Connect with Us

Ishte shpallur në kërkim/ Policia e Korçës arreston 25 vjeçarin

Kronika

Ishte shpallur në kërkim/ Policia e Korçës arreston 25 vjeçarin

Publikuar

-

/
I dënuar me burg në Zvicër/ Arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

Një 25 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Korçës është ndaluar dhe arrestuar.  Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 06.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati në Belgjikë/ Kush ishte Bledar Muça, krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i Bledar Muçës. 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Anëerp të Belgjikës

Muça nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit, ndërsa konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapja.

Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie.

Në 6 qershor të vitit 2016 Bledar Muça e Florenc Çapja ishin shënjestër e një atentati me armë në Elbasan. Në mes të ditës, në qendër të qytetit, mbi makinën me të cilën ata udhëtonin u zbrazën plumba kallashnikovi, duke u rrezikuar jeta e dhjetra personave që ndodheshin në qendër të qytetit.

Në të njëtin vit, por në muajin shkurt Bledar Muça e Florenc Çapja, i shpëtuan atentatit një tjetër atentati. Në masakrën e 3 shkurtit mbetën të vrarë tre persona: Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit, që u qëlluan nga të paktën tre persona, në një lokal në dalje të qyteti të Elbasanit, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.



Por, Muça nuk ka qenë vetëm shënjestër atentatesh. Ai është dyshuar edhe për vrasje të ndodhur gjatë viteve të fundit në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009, Elbasani u trondit nga një ekzekutim. Dy persona me motor qëlluan me breshëri kallashnikovi mbi mjetin me të cilin udhëtonte Roland Rexhepi, ish-efektiv policie, që kishte punuar edhe në seksionin e anti-drogës. Ekzekutimi i tij u bë në mes të dhjetëra kalimtarëve, ndërsa polici-viktimë u tha se për shumë kohë ishte identifikuar si krahu i djathtë i ish-drejtuesit të “hekurt” të policisë Edmond Koseni. Atentatorët u zhdukën në mes të turmës duke e lënë të vdekur në makinë Roland Rexhepin, ndërsa policia arriti të shoqëronte me dhjetëra e dhjetëra persona. Më në fund, katër ditë pas atentatit, policia aso kohe njoftoi se ka arrestuar si të dyshuar për këtë krim Armando Llakajn, 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal dhe Marjus Tafa. Mësohet se Llakaj ishte njeri i afërt i fisit Çapja, ndërsa viktima, më vonë do të konsiderohej edhe si kushëriri i Fadil Memës, i ekzekutuar në Torino.

Në fund të vitit 2011 u ekzekutua dy plumba biznesmeni Ilir Rexhepi. Viktima kishte një polici private dhe sipas policisë e prokurorisë së asaj kohe, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve nuk kishte asnjë precedent penal. Ekzekutimi ndodhi pikërisht në kohën kur prokuroria kërkoi 48 vjet burg për dy të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij në korrikun e 2009-ës. Policia kreu sërish një mori shoqërimesh dhe si përfundim për krimin u konsiderua fajtor pikërisht Bledar Muça, i cili kishte mundur të kalonte kufirin pa u prekur nga askush. Policia e shpalli në kërkim Muçën ndërsa vuri në pranga vetëm një punonjës të policisë kufitare. Ai përgënjeshtroi gjithçka përmes një letre, por edhe ku u dorëzua, autoritetet mbyllën dosjen.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador/ Zbulohen lidhjet me mafien e drogës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi.

I riu shqiptar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, në një restorant në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali.

Sipas Ballkan ëeb, viktima, kishte lidhje me kunatin e Lul Berishës, Plarent Dervishaj dhe Eldi Dizdarin.

Këta dy të fundit, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Dervishaj u shpall më 8 dhjetor të 2020 në kërkim ndërkombëtar. Gjatë arratisë ai është strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë.



Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër. Një tjetër emër i përmendur për lidhje me Dashin është Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Itali, si pjesë e një megaoperacioni për sekuestrimin e drogës.

Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Ai po ashtu, cilësohej nga mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre “si një nga bosët e kartelit të drogës”. Emri i Dizdarit lakohet po ashtu në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.

Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutohet me 20 plumba shqiptari në Ekuador/ Zbardhet identiteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 34 vjeçar shqiptar është ekzekutuar brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Sipas policisë atje,  34 vjeçari Ergys Dashi dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Atentati ndodhi një natë më parë ku viktima ishte ulur në një restorant, ku rreth orës 19:00, 2 persona njëri prej tyre me nje buqetë në lule u futën brenda lokalit dhe qëlluan për vdekje mbi shqiptarin.



Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve të markës Fame, tip 9×19, sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Ata gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.

Fillimisht nuk dihej identiteti i viktimës, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti dhe origjina e tij.Gjatë atentatit të dhunshëm u plagos një e re e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte e ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej shtetasi i huaj./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE