LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e drejtorit të ri të RTSH/ Reagon PD: Vendim nul

15 Nëntor 2021, 15:53, Politikë CNA
Zgjedhja e drejtorit të ri të RTSH/ Reagon PD: Vendim nul

Partia Demokratike e ka konsideruar të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të të Radio Televizionit Shqiptar.

Në një deklaratë në emër të PD, Agron Gjekmarkaj është shprehur se këtë vendim e quajnë nul.

Gjekmarkaj tha se, Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median për sa kohë sipas tij aty nuk ka prezencë të opozitës.

?Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë.

Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij.

Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik.

Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias?, ka reaguar PD./ CNA.al

Lajmet e fundit nga