LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi injorant në Parlament”/ Deputeti flet me tone të ashpra: Vijnë këtu e nuk dinë të flasin

16 Nëntor 2021, 15:07, Politikë CNA
“Kemi injorant në Parlament”/ Deputeti flet me tone të

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka ngritur tonet në Kuvend, ku ka deklaruar se në sallën e Parlamentit janë mbledhur injorantët, duke theksuar se politika po kthehet në gallatë dhe linçim.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Alizoti tha se ndonëse tema që po diskutohet, buxheti i shtetit 2022, është shumë i rëndësishëm, prap salla ishte bosh.

Sipas tij, në sallën e Kuvendit ka deputetë që servilosen tek lideri i partisë për një post, ndërsa tha se pasuria e politikanëve shqiptarë sot sfidon edhe pasurinë e elitës së perandorive të botës.

?Buxheti është elementi më i rëndësishëm i një shteti, kryeministri s?është në sallë por duhet të ishte dhe kryetari i opozitës. Shqipëria sot ka një elitë shumë më të pasur se në gjithë kohërat e saj, elita politike shqiptare sot mund të sfidojë dhe elitën e perandorive të botës dhe të Amerikës, aq e pasur është, aq e pasur pa ditur gjë pa bërë fjalime politike.

Kemi injorancë në parlament, më vjen keq që e them këtë, kemi banalitet ndaj politika shqiptare është lincim, fyerje e gjitha.

Kryeministri dhe lideri juaj që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e madhe i serviloset që të kapë ndonjë post. E dini kur ka vdekur parlamentarizmi? Kur listat për deputet i bën kryetari i partisë.

Duhet ta mbash mirë me kryeministrin edhe atje nga pala jonë që të bëhesh deputet dhe kur vjen këtu s?di ca thua.

Do thuash ky është burrë i mirë e ky është burrë i keq e në fund mund të bësh edhe pak grusht. Ky s?është parlament, kjo është realitet i hidhur i vendit, shoqërisë.

Meqë mendimtarët e mëdhenj janë në shpi ose po pinë ndonjë verë të shtrenjtë kjo është fatkeqësia e shqiptarëve, nga politika s?ka për ti ardhur gjë por shpresoj që ata njerëz që na shohin në tv të revoltohen në mënyrë demokratike dhe të kërkojnë të drejtat e tyre?, tha Alizoti./CNA.al

Lajmet e fundit nga