LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi në Astir/ Zbardhet dëshmia e mikut të Mihasit

16 Nëntor 2021, 12:07, Kronika CNA
Ekzekutimi në Astir/ Zbardhet dëshmia e mikut të Mihasit

Atentati i të shtunës mbrëma në Astir ku u vranë dy persona, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Sot kanë dalë në dritë të tjera detaje, mbi ekzekutimin Erigers Mihasit dhe mikut të tij, Armand Dumanit.

Report Tv ka sjellë dëshminë e një prej miqve të Mihasit. Miku i tij konfirmon se Mihasi i druhej një sulmi të mundshëm.

Pavarësisht vigjilencës, ditën e vrasjes, sipas hetuesve, Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani, nuk kanë kuptuar ndjekjen nga mjeti “Toyota”.

Erigersi kujdesej për të gjitha lëvizjet që bënte. Prej kohësh evitonte qëndrimet në ambientet publike dhe ishte vigjilent kudo që lëvizte. Të vetmet vende që qëndonte ishin rreth zonës ku kishte shtëpinë, me njerëz që u besonte” , kjo është dëshmia para hetuesve e njërit prej miqve të Erigers Mihasit./CNA.al

Lajmet e fundit nga