LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

16 Nëntor 2021, 07:13, Sociale CNA
Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zonat Veriore dhe Qëndrore.

Por parashikohet që në zonat Jugore vranësirat të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe afatshkurtra në Juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga