Connect with Us

Holanda në Botëror, Turqinë dhe Ukrainën i pret faza “play off”

Sport

Holanda në Botëror, Turqinë dhe Ukrainën i pret faza “play off”

Publikuar

-

/

Holanda ia ka dalë të presë biletën direkte për Kupën e Botës “Qatar 2022” pasi mposhti me rezultatin 2-0 ekipin e Norvegjisë. Ekipi i Van Gaal luftoi deri në fund për të marrë tre pikët këtë takim dhe i gjeti ato vetëm në minutat e fundit të takimit. Ishte goli i  Steven Bergwijn ai që i dha avantazhin holandezëve në minutën e 84 të takimit. Ndërkohë në minutën e 91 ishte radha e Depay për të vulosur gjithçka.

Ndërkohë po në të njëjtin grup, Turqia u kualifikua për fazën “play off” pasi mposhti me rezultatin 2-1 Malin e Zi. Për turqit mjaftuan golat e Akturkoglu dhe Kokcu, për të neutralizuar golin e Beqiraj dhe për t’i dhënë tre pikët miqve.

Fazën “play off” e siguroi edhe Ukraina pasi mposhti Bosnjën në shtëpinë e saj me rezultatin 2-0. Ishin Zinchenko dhe Dovbyk ata që i dhanë fitoren ekipit të Petrakov. Në sfidën tjetër të grupit, Franca mposhti finlandën po me të njëjtin rezultat 2-0. Për “Gjelat” shënuan Karim Benzema dhe Kylian Mbappe duke i shuar edhe ëndrrat vendasve për një kalim të mundshëm në fazën “play off”.

Belgjika dhe Uellsi ndërkohë barazuan me rezultatin 1-1. Golit të De Bruyne ju përgjigj Moore duke ndarë kështu nga një pikë secili. Kështu edhe Uellsi siguroi fazën “play off”.  Në ndeshje të tjera Republika Çeke mposhti Estoninë me rezultatin 2-0 ndërsa Letonia fitoi 3-1 ndaj Gjibraltarit. Për Çekinë ishin Brabec dhe Sykora ata që i dhanë tre pikët. Për Letoninë shënuan Gutkovskis, Uldrikis dhe Krollis ndërsa të vetmin gol për Gjibraltarin e shënoi Walker.

EUROPEAN QUALIFIERS
HOLANDË-NORVEGJI 2-0
Shënues
: Bergwijn 84’, Depay 90+1’

FINLAND-FRANCË 0-2
Shënues:
 Benzema 66’, Mbappe 76’

UELLS-BELGJIKË 1-1
Shënues:
 De Bruyne 12’ / Moore 32’

MALI I ZI-TURQI 1-2
Shënues:
 Beqiraj 4’/ Akturkoglu 22’, Kokcu 60’

BOSNJE DHE HERCEGOVINA-UKRAINË 0-2
Shënues:
 Zinchenko 59’, Dovbyk 79’

REPUBLIKA ÇEKE-ESTONI 2-0
Shënues:
 Brabec 59’, Sykora 85’

GJIBRALTAR-LETONI 1-3
Shënues:
 Walker 7’/ Gutkovskis 25’, Uldrikis 55’, Krollis 75’

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Strakosha drejt “divorcit” me Lacion, Tare nis kërkimin e një portieri të ri

Publikuar

-

Duket se nuk ka asnjë shans mes Thomas Strakoshës dhe Lacios për rinovimin e kontratës.

Mediat italiane bëjnë me dije se gardiani shqiptar tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar në fund të sezonit pasi t’i skadojë kontrata dhe Igli Tare është futur në merkato për të afruar një tjetër portier.



Guliermo Vikario është i pari në listë. Me skuadrën e Empolit ka treguar vlera të jashtëzakonshme dhe toskanët do të paguajnë 1 milionë euro për ta zotëruar plotësisht kartonin e tij.

Sarrit i pëlqen shumë dhe Tare me Lotiton kanë hedhur hapat e parë. Kandidatë të tjerë janë Aleks Meret dhe David Ospina. Njëri do të qëndrojë te Napoli dhe tjetri mund të transferohet në Romë. Sarri ëndërron githsesi Kepën e Çelsit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminimi nga Kupa e Afrikës kushton shtrenjtë, Gana shkarkon trajnerin serb

Publikuar

-

Këshilli ekzekutiv i federatës së futbollit të Ganës ka vendosur që të shkarkojë nga detyra trajnerin e skuadrës kombëtare, Milovan Rajevac.

Eliminimi që në fazën e grupeve në Kupën e Afrikës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e federatës ganeze, prandaj kanë marrë vendimin që të mbyllin bashkëpunimin me teknikun serb.



Drejtuesit e federatës kanë njoftuar se shumë shpejt do të zyrtarizohet pasardhësi i tij. Ndeshja e ardhshme e Ganës është sfida e Play Off-it kundër Nigerisë në mars, që vlen një vend në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mourinho nuk heq dorë, kërkon me çdo kusht Granit Xhakën te Roma

Publikuar

-

Pasi sfumoi tratativa në verë, tani Roma i vihet sërish pas Granit Xhakës edhe në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori me origjinë shqiptare është një nga lojtarët kryesor që Murinjo e do me çdo kusht për të forcuar mesfushën e Romës.

Xhaka kushton 20 milionë euro, por më parë skuadra kryeqytetase duhet të shesë lojtarë që më pas të blejë dhe i sakrifikuari mund të jetë Diavara.



Raporti me “topçinjtë” e Londrës mbeten perfekt sidomos pas marrëveshjes me lojtarin Maitland-Niles dhe ky raport i mirë mund të konkretizojë këtë operacion merkatoje.

Aktualisht me fanellën e Arsenalit në Premier Ligë në këtë sezon, Granit Xhaka numëron 10 paraqitje.

LEXO TE PLOTE