LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar në Greqi/ Zbardhen detajet e para, shkëmbeu fjalë me autorët

16 Nëntor 2021, 21:52, Kronika CNA
Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar në Greqi/ Zbardhen detajet e para,

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në pikën e tij të karburanit.

Mediat bëjnë me dije se dy autorët e vrasjes janë me origjinë shqiptare.

Mësohet se pasi janë afruar pranë pikës së karburantit me një automjet kanë shkëmbyer disa fjalë me shënjestrën.

Pastaj me gjakftohtësi ata kanë nxjerr armët duke qëlluar në drejtim të biznesmenit dhe shokut të tij.

Për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa miku i biznesmenit është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes BMË-ja e autorëve është gjetur e djegur në Kifissos.

Dyshimet e policisë janë se automjeti që u përdor prej tyre ishte i vjedhur. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga