LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi i PD/ Kulluri: Në 11 dhjetor është thirrur nga delegatët, datën 18 “kryesia e Bashës”

16 Nëntor 2021, 21:39, Politikë CNA
Kuvendi i PD/ Kulluri: Në 11 dhjetor është thirrur nga

Ndonëse nuk ka ende garë të hapur zyrtarisht, Edvin Kulluri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD-së. I ftuar në studion e Report Tv, teksa komentoi situatën brenda PD, tashmë me dy data të shpallura për mbajtjen e Kuvendit, Kulluri u shpreh se do të marrë pjesë më 11 dhjetor në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, nëse do të ketë ftesë për të. Sipas Kullurit, data 18 dhjetor për thirrjen e Kuvendit nuk është datë e dalë nga delegatët, por nga ‘kryesia e Bashës’.

Akuzave të PD se firmat e delegatëve të mbledhura nga Sali Berisha nuk janë të vërteta, Kulluri i përgjigjet duke u shprehur se Basha nuk mund të kërkojë transparencë, në një kohë kur vetë nuk është treguar transparent në drejtimin e PD-së.

Kur 4200 delegatë, pra diku 60% e delegatëve kanë firmosur që do kërkojnë mbledhjen e kuvendit, unë për princip jam me demokratët. Kryesia është një kryesi me anëtarë të emëruar, pa garë, emra të propozuar nga Basha. Kjo është kryesia e Lulzim Bashës në PD. Në dijeninë time, procesi i mbledhjes së firmave është i rregullt dhe firmat janë autentike. Kjo parti ka 4 vite që drejtohet me mungesë të tmerrshme transparence. Kur kërkon Bardhi dhe Basha transparencë, është e panevojshme sepse ata janë të fundit që duhet të kërkojnë transparencë. Basha nuk ka mbajtur asnjë princip e standard demokratik gjatë drejtimit të PD. Midis një njeriu që ka vjedh vota për t’u bërë kryetar partie dhe 4200 demokratëve, patjetër jam me demokratët. Nëse më ftojnë me 11 dhjetor, do shkoj dhe do mbaj fjalën time“, tha ai.

Kulluri nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashës, teksa tha se PD nuk mund të ketë të ardhme me të dhe se më 11 dhjetor ka gjasa të kërkohet pikërisht shkarkimi i tij.

Unë do shpall platformën time të qartë kur të shpallet gara për kreun e PD. Kuvendi do të mblidhet për të miratuar statut të ri, për të sjellë në shina partinë dhe do prodhojë një proces zgjedhor. Nuk mund të ketë një të ardhme PD me Lulzim Bashën. Ka gjasa që shkarkimi i tij të kërkohet në Kuvend. Basha është i papërgjegjshëm sa edhe statutin që e ka qepur vetë, edhe atë e shkel. Basha deri tani nuk e ka provuar veten, nuk ka patur zgjedhje në PD. PD nuk është biznes i familjes së Bashës. Basha i ka vendosur listat në 12 të natës, u fut në qeveri me Ramën në 2017 dhe ndërkohë që duhej të luftonte Rilindjen, luftonte LSI. Nëse ne nuk gjejmë një zgjidhje të vërtetë, nuk kemi të ardhme pas Kuvendit”, tha Kulluri.

Lajmet e fundit nga