Connect with Us

Trendi i veshjeve vjeshtë-dimër në mbledhjen e kryesisë së PD/ Bushati tallet keq me Bashën

Politikë

Trendi i veshjeve vjeshtë-dimër në mbledhjen e kryesisë së PD/ Bushati tallet keq me Bashën

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Kryesia e PD-së, e zgjedhur në fund të muajit gusht, do të zhvillojë sot mbledhjen e parë, të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, në selinë blu, ndërsa lidhur me këto zhvillime ka reaguar dhe ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati.

Me ironi ajo shkruan se përveç “situatës politike dhe interesit të PD” çfarë tjetër mund të diskutohet në Kryesinë e PD???? Për trendin e veshjeve vjeshtë-dimër 2021-2022??? Apo historinë më të fundit të Jennifer Lopez???

“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur i nteresin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Ky është Rendi i Ditës për Mbledhjen e Kryesisë së PD sot, siç bëhet e ditur nga media.

Në pamje të parë, dikush që e lexon, mund të thotë: “mirë është, ç’të keqe ka??”….

Ata që kuptojnë se si zhvillohet një mbledhje organi kolegjial, institucioni publik, partie politike apo enti privat…..në fakt, do të qeshin me këtë Pikë të vetme të Rendit të Ditës….

Çfarë “rende ditësh” që nuk përmbajnë “Diskutime dhe dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”….KANË MBLEDHJET E KRYESISË SË PD?????!!!!!!

Për çfarë tjetër përveç “situatës politike dhe interesit të PD”, mund të diskutohet në Kryesinë e PD???? Për trendin e veshjeve vjeshtë-dimër 2021-2022??? Apo historinë më të fundit të Jennifer Lopez???

Si mund të jetë “Rendi i Ditës” kaq i përgjithshëm, pa një projekt a draft vendimesh, për të cilat, anëtarët e Kryesisë, duhet të njihen paraprakisht, për t’u informuar, për t’u qartësuar, për të diskutuar e për të vendosur?????

Në fakt, ky “Rend Dite”, i përgjithshëm, i turbullt dhe që s’lë të kuptohet asgjë, është stili i Lul Bashës për mbledhjet….pa rend dite të caktuar, pa procesverbal, pa procedurë….dhe mbi të gjitha me “efekt surprizë” për anëtarët, me teorinë e “faktit të kryer:

Vendimi është marrë, e ka marrë Luli, sot në mbledhje thjesht komunikohet!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Procesi skandaloz zgjedhor/ Si u rizgjodh Basha kryetar nëpërmjet manipulimeve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, erdhi në krye të PD-së nëpërmjet manipulimeve. Basha ka histori me manipulimet në zgjedhje për t’u bërë kryetar.

CNA.al po sjell sot disa video ku faktohet manipulimi i procesit zgjedhor në PD.

Bëhet fjalë për vitin 2017, kur Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare,  deklaroi ‘ngrirjen’ e funksioneve të kryetarit dhe bëri planin e manipulimit për të rimarrë sërish PD-në.

Data e zgjedhjeve u caktua 22 korriku dhe i gjithë procesi kaloi nëpërmjet manipulimit.

Në disa qendra votimi në qytetin e Vlorës, disa persona kanw votuar dy deri në tre herë pa u penguar askush.

Kutitë e votimit u mbushëm me fletë votimi në numër më shumë se sa ata që votuan.

Pamjet tregojnë qartë skandalin e votave që vendosën sërish në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Në to duken disa persona që votojnë disa herë me fletë votimi të marra nga komisioni aty pranë.

Skandali u përsërit në vitin 2021 në Korçë

E njëjta histori duket se është përsëritur për herë të tretë me 23 qershor 2021, kur Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar i PD-së.

Risjellim në vëmendjen procesin zgjedhor në Korçë , Maliq dhe jo vetëm, ku janë konstatuar vota fiktive.

Pasi pjesëmarrja ka qenë e ulët, ndërsa numri i votave në kuti ka qenë më i madh.

Kujtojmë se në Korçë kanë votuar 570 veta për Lulzim Bashën, 83 për Agron Shehajn 41 për Edit Harxhin dhe 22  vota për Fatbardh Kadillin.



Ndërsa në Maliq kanë votuar 471 veta për Lulzim Bashën, 19 për Agron Shehajn, 7 për Harxhin dhe 5 për Kadillin.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr amerikanët si versionin e gjashtë të humbjes së zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Aleatët kundër Bashës/ Bashkimi me LSI sjell vetëm humbje

Dhe pjesëmarrja në votim u raportua më e madhe në Maliq se në bashkinë e Korçës.

Ky është një fakt që tregon një tjetër manipulim votash.

Bashkia e Maliqit për nga territori është shumë herë më e madhe se ajo e Korçës, por duke parsur parasysh shtrirjen gjeografike me komunat e shpërndara, dikush nga maja e malit apo nga fusha ka shkuar nuk do të zbresë në Maliq për të votuar  Lulin në Maliq, ndryshe në Korçë, ku mundëistë janë më të shumta.

Votat fiktive kryesisht vihen emrat e emigrantëve dhe demokratëve që nuk kanë shkuar të votojnë, duke nxjerrë një rezultat fiktiv. Një proces i manipuluar, krejtësisht i pavlerë. I njëjti manipulim ka ndodhur edhe në Devoll. Në Devoll pretendohet se kanë shkuar për të votuar gati 700 demokratë nga të cilët 577 kanë votuar për Lulin. Kjo është e pavërtetë.

Paloka pranon manipulimet

Një ditë më parë anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka deklaruar se janë manipuluar votat për të ardhur Basha në krye të PD-së.

Më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lazarati vazhdon i izoluar/ Tritan Shehu jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dhënë alarmin shembja e urës mbi Drino ka izoluar banorët e Lazaratit.

Sipas tij , një situatë e tillë është paralajmëruar më herët, por askush nuk ka reaguar

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

 Një gjendje kjo e paralajmëruar dhe e para-prirë nga të tjera shkatërrime e lënë pa zgjidhje.

Shembja e urës mbi Drino bllokon krejtësisht ata banorë, bagëtinë e tyre, lidhjet me fushën e tokat bujqësore, lëvizjet normale.

 Edhe ajo pak infrastrukturë e vjetër e primitive, larg standarteve, në vend që të përmirësohet, rinovohet, lihet të degradojë plotësisht.



 Aktualisht nuk ka asnjë urë lidhëse, megjithëse aty kalojnë dy rrjedhje lumore”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Sipas tij, kjo jo vetëm shkatërron ekonominë, por rrezikon rëndë dhe jetën e banorëve, kur edhe viktimat nuk kanë munguar në kohë, si pasojë e gjendjes katastrofale aty.

LEXO EDHE:  Aleatët kundër Bashës/ Bashkimi me LSI sjell vetëm humbje

LEXO EDHE:  Aleatët kundër Bashës/ Bashkimi me LSI sjell vetëm humbje

“Këta banorë fisnikë të lënë pa punë, ky fshat vlerash e traditash i lënë pa kujdes, pa përmirësim a ndërtim infrastrukturë, tashmë është venë në pozita edhe më të vështira për mbijetesë.

 Qëllimi diabolik i këtij regjimi është vetëm t’i detyrojë ata të largohen.

 Një politikë dhe një hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banorëve të kulturuar, të pa lëkundur në parimet e tyre për punë, drejtësi, demokraci dhe ndershmëri.

Vetëm të bashkuar në një opozitë të fortë do të mund të përballojmë këtë regjim anti vlerash”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE