LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me burg për trafikim droge/ Arrestohet në Shkodër 32-vjeçari i shpallur në kërkim

15 Nëntor 2021, 08:44, Kronika CNA
I dënuar me burg për trafikim droge/ Arrestohet në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Ssipas uniformave blu në pranga është vënë shtetasi me inicalet L. N.,  32 vjeç, banues në lagjen ?Partizani?.

Arrestimi i këtij të fundit është bërë pasi gjykata e Shkodrës ka caktuar për të masën e sigurisë, ?Arrest në burg? për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ?Shqiponja? të DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, menjëherë kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-L. N.,  32 vjeç, banues në lagjen ?Partizani?, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 20.12.2020, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë ?Arrest në burg? për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Lajmet e fundit nga