LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Afrika e Jugut kërkon përsëritjen e ndeshjes, penalltia e Ganës e “turpshme”

15 Nëntor 2021, 15:09, Sport CNA
Video/ Afrika e Jugut kërkon përsëritjen e ndeshjes, penalltia e

Nuk kanë munguar polemikat në eliminatoret e Botërorit Katar 2022 në zonën afrikane as në ndeshjet e të dielës. Sfida që përcaktoi kreun e grupit H mes Ganës dhe Afrikës së Jugut që u mbyll me suksesin 1-0 të vendasve me ganezët të cilët avancuan në play-off me pikë të barabarta me Afrikën e Jugut por në sajë të goleavarazhit më të mirë duke i parakaluar pikërisht në ndeshjen e fundit, ka krijuar polemika të shumta.

?Bafana Bafana? kanë prentendime se penalltia e dhënë në favor të Ganës që vendosi sfidën e shënuar nga Andre Ayew ishte e padrejtë dhe se afrikano-jugorët do të apelojnë rezultatin e kësaj ndeshje në konfederatën afrikane të futbollit CAF dhe në FIFA. Sipas afrikano-jugorëve lojtari i Ganës që fitoi 11-metërshin nuk u prek aspak nga ndonjë futbollist mik dhe për këtë arsye Afrika e Jugut e ka çuar çështjen në FIFA duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes.

Lajmet e fundit nga