Connect with Us

Rama prezanton piketat e projektbuxhetit/ Rritje pagash për këto kategori, ulje taksash për 2022-shin

Politikë

Rama prezanton piketat e projektbuxhetit/ Rritje pagash për këto kategori, ulje taksash për 2022-shin

Publikuar

-

/

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancë plenare projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar se dëshmi e një arritje domethënëse buxhetin e vitit 2022, ndersa renditi edhe njëherë kategoritë që përfitojnë rritje page si dhe zerim të taksës.

“Me këtë buxhet rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, fëmijët, të rinjtë etj. Injektojmë financime në ekonominë kombëtare dhe familjare, duke mbajtur edhe borxhin publik në parametra të sigurt. Zerojmë taksën në pagat deri në 40 mijë lekë.

Përgjysmojnë taksën mbi pagat nga 400 mijë deri në 500 minë lekë. Përgjysmojnë taksën për forcat e kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-deri në 2 milion., rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët. Rrisim pagat deri në 150% port punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit që shërbejnë larg vendbanimit. Rrisim pagën deri në 30% për FA.

Dyfishojmë ndihëm ekonomike që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë pagën or naftëtarët e Fierit. Financojmë  indeksimin e mëtejshëm të pensioneve. Financojmë lidhjet e reja me 23 milion dollarë. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë,” deklaroi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Akuza e forta kundër Ramës/ Tenton të izolojë Shqipërinë, ja pse po hakmerret ndaj Haradinajt  

LEXO EDHE:  Monitorimi-E enjtja e betejës televizive/ Rama mund fuqishëm Bashën



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  Rama presion me telefonata deputetëve për të votuar ligjin që godet universitetet publike

LEXO EDHE:  Akuza e forta kundër Ramës/ Tenton të izolojë Shqipërinë, ja pse po hakmerret ndaj Haradinajt  

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE