Connect with Us

Italia dhe Zvicra luajnë kreun e grupit në distancë, Anglia “vulos” kualifikimin

Sport

Italia dhe Zvicra luajnë kreun e grupit në distancë, Anglia “vulos” kualifikimin

Publikuar

-

/

Po luhen ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës, Katar 2022. Deri më tani 7 skuadra (Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia dhe Spanja) të kontinentit europian kanë siguruar kualifikimin për në fazën finale të turneut dhe 3 “biletat” e fundit për në Katar do të vendosen nga ndeshjet e ditës së sotme dhe asaj të nesërme.

Sot do të zhvillojnë ndeshjet e fundit të kësaj fushate eliminatore skuadrat e grupeve C, F dhe I.

Italia dhe Zvicra luftojnë në distancë për vendin e parë në grupin C, vend që të kualifikon direkt në fazën finale të Kupës së Botës. Të dyja skuadrat kanë nga 15 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura (asnjë humbje deri tani), por për momentin vendin e parë e zë Italia, falë golavarazhit më të mirë.

Kampionët në fuqi të Europës duhet të fitojnë patjetër në transfertën e sotme në Belfast përballë Irlandës së Veriut dhe të shpresojnë që Zvicra të mos fitojë ndeshjen që luan në shtëpi përballë Bullgarisë, që të ruajnë vendin e parë në grup.

Nëse të dyja skuadrat fitojnë (ose arrijnë të njëjtin rezultat në sfidat respektive) atëherë është golavarazhi ai, që do të vendosë se kush do të shkojë në Katar 2022 (aktualisht Italia ka një golavarazh më të mirë se Zvicra, +2 gola).

LEXO EDHE:  Tërmet me magnitudë 4.8 në Itali/ Banorët kalojnë natën jashtë

Në grupin F gjithçka është vendosur: Danimarka është kualifikuar për në fazën finale të Botërorit, ndërsa Skocia do të luajë në Play Off. Të dyja skuadrat do të përballen në Skoci në ndeshjen e fundit të kësaj fusha eliminatore.

Danimarka ka fituar të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani në grup dhe sot kërkon një tjetër sukses, që të bëhet skuadra e vetme që e mbyll me pikë të plota këtë fushatë eliminatore. Austri-Moldavi dhe Izrael-Ishujt Faroe janë dy sfidat e tjera të grupit F.

Anglia kërkon fitoren në transfertën e sotme përballë San Marinos, që të blindojë kreun e grupit I dhe të sigurojë kështu një biletë të Katar 2022. Anglezët kanë 3 pikë më shumë se Polonia dhe sigurojnë kualifikimin edhe me një barazim në sfidën e sotme (nëse polakët fitojnë ndeshjen e tyre).

Polonia, që me shumë mundësi do të luajë në Play Off, do të përballet me Hungarinë në ditën e sotme. Matematika i lejon polakët të besojnë te vendi i parë, por duhet të ndodhë një mrekulli, që kjo gjë të bëhet realitet.

Shqipëria mbyll këtë fushatë eliminatore në shtëpi përballë Andorrës. Një sukses në sfidën e sotme do të blindonte vendin e tretë në grup dhe do të ngjiste skuadrën kuqezi në kuotën e 18 pikëve, si asnjëherë më parë në histori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ U afrua gjatë merkatos së verës, një tjetër lojtar e mbyll me Partizanin pas 6 muajsh

Publikuar

-

Dajan Shehi e mbyll me Partizanin. Qendërmbrojtëi u afrua gjatë merkatos së verës dhe shihej si një afrim cilësor për të qenë titullar këtë sezon.

Pas vetëm 6 muajsh dhe 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe, 24-vjeçari ka vendosur që të largohet për të nisur një aventurë të re. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Oh Zoti im” / Dalin pamjet e frikshme të shembjes së urës në Itali

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 48-vjeçari shqiptar



“Faleminderit për çdo moment të bukur që kaluam së bashku. Ju uroj më të mirat të gjithëve”, shkruan qendërmbrojtësi në postimin e tij. Tashmë ngelet që zyrtarizimi të bëhet edhe nga klubi në faqen zyrtare, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe e ardhmja e Dajan Shehit që me shumë mundësi do të jetë sërish në Superligën shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Broja i pafat, godet shtyllën ndaj Mançester Sitit

Publikuar

-

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

Pas golit të anuluar, në minutën e 57 erdhi një tjetër rast i artë për sulmuesin, kur pas një goditje nga këndi, ai gjuajti me kokë para portës së Sitit. Por për fat të keq, topi u ndal nga shtylla e portës së Ederson.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kamberi “show”, sulmuesi i Kombëtares realizon gol fantastik në Angli

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 48-vjeçari shqiptar



 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi fiton në “frymën e fundit” ndaj Venezias, i shpëton Dzeko

Publikuar

-

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një fitore në “frymën e fundit” ndaj një rivali modest si Venezia. Skuadra  Simone Inzaghit vuajti jo pak, teksa do të gjendej në disavnatazh që në startin e ndeshjes.

Në mintjën e 19-të, Thomas Henry shënoi një gol të bukur me kokë duke shokuar 5 mijë tifozët në San Siro. Reagimi i Interit vjen në fundin e fraksionit të parë, me Barellan që ndoqi mjaft mirë një aksion të gjatë në zonë.

LEXO EDHE:  Beteja e vështirë me koronavirusin/ Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

LEXO EDHE:  Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona



Kur dukeshin se shpresat kishin marrë fund, në minutën e 90-të, Dumfries shërben një top në zonë, atje ku Dzeko me kokë nuk di të gabojë në një pozicion të tillë. Me këtë sukses, Interi ngjitet në krye në kuotën e 53 pikëve, 5 më shumë se Milani.

LEXO TE PLOTE