Connect with Us

Lëvizje në prokurori/ Zbardhen vendimet e KLP, emrat e drejtuesve të rinj

Aktualitet

Lëvizje në prokurori/ Zbardhen vendimet e KLP, emrat e drejtuesve të rinj

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen plenare të radhës, ku janë marrë edhe disa vendime në lidhje me caktimin e drejtuesve të përkohshëm të disa prokurorive.

Kështu, KLP sot vendosi për vazhdimin e caktimit të përkohshëm, për një periudhë tre mujore, të z. Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, të z. Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe të z. Lazër Çardaku, në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Po ashtu, me vendim unanim, Këshilli vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për znj. Armanda Xhaferri, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe për zj. Ermira Tafani, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shkak dorëheqjeje.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi caktimin në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës (shpallur me Vendimin nr. 329, datë 29.12.2020), të znj. Englantina Shehu, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.

Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, z. Etien Kapo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të z. Kasem Berberi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të z. Erjon Imeraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të  z. Astrit Halilaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurorit Arben Nika, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, duke lejuar kandidatin të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë.

Në përfundim të procedurës e verifikimit të pasurisë dhe figurës të znj. Ines Dani, kandidate për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022, Këshilli vendosi ndalimin e kandidates për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës.

Gjatë seancës së sotme, Këshilli vendosi caktimin e datës 28 dhjetor 2021, ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore në lidhje me procedim disiplinor nr. 2346 prot., datë 29.10.2021, filluar ndaj magjistrates {…}, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës {…}

Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Babalja zbaton urdhrat e Bashës/ Del në tarracë me shkop bejsbolli

Publikuar

-

Nga

Ervin Salianji, i njohur ndryshe si Babalja, mesa duket është një nga dhunuesit e demokratëve, të cilët po protestojnë para selisë së PD, në shtëpinë e tyre.

Salianji është parë me një shkop bejsbolli në dorë në tarracën e selisë së PD-së, së bashku me disa persona të tjerë që kanë dalë jashtë.



Ata kanë dalë në tarracë pas ndërhyrjes së policisë, pasi ishin duke u asfiksuar nga gazi që ata hidhnin kundër demokratëve./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Nuk ndalet policia, pas “paktit” Rama-Basha/ Forcat speciale nisen sërish drejt selisë së PD

Publikuar

-

Nga

Në këto momente që po zhvillohet protesta, Forcat Speciale, po dalin nga Parlamenti aty ku ishin vendosur për t’u nisur në drejtim të selisë së PD-së, për të shpërndarë turmën.

Ishte Lulzim Basha, që pak më herët kërkoi ndihmën e policisë me pretendimin se atij dhe personave që e shoqërojnë po iou rrezikohet jeta.

Në fakt realiteti ka qenë krejt ndryshe. Pasi kanë qenë njerëzit e armatosur që kanë dalë nga paradhoma e Bashës, të cilët kanë rrahur dhe gjakosur protestuesit.

E gjithë situata përkrhahet në një pakt Rama-Basha. Edhe shkuarja e Bashës sot në zyrë, s’ka qenë asgjë më shumë se një provokim ndaj demokratëve për të tensionuar situatën.



Dhe menjëherë pas saj, ka thirrur Ramën, për të larguar protetsuesit nga oborri i PD-së./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha vdes politikisht/ Kufomë e Ramës që mbrohet nga policia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, sot faktoi që është një peng i kryeministrit në detyrë, dhe se nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë lideri i demokratëve.

I paaftë për t’u përballur me demokratët, Lulzim Basha sot u kyç në zyrën e tij, më i vetmuar se kurrë.

Por, përtej paaftësisë së tij epike, sot ai faktoi se është një peng i kryeministrit.

Ndërsa mijëra protestues demokratë u mblodhën para selisë së PD, Lulzim Basha i gjendur në panik kërkoi ndihmën e Edi Ramës, me pretendimin se po i “rrezikohej jeta”.

Pas kërkesës së Bashës, Rama i erdhi në ndihmë duke i çuar Policinë e Shtetit, e cila ndërhyri duke shpërndarë protestuesit.

Ndërhyrja e Policisë e cila nuk largo inga PD zaptuesit e selisë së demokratëve, por shpërndau dhunshëm protestuesit nxori në dritë skenarin kriminal Rama-Basha.

Por, ajo që u pa qartë është se tashmë Lulzim Basha ka “vdekur” politikisht.

Ai është tashmë thjeshtë dhe vetëm një kufomë politike e kryeministrit Edi Rama dhe që mbrohet nga Policia.



Pasi çoi PD-në nga dështimi në dështim, tashmë Lulzim Basha duket se vulosi edhe “vdekjen” e tij politike./CNA.al

Video- Basha ngelet peng i Ramës/ Derdhet gaz lotsjellës mbi demokratët

‘Lul mashtruesi, plehrë që gjakos votuesit e tu”/ Demokratët-Bashës: Dil nga zyra kopili i Ramës

Kriminale nga policia/ Nuk evakuon deputetët por shpërndan dhunshëm turmën

LEXO TE PLOTE