LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk mund të injorojmë vullnetin e demokratëve”/ Kaso: Kuvendi të mblidhet në 11 Dhjetor

15 Nëntor 2021, 20:13, Politikë CNA
“Nuk mund të injorojmë vullnetin e demokratëve”/

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka propozuar Ivi Kason dhe Ervin Minarollin si negociator për zgjidhjen e krizës në PD.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Kaso është shprehur se Kuvendi duhet të mblidhet në 11 Dhjetor. Data e vendosur nga Basha, sipas Kasos është në drejtim të kundërt dhe shkon në thellimin e ndarjes.

?Besoj te fuqia e votës dhe e anëtarësisë, lidershipi duhet të votëbesohet. Meqënse se bëri, e mori anëtaresia fatin në duart e veta, tani nuk mund të injorojmë vullnetin e demokratëve. Janë të gjitha mekanizmat që të verifikohët vullneti i tyre dhe të mblidhet kuvendi në dt 11 dhjetor. Thirrja për ta mbledhur në dt. 18 është në drejtim të kundërt dhe shkon në thellimin e ndarjes. Sepse i ndan njerëzit në mbështetës të Kuvendit të parë dhe të dytë. Procedura, që u tha se nuk qënka respektuar nuk mund të zhbëjë thelbin e së drejtës, por është për të garantuar të drejtën e demokratëve për tu mbledhur në dt. 11 dhjetor?, ka thënë Kaso./ CNA.al

Lajmet e fundit nga