Connect with Us

“Le të shkatërrohet PD”/ Demokratët-Dumës: Je degjeneruar në të gjitha drejtimet

Politikë

“Le të shkatërrohet PD”/ Demokratët-Dumës: Je degjeneruar në të gjitha drejtimet

Publikuar

-

/
cna lajme politike

“Nëse ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet. Le të shkatërrohet”.

Kështu është shprehur, dje nënkryetarja e PD, Grida Duma në Kryesinë e partisë se Partia Demokratike mund edhe të shkatërrohet.

Kjo deklaratë është pasuar me reagime të shumta nga demokratët, të cilët i kanë shprehur në rrjetin social të Dumës.

Demokratët i janë përveshur Dumës, duke i thënë se ty s’të lidh asgjë me PD-në.

Ke thëne fiks, le të përçahet PD, le të ndahet! Normal që s’ka si të të dhembi PD-ja. Çfarë lidhje shpirtërore ke me të në fakt?! Morale apo historike?! Sigurisht që është koha të merren vendime, të hapet gara, te mos ndiqen më mbrapa të emëruarit. Një nga të emëruarit është Basha. Nuk e kuptoj, se për çfarë na merrni ne demokratëve? Kë ofendoni ju me retorika boshe?! Ju fituesit? Po sikur nuk do kishte kurrsesi Kuvend, po tani ç’ju shkrepi data 18 hë? Apo frika?! Jeni lëshuar si hijenat, jo si demokratë! Gara zhvillohet me datën 11 Dhjetor! Uroj të merrni pjesë e të mos fshiheni qosheve apo ambasadave! Ju thërret historia për garë, përballje! Se për fjalë të mëdhaja jeni të vetmit. Shyqyr që nuk tha këtë radhe kryetari, – do kalojë mbi trupat tanë Kuvendi i 11 dhjetorit, siç e ka zakon. Ka shumë mundësi t’ju mbetet vula, por do mbaheni mend në histori si grupi Basha, që flinte me vulën në shtrat të prangosur…. demokratë ju medemek”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të Dumës.

LEXO EDHE:  Zë i fortë kundër Bashës/ Elezi tregon ku filluan përplasjet e para me kreun e PD

Reagimet e demokratëve janë të shumta.

Ata e quajnë të turpshme deklaratën e nënkryetares së Bashës dhe i garantojnë asaj, që PD do të dalë më fortë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Me datën 11 Dhjetor e keni përballjen. Pse nuk shkoni në bazë të takoni demokratët e të shikojmë si do t’ju.presin. 12 vite në opozitë e flisni sikur keni sjellë PD në pushtet…..

Mos na bëj të qeshim kot aman, ti kishe thënë që le të shkatërrohet PD-ja, imagjino se sa e doni PD. E turpshme ta thoni ju atë fjalë. PD-ja nuk do të shkatërrohet, por do dalë më e fortë pas 12 dhjetorit……

Po vazhdove të përkrahësh Bashën jo 3 herë humbje po 30 herë ke për të humbur, besoj se e kupton edhe vetë ti se me Bashën nuk vjen PD në pushtet.

Te cila parukeri e ke bërë prenotimin o zonja Duma, po ik andej se lat nam po kush u beson më juve….

Je degjeneruar nga të gjitha drejtimet si nga paraqitja ashtu dhe nga politika”, shkruajnë demokratët.

Më poshtë po sjellim reagimet e demokratëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pa gjak nuk e lëshojmë selinë”/ Berisha: Zëdhënësit e Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima nesër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa tha se disa prej zëdhënësve më të afërt të Lulzim Bashës kishin kërcënuar se nuk do e lëshonin selinë e PD pa derdhur gjak.

 

Berisha tha se i kishte provat në telefon ku këta persona kanë bërë kërcënime të frikshme ku paralajmëronin se nesër do kishte viktima.



 

“Kemi dokumenta ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon. Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë ndodh nëse Basha nuk del nga zyra e PD? Berisha zbulon planin

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha nuk pranon të dalë nga zyra kur demokratët të jenë futur Brenda.

Berisha thekson se Basha do të shoqërohet butësisht jashtë. Sipas tij, Basha nuk është më kryetar i PD me letra, duke kujtuar se ai është i shkarkuar nga anëtarësia.



 

LEXO EDHE:  Durrësi “vishet” blu/Patozi zbulon arsyen: Pse zgjodhëm këtë qytet

LEXO EDHE:  Tensione në selinë blu/ Albana Vokshi: Më kanë ndërruar bravën e derës së zyrës

“Nëse Basha nuk del nga selia? Do ta shoqërojnë butësisht. Ai do të dalë butësisht. Nuk ka asnjë tagër, nuk është kryetar i PD. Nuk është me letra, është i shkarkuar. Nëse deputeti Lulzim Basha është i kërcënuar, Edi Rama është i detyruar ta mbrojë me policë, jo me Gardë, ka status të tjerë personash Garda”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha tregon kush janë mbështetësit e Bashës/ “Nuk janë njerëz të lirë”

Publikuar

-

Nga

cna politike

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se mbështetësit e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha janë 90 % njerëz jo të lirë dhe se përfaqësojnë interesat e tyre të lidhura me qeverinë.

Në një dalje televizive, Berisha gjithashtu ka thënë se Basha është i zhyer në aferën miliardëshe të Portit të Durrësit.

Zoti Basha është thjesht një deputet i PD. Nga ana tjetër është figura politike më e diskredituar në historinë politike të Shqipërisë në 30 vite. Ka disa njerëz që e mbështesin. Do i mësoni ju shumë shpejt dfelegatët e tij, servir mashtrime të paimagjinushme. Falenderoj gazetarin e Syrit që numëroi karriget dhe ishin 1958 karrige. Por do të mësoni edhe se kush janë emrat. Gjithçka fake. Për të gjitha këto, ati nuk përbën një problem për PD. Çfarë janë mbështetësit e tij? Nuk janë njerëz të lirë. Me analizë të garantoj se 90% e tyre janë njerëz jo të lirë dhe gradualisht ky revolucioin do të sqarojë çdo shqiptar se çfarë përfaqëosjnë, interesa të tyre të lidhura me qeverinë.



LEXO EDHE:  Tensione në selinë blu/ Albana Vokshi: Më kanë ndërruar bravën e derës së zyrës

LEXO EDHE:  Basha e ftoi të ishte pjesë e politikës/ Gjekmarkaj: Në fillim hezitova, por hyra me idenë se do vinim në pushtet

Të jap një shembull, kush është komanduar kryetar i PD në Durrës? A keni pyetur? U komandua njeriu që ka tenderin e rimorkiove të Portit, një tender i madh, s’kam asgjë me Luanin që ka tenderin. Por kam diçka shumë më tepër sepse me atë tender kanë marrë pjesë kompani më të mëdha të botës dhe Edi Rama zgjodhi Luanin. Durrësi është shdërruar në aferën miliardëshe.

Aferë që dokumentet faktojnë se është i zhyer edhe Lulzim Basha. Njëherë na tha që menaxheri i kompanisë së arabit kishte përfaqësues në Shqipëri menaxherin e kompanisë së Lulzim Bashës. Ai deklaroi se dhashë dorëheqjen. Kemi të bëjmë në Durrës në një përzierje të neveritshme aksionesh. A mundet që PD të ngelet peng i këtyre?“, tha Berisha./A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE