Connect with Us

300 studentë të mjekësisë veshin bluzat e bardha/ Apeli i Manastirliut: Bëhuni promotorë të vaksinimit

Aktualitet

300 studentë të mjekësisë veshin bluzat e bardha/ Apeli i Manastirliut: Bëhuni promotorë të vaksinimit

Publikuar

-

/

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, ku 300 studentë të rinj në mënyrë simbolike kanë veshur bluzat e bardha, duke nisur rrugën e dijes në degën e Mjekësisë.

“Unë jam shumë e lumtur sepse në fakt garancia që sistemi ynë shëndetësor do të jetë në lartësinë e asaj që qytetarët shqiptarë meritojnë, është pikërisht fakti që në Mjekësi vijnë studentët më të mirë. Dhe për këtë unë jam shumë krenare. Bazat e besimit mjek-pacient mbështeten në tre shtylla: Ndershmëria, Dija, Aftësitë Profesionale. Ndër shekuj këto tre shtylla janë respektuar fort nga mjekët. Më besoni që asnjë pikë e zezë e rënë diku aty-këtu, nuk mundet dot që të ngjyrosë detin e madh të dobive të mjeksësisë dhe bluzën tuaj të bardhë. Ndaj është shumë e rëndësishme që bashkë me dijen edhe me aftësitë profesionale, së bashku të udhëhiqeni dhe nga ndershmëria që e karakterizon këtë profesion”, tha Manastirliu në fjalën përshëndetëse.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se angazhimi për Paktin për Universitetin është jetësuar dhe do të vijojë më tej, me projekte të reja në dobi të cilësisë së mësimdhënies.

“Unë jam e kënaqur që nëpërmjet Paktit për Universitetin, ne sot kemi projekte për të çuar përpara. Së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë ne jemi duke lobuar tashmë për të ndërtuar për herë të parë brenda korpusit të Qendrës Spitalore Universitare, një qendër të bio-simulimit klinik, e cila do të jetë një qendër që do të mbështesë jo vetëm kërkimin shkëncor, edukimin tuaj, por gjithashtu do të rrisë akoma më shumë bashkëpunimin edhe me qendrat simotra të vendeve europiane”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se sot mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët e shëndetit punësohen me transparencë dhe meritë përmes portalit “Mjëkë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.

“Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’, ‘Infermierë për Shqipërinë’ sot garantojnë meritokraci dhe transparencë për punësimin tuaj. Vetëm nëpërmjet këtyre platformave, këtyre instrumentave kaq me vlerë sot në dorën tuaj, ne kemi bërë të mundur që në katër vite, 1200 mjekë dhe 3800 infermierë të jenë të punësuar me meritokraci dhe transparencë”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Nuk ndalen studentët/ Sot sërish protesta para Ministrisë së Arsimit

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se së shpejti, së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë dhe me dekanët, do të kemi një marrëveshje shumë të rëndësishme, e cila i hap rrugën edhe spitaleve të tjera publike, siç është spitali Memorial në Fier, spitali i Durrësit, spitali i Shkodrës dhe Spitali i Elbasanit, që të mundet që të ofrojnë hapësirat e tyre tashmë në kushte dhe standard bashkëkohore për edukimin e studentëve të mjekësisë dhe për të rritur numrin e kuotave në mjekësi.

“Plani ynë për plotësimin e nevojave me mjekë është gjithashtu edhe rritja e numrit të kuotave në Fakultetin e Mjekësisë, gjë që jemi duke e projektuar së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Universitetin e Mjekësisë, për ta finalizuar dhe për të filluar menjëherë në vitin tjetër akademik me kuota të rritura për mjekësinë”, tha Manastirliu.

Duke folur para studentëve që kanë nisur vitin e parë për Mjekësi, Ministrja Manastirliu u kërkoi të bëhen misionarë të procesit jetik të vaksinimit anticovid.

“Ftesa ime për ju është të bëheni misionarë edhe të vaksinimit. Studentët e mjekësisë duhet të jenë promotorë të vaksinimit. Studentët e mjekësisë janë duke u organizuar edhe për universitetet e tjera për këtë fushatë vaksinimi, kjo më bën akoma më shumë të lumtur dhe krenare për angazhimin tuaj njerëzor”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, gjatë fjalës së saj u shpreh:

“Mirënjohje pafund për të gjithë mjekët. Fakti që ju keni zgjedhur të studioni mjekësinë edhe pas historive të pandemisë, ju bën edhe ju që në sytë tanë të jeni heronjtë e të nesërmes. Zgjidhni Shqipërinë! Ju e keni zgjedhur Shqipërinë për studimet tuaja, vlerësoj që e keni zgjedhur Shqipërinë. Falënderoj edhe ata që nuk e kanë zgjedhur Shqipërinë por me rezultatet e tyre na bëjnë krenar”.

Çdo vit, rreth 330 studentë të rinj nisin studimet në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa në të gjitha degët e Universitetit Mjekësor të Tiranës janë mbi 2200 kuota studimi çdo vit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia pa vullnet për marrëveshjen finale

Publikuar

-

Nga

Prej disa muajsh, dialogu Kosovë Serbi duket se është në ngërç, pasi palët nuk po vendosin të nisin bisedimet, dhe as datë të përcaktuar për takimin e radhës nuk ka.

Njohës të fushës në Kosovë thonë se për shkak të zgjedhjeve të prillit në Serbi, nuk do të këtë asgjë konkrete.

“Para zgjedhjeve në Serbi nuk do të ketë asnjë progres. Kjo periudhë më shumë duhet të përdorët që institucionet e Kosovës të flasin me aleatët tanë në ShBA dhe BE për t’i bindur për këtë qasje të re dhe frymë të re në kuadër të që qeveria e re insiston. Unë besoj se këto muaj nuk duhet humbur që institucionet e Kosovës të bindin partnerët tanë për nevojën e ndryshimit të dialogut. Deri tani e shohim se ekziston një hendek mes qasjes së institucioneve të reja në Kosovë dhe aleatëve tanë ndërkombëtar, pasi ata po insistojnë që të vazhdohet rrjedhja dhe dinamika e dialogut siç ka qenë deri më tani”, shprehet Demush Shasha – drejtori i Institutit Epik.

“Serbia do të kalojë një proces zgjedhor në muajin prill dhe nuk pritet ndonjë zhvillim i menjëhershëm derisa të përfundojë procesi zgjedhor atje. Megjithatë pjesa e dytë e vitit nga muaji maj e tutje, mund të priten zhvillime të reja dhe dinamika të reja sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi…Kemi pa se kur ka procese zgjedhore në Kosovë dhe Serbi, dialogu pezullohet për një kohë. Ndërmjetësi i jep kohë atij shteti që të përfundojë procesin zgjedhor, pastaj edhe të vazhdon me diskutimet në dialog. Kjo bëhet në mënyrë që kjo temë mos të ndikojë në rezultatet e zgjedhje, apo mos të ketë ndonjë ndikim në këto procese”, thotë Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

LEXO EDHE:  Nga hapja e kufijve tek ndalimi i kinemave/ Tetë lehtësirat dhe pesë kufizimet pas 1 qershorit

LEXO EDHE:  Policia blindon dyert e fakulteteve/ Postbllok studentëve të rinj



Gazmir Raci, njohës i procesit të dialogut thotë se ekziston mundësia për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç në Paris, madje ai shton se në Kosovë shumë shpejtë mund të vijnë për vizitë, përfaqësuesi special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar.

“Mendoj se do të kemi një qasje të re, por kemi një ngërç momentalisht në dialog, për shkak të qëndrimeve të kundërta që i kemi mes të palëve. Po ashtu e kemi problemin se Serbia tashmë ka hyrë në fazën e zgjedhjeve në gjitha niveleve dhe do të jetë problem ndonjë takim i mundshëm. Ani pse po flitet kohëve të fundit se mund të ketë një takim në Paris, por kjo nuk është e konfirmuar dhe pres që dialogu të vazhdojë pas muajit prill”, shprehet Raci.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi shkaktoi tensione mes dy vendeve. Që nga viti I kaluar mes dy vendeve nuk ka pasur progres në procesin e bisedimeve./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Gazetarja turke burgoset para gjykimit për fyerje të Erdoganit

Publikuar

-

Nga

Një gazetare e njohur turke është burgosur në pritje të një procedimi gjyqësor për fyerje të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, bëri të ditur avokati i saj.

Sedef Kabas u arrestua pasi citoi një fjalë të urtë në një kanal televiziv dhe median sociale, duke i referuar një kau. Bazuar në ligjin mbi fyerjet, me dhjetëra mijëra vetë janë ndjekur penalisht për vendosjen në shënjestër të zotit Erdogan, që kur ai u bë president në vitin 2014, pas më shumë se një dekade si kryeministër.

Avokati i gazetares, Ugur Poyraz, shkruante në Twitter se ajo ishte arrestuar zyrtarisht gjatë një paraqitjeje në gjykatë në Stamboll të shtunën. Gjyqtari pranoi argumentin e prokurorisë se gazetarja paraqiste rrezik për t’u larguar nga vendi.

Sedef Kabas, 53 vjeç, ka drejtuar një seri programesh shumë të njohura televizive gjatë një karriere rreth 30 vjeçare.

Ajo u ndalua nga policia në shtëpinë e saj në Stamboll, të shtunën herët në mëngjes pas komenteve të saj në televizionin Tele 1 dhe Twitter.

Figura të qeverisë e dënuan zonjën Kabas, ndërsa politikanët e opozitës mbrojtën të drejtën e saj për të folur lirisht.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Përballojmë emergjencat, staf i përforcuar gjatë Vitit të Ri

LEXO EDHE:  Nga hapja e kufijve tek ndalimi i kinemave/ Tetë lehtësirat dhe pesë kufizimet pas 1 qershorit



Fyerja e presidentit të zgjedhur të kombit tonë, me shprehje të shëmtuara e vulgare, është në fakt një sulm ndaj vendosmërisë kombëtare”, shkruante në Twitter Numan Kurtulmus, nënkryetar i partisë në pushtet.

Kryetarja e partisë opozitare, Meral Aksener, përdori një hashtag në mbështetje të gazetares Kabas. “Kjo mendësi do të iki dhe drejtësia do të vendoset sërish në Turqi“, shkruante ajo.

Fyerjet ndaj presidentit janë shkelje që mund të çojnë në një dënim maksimal prej katër vitesh burg.

Sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë që nga viti 2014, janë ngritur më shumë se 35,500 padi për fyerje të zotit Erdogan, duke rezultuar në rreth 13,000 dënime.

Turqia ndodhen nën trysni ndërkombëtare për të ndryshuar ligjin. Në tetor, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tha pas arrestimit të një personi në vitin 2017, bazuar në ligjin e fyerjeve, se autoritetet kishin shkelur lirinë tij të shprehjes./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Belgjikë/ Kush ishte Bledar Muça, krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i Bledar Muçës. 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Anëerp të Belgjikës

Muça nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit, ndërsa konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapja.

Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie.

Në 6 qershor të vitit 2016 Bledar Muça e Florenc Çapja ishin shënjestër e një atentati me armë në Elbasan. Në mes të ditës, në qendër të qytetit, mbi makinën me të cilën ata udhëtonin u zbrazën plumba kallashnikovi, duke u rrezikuar jeta e dhjetra personave që ndodheshin në qendër të qytetit.

Në të njëtin vit, por në muajin shkurt Bledar Muça e Florenc Çapja, i shpëtuan atentatit një tjetër atentati. Në masakrën e 3 shkurtit mbetën të vrarë tre persona: Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit, që u qëlluan nga të paktën tre persona, në një lokal në dalje të qyteti të Elbasanit, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.



Por, Muça nuk ka qenë vetëm shënjestër atentatesh. Ai është dyshuar edhe për vrasje të ndodhur gjatë viteve të fundit në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.

Mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009, Elbasani u trondit nga një ekzekutim. Dy persona me motor qëlluan me breshëri kallashnikovi mbi mjetin me të cilin udhëtonte Roland Rexhepi, ish-efektiv policie, që kishte punuar edhe në seksionin e anti-drogës. Ekzekutimi i tij u bë në mes të dhjetëra kalimtarëve, ndërsa polici-viktimë u tha se për shumë kohë ishte identifikuar si krahu i djathtë i ish-drejtuesit të “hekurt” të policisë Edmond Koseni. Atentatorët u zhdukën në mes të turmës duke e lënë të vdekur në makinë Roland Rexhepin, ndërsa policia arriti të shoqëronte me dhjetëra e dhjetëra persona. Më në fund, katër ditë pas atentatit, policia aso kohe njoftoi se ka arrestuar si të dyshuar për këtë krim Armando Llakajn, 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal dhe Marjus Tafa. Mësohet se Llakaj ishte njeri i afërt i fisit Çapja, ndërsa viktima, më vonë do të konsiderohej edhe si kushëriri i Fadil Memës, i ekzekutuar në Torino.

LEXO EDHE:  Takimi në Korçë/ Rama “kërcënon” studentët

LEXO EDHE:  Përfundon java e hapur për vaksinimet +18 vjeç/ Manastirliu apel qytetarëve

Në fund të vitit 2011 u ekzekutua dy plumba biznesmeni Ilir Rexhepi. Viktima kishte një polici private dhe sipas policisë e prokurorisë së asaj kohe, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve nuk kishte asnjë precedent penal. Ekzekutimi ndodhi pikërisht në kohën kur prokuroria kërkoi 48 vjet burg për dy të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij në korrikun e 2009-ës. Policia kreu sërish një mori shoqërimesh dhe si përfundim për krimin u konsiderua fajtor pikërisht Bledar Muça, i cili kishte mundur të kalonte kufirin pa u prekur nga askush. Policia e shpalli në kërkim Muçën ndërsa vuri në pranga vetëm një punonjës të policisë kufitare. Ai përgënjeshtroi gjithçka përmes një letre, por edhe ku u dorëzua, autoritetet mbyllën dosjen.

 

LEXO TE PLOTE