LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Mos luaj me pluralizmin, po bën lojëra të rrezikshme

15 Nëntor 2021, 18:28, Politikë CNA
Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Mos luaj me

Ish kryeministri Berisha ka deklaruar se pas vendimeve të kryetarit Lulzim Basha qëndron kryeministri Edi Rama.

Berisha ka paralajmëruar Ramën në konferencën për shtyp duke i thënë të mos luajë me  pluralizmin dhe se po bën lojëra të rrezikshme.

Gjithashtu shton se është Rama ai që e shtyn Bashën të deklarojë për idealistët se janë llum.

?Revolucioni paqësor me dhjetëra e mijëra demokratë dhe qytetarë do të merret me pengmarrësin dhe pengun. Asgjë nuk mund të ndalet. Basha duhet të vijë në datën 11 në Kuvend. Nëse nuk vjen përjashton veten nga Kuvendi, jo nga partia. Ditët në vazhdim janë ditët e revoluciont paqësor. Paralajmërimi për Ramën është i fortë. Mos luaj me pluralizimin. E bleve e shkatërrove si deshe po tani ai po rivendoset. Basha është pengu. Rama e shtyn atë, të deklarojë për njerëz idealitsë se janë llum. Njëlloj si Ramiz Alia për studetët. Rama e shtyn atë me idenë diabolike të Dublinit. Këto janë lojëra të rrezikshme?, shprehet Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga