“Koha të veproni”/ Xhafaj kritika qeverisë, mesazh të fortë gjyqtarëve dhe prokurorëve

16 Nëntor 2021, 09:10, Politikë CNA
“Koha të veproni”/ Xhafaj kritika qeverisë, mesazh të

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është drejtuar me mesazhe të forta sot prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj tha sot se prokurorët dhe gjyqtarët janë sot më të paguarit dhe tashmë është koha që ata të veprojnë dhe të justifikojnë besimin e marrë.

Por, gjithashtu ai është shprehur me tone kritike sa i takon projekt buxhetit të 2022.

Xhafaj e konsideroi të papranueshme që dy vite nga funksionimi i SPAK të flitet ende për mungesë zyrash.

?Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me programimin rutinor të institucioneve, nëse duam që të respektojmë pavarësinë e tij.

E papranueshme që kur kanë kaluar mbi 2 vjet nga fillimi i punës së SPAK sot ende flitet për mungesë zyrash, më keq akoma që ende nuk janë zgjidhur mosvarrëshjet për fondet buxhetore të policisë gjyqsësore të BKH, proces që duhet të ishte mbyllur prej kohësh?- u shpreh Xhafaj, ndërsa kërkoi më shumë përgjegjësi nga prokurorët e gjykatësit.

?Njerëzit e këtij sistemi prokurorë e gjyqtarë duhet të kuptojnë përgjegjësinë. Ata janë sot njerëzit më të paguar në këtë vend, janë para investim nga taksat e këtij vendi që ende kanë besim në sistemin e drejtësisë. Koha të veproni e justifikoni besimin e marrë. Koha për të  kthyer drejtësinë e munguar për të bërë drejtësi për barazi para ligjit.? tha Xhafaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga