Connect with Us

Nga tradhëtia e të dashurit, tek vjedhja nga kushërirat/ Lei Kraja i rrëfen të gjitha: Do hakmerrem

Showbizz

Nga tradhëtia e të dashurit, tek vjedhja nga kushërirat/ Lei Kraja i rrëfen të gjitha: Do hakmerrem

Publikuar

-

/

Moderatorja sportive, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendje me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por së fundi ka zbuluar edhe shumë detaje nga jeta e saj personale.

Kështu, Lei zgjodhi t’i shuante disa kuriozitete që fansat kanë në lidhje me jetën e saj.

Në një diskutim online me ndjekësit e saj, ajo iu drejtoi të gjithëve pyetjen: Cila është gjëja që nuk do e falnit te një person?

Duke u bazuar te përgjigjet e të tjerëve, ajo zbuloi edhe të pathënat e saj. Kur dikush shprehu faktin që ka bezdi partnerin që ndjek të tjera vajza në ‘Instagram’, ndërkohë që është një lidhje serioze, Lei pranoi se ajo vetë i vëzhgon profilet dhe nuk toleron. Gjithashtu, si shumë as moderatorja nuk e fal tradhtinë.

LEXO EDHE:  Mënyrat më të zakonshme me të cilat komunikojnë partnerët që tradhëtojnë

Ndërsa me një detaj, mbase për një lidhje të shkuar, Lei na tregoi që nuk fal, nuk harron, por edhe hakmerret. Por historia më e papritur ishte ajo me vjedhje. Lei rrefeu se e kanë vjedhur kushërirat dhe këtë veprim nuk e toleron aspak./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Është diçka e vdekur dhe e varrosur”/ Bashkëshortja e Ilirit flet pa “doreza”: Ka qarë, ka vuajtur shumë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ishte mbrëmjen e djeshme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Goca dhe Gra”.

Gjatë bisedës me katër moderatoret, ajo foli për të gjitha, që nga tradhtia, te rrugëtimi i tij dhe te banorët më pak të preferuar.

Ajo tregoi se është habitur nga fakti se si Iliri përballon situatat me qetësi ndonëse sipas saj sulmohet shpesh nga banorët e tjerë.

Emanuela: Ka diçka që më ka habitur. Në të mirë dhe në të keq, ashtu është, një njeri që i pëlqen të bëjë shumë shaka, të jetë hokatar. Pastaj ironinë shqiptare nuk e di si e ka. Shpesh herë qesh por nga dikush mund të shihet si tepri. Ka diçka që më habit dhe është aftësia që të ruajë qetësinë përpara shumë sulmeve, ndoshta për të pasur një moment në kamera. Duke e njohur atë, ndoshta po piqet dhe nga ky këndvështrim.

Bashkëshortja e tij Emanuela ka folur për tradhtine duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj.



Ndër të tjera, ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para.

Emanuela: Unë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja.-raporton Shqip.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e avokatit/ “Opozita dashnorja më e madhe e pushtetit”

LEXO EDHE:  Studimi zbulon/ Ja cilët partnerë janë më të prirur për të tradhëtuar

Dalina Buzi: Ke qenë në dijeni të komenteve, si do të ishte reagimi në Itali nëse do ishte Iliri në Grande Fratello?

Emanuela: Besoj se do ishte e njëjta gjë sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajo dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur vendosa të eci para pa probleme. Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut.

Mendoj se do edhe kurajo ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thoja si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë. Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Video-Donaldi dhe Beatrix, plane për një fëmijë?/ “Plas” mes banorëve të BBV

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e BBV, kanë plasur të qeshurat, pas një ngacmimi që aktorja Arjola Demiri ka bërë ndaj Donaldit dhe Beatrix.

Teksa Donaldit dhe Beatrix iu plotësua dëshira për të parë filmin e tyre të preferuar, Arjola u thotë duke qeshur se paskeni dhe dyshek e të ruhen se mos del ndonjë djalë.

Por, pas kësaj deklarate, Beatrix nuk ka fshehur dëshirën për një vajzë dhe menjëherë duke thënë se do donte një vajzë.

Por, mesa duket as Donaldi nuk është kundër.

Pasi dëgjon këtë të fundit ndërhyn Donaldi, i cili me shaka thotë kam një katalog se si bëhen gocat.

LEXO EDHE:  Don Zhuanët kanë një sërë problemesh psikologjike/Ja cilat janë ato

LEXO EDHE:  “Mu duk si fundi i botës, isha në depresion”/ Lei Kraja flet për periudhën më të vështirë të jetës së saj

Biseda midis banorëve:

Arjola: E pasken bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte

Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie

Donald: Ke vajzë dëshirë?



Beatrix: Po

Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë, me dy fjali. Kurse goca do i çik punë.

Egzona: Receta është më e gjatë./CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrix

Publikuar

-

Nga

Lidhjes pak më shumë se një mujore mes Triksës dhe Donaldit, brenda shtëpisë së famshme, duket se i ka ardhur fundi.

Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.

Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, pikërisht në ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij Bora.

Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhojë rrugëtimi i vetëm.

Se çfarë e bëri ‘demin’ të ndryshonte qëndrim nga deklaratat e disa javëve më parë ku thoshte se e donte Beatrix, dhe nuk do ta lëndonte kurrë, këtë mund ta thotë vetëm ai.

Në shumicën e kohës, Donaldi është ndjerë pishman për hapin e tij të nxituar, e pikërisht tani duket se ka shfrytëzuar një moment të dobët të Beatrix, për ti dhënë edhe goditjen finale, edhe pse këngëtarja tregoi një moment pjekurie, ditën kur në shtëpinë e Big Brother fluturoi parashuta për ditëlindjen e ishit të të dashurit të saj, shkruan Express.

LEXO EDHE:  Studimi: Partnerin tradhtar mund ta kuptoni nga hobi i tij

LEXO EDHE:  Jay Z zbulon të gjitha sekretet/ Beyonce nuk u divorcua dhe pas tradhëtisë për…

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi Triksës, e cila shihej e prekur nga diskutimi.



‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.

“Nuk jam unë as robot, as klloun ja q*ifsha ropt, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.

“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Triksa.

Fjalën klloun Donaldi e përmendi edhe gjatë show-t, duke thënë se nuk e paguante Triksa që të qëndronte gjatë gjithë kohës me të.

Deklarata e tij u kundërshtua fort edhe nga Arjola.

Ky moment i lojës, ku Donaldi po bën gjithçka për të fituar çmimin e madh, duket se e bën të pamundur vazhdimin e lidhjes që nisi me shumë pikëpyetje në formë nxitimi, dhe hakmarrje ndaj Borës.

LEXO TE PLOTE