LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Ka luajtur bllofin me demokratët”/ Berisha i mbyll gojën Bashës, 'kanë firmosur mbi 90%'

16 Nëntor 2021, 17:16, Politikë CNA
‘Ka luajtur bllofin me demokratët”/ Berisha i mbyll gojën

Lideri i demokratëve, Sali Berisha, nga Fushë-Kruja ku po mban foltoren e radhës, i është përgjigjur me fakte akuzave të Lulzim Bashës i cili përmes sekretarit Bardhi tha se nuk ka arritur që të mbledhë 1/4 e firmave të delegatëve të PD.

Duke iu drejtuar kreut të PD në Fushë-Krujë, Berisha pyeti Agron Lokën se sa kanë firmosur në këtë qytet.

Kryetari i PD në Fushë-Krujë, Agron Loka, deklaroi se kanë firmosur mbi 90 përqind e structure me vullnet të lirë.

?Kanë firmosur mbi 90 përqind të drejtuesve të strukturës. Të gjithë me vullnetin e tyre të lirë,? tha ai.

?Janë mbledhur mbi 4600 firma. Por kryetari nuk shkon t?i prekë dhe t?i shohë, por i lemerisur thotë se nuk janë. Ka frikë, ka tmerr. E kanë tmerruar firmat tuaja,? tha Berisha.

?Ish-kryetari pa parti nuk erdhi dot në Fushë-Krujë për të bërë fushatë pasi mori ultimatum nga klani Rraja. E njëjta gjë ndodhi edhe në Elbasan edhe në qytete të tjera. Ligjin e mori në dorë krimi. Jo vetëm në qytete dhe fshatra, por edhe në parlament. Me dhjetëra ligje u votuan për balozët e krimit në parlament që ata të merrnin tendera dhe koncesione”, deklaroi Berisha më tej./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga