LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anëtarja e Kryesisë nxjerr blof Fiks Fare/ Ja kur u mblodhën firmat e delegatëve për Kuvendin

16 Nëntor 2021, 21:51, Politikë CNA
Anëtarja e Kryesisë nxjerr blof Fiks Fare/ Ja kur u mblodhën

Anëtarja e Kryesisë së PD në degën lokale të Sarandës, Matilda Qurku ka reaguar pas videos së publikuar në emisionin Fiks Fare lidhur me mbledhjen e firmave të delegatëve.

Një grup i Fiks Fare ka qenë në qytetin bregdetar në datën 12 nëntor dhe një prej anëtarëve të stafit ka firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Mirëpo në reagimin e saj, Qurku sqaron se 100 firmat e delegatëve të Sarandës janë dorëzuar në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në datën 10 nëntor 2021 pas një verifikimi të imtësishëm, dy ditë para se të zhvillohej ‘Foltorja’.

?Foltorja dhe firmëtarët delegatë, e kanë tremb aq shumë saqë Basha ka kërkuar ndihmë nga Çakalli i Ramës… 100 firmat e delegatëve të Sarandës janë dorëzuar në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD në datën 10 nëntor (2 ditë para mbajtjes së Foltores në Sarandë), pas një verifikimi të hollësishëm. Kuvendi i datës 11 dhjetor do mbahet, s’e ndal dot as Basha e as Çakalli i Ramës. Në 11 dhjetor, delegatët e Kuvendit Kombëtar, vendosin të ardhmen e Partisë Demokratike?, shkruan ajo.

Fiks Fare dështon me avokatinë e Bashës

Lajmet e fundit nga