

E pabesueshme! Në fakt e pritshme pas dhjetra gafave me ose pa qëllim që kanë dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, pra edhe ne si qytetarë, votojmë ose jo për të!?-shkruan profesor Artan Fuga./CNA.al

Lajmet e fundit nga