Connect with Us

FOTO/ Skandal pas kualifikimit, lojtarët serbë festojnë me simbole shoviniste

Sport

FOTO/ Skandal pas kualifikimit, lojtarët serbë festojnë me simbole shoviniste

Publikuar

-

/

Serbia arriti të sigurojë një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës, falë fitores 1-2 në sfidën direkte me Portugalinë, falë golit të shënuar nga sulmuesi Aleksandar Mitrovic në minutën e fundit të takimit.

Gëzimi për kualifikimin ka qenë mëse legjitim, por futbollistët e Serbisë e kanë tepruar, duke treguar edhe një herë tjetër prirjet e tyre nacionaliste dhe shoviniste.

LEXO EDHE:  Rama-Gojkoviç/ Dy vendet garantojnë stabilitet me qëllim integrimin në BE

Të veshur me fanella zyrtare të Federatës së Futbollit, në të cilën ishte shkruar emri i këngës shoviniste nacionaliste e cila ishte simbol i protestave në Mal të Zi. Kënga thotë “le të valëvitet flamuri Serb nga Prizreni (Kosovë) në Rumija (Mal të Zi)”.

Gjithashtu lojtarët kanë përshëndetur me tre gishta (njihet si përshëndetja serbe), një simbol i etno-nacionalizmit serb.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Shkurtaj futet nga stoli dhe shtang Skënderbeun, korçarët zhgënjejnë ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”

Publikuar

-

Rikthim ëndrrash për Vasil Shkurtajn me fanellën e Kukësit. Sulmuesi 29-vjeçar i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës verilindore në duelin ndaj Skënderbeut që u zhvillua në “Loro Boriçi” dhe përfundoi me rezultatin 1-0  në favor të kuksianëve.

Shkurtaj u hodh në fushë në minutën e 76-të, teksa prekjen e parë të topit arriti ta kthente në gol. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 36-të pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas, skuadra e Longos arriti të triumfonte, në një sfidë ku nuk mungoi spektakli dhe rastet e shumta për shënim.

FT: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Shkurtaj 78′

Mbyllet takimi! 

90+’ Zëvendësim te Kukësi, largohet Edi Basha, në lojë Batihri.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e priftit malazez: Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë

LEXO EDHE:  Zhdukja e DVD-ve që ‘fundosin’ biznesmenin/ Prokuroria thellon skandalin



90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Xhika bën heroin dhe i mohon golin e barazimit Skënderbeut pas devijimit të Nikajt.

87′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, por sulmuesi nuk arrin të devijojë shumë pranë portës.

81′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Bajrami, vendin e tij e merr Pusi.

78′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Vasil Shkurtaj shënon me prekjen e parë të topit! Rikthim ëndrrash për sulmuesin! Asist fantastik i Gjelbërim Taipit, teksa Shkurtaj nuk fal duke e dërguar topin poshtë këmbëve të Rexhepit. 

76′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Dragoshi, në vendin e tij Vasil Shkurtaj!

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta i beson sërish skuadrën Arapit, Starova merr postin e drejtorit teknik

Publikuar

-

Reanto Arapi është shpëtimtari i Teutës, teksa ka marrë drejtimin e skuadrës përsëri pas largimit për herë të dytë të trajnerit Edi Martini.

Rezultatet negative të marra nga skuadra durrsake në 4 javët e fundit, ku kanë regjistruaar po kaq humbje bëri që drejtuesit të ndajnë rrugët me Martinin, ndërsa presidenti Edmond Hasanbelli ka risjellë përsëri në krye të ekipit Arapin.



Ish-kapiteni i kampionëve drejtoi skuadrën në fund të viti të kaluar në 3 ndeshje duke marrë 1 fitore dhe 2 barazime.

LEXO EDHE:  Rama-Gojkoviç/ Dy vendet garantojnë stabilitet me qëllim integrimin në BE

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e priftit malazez: Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë

Sipas “Panorama Sport”, bashkë me Renato Arapin është rikthyer në skuadër edhe Sulejman Starova në postin e drejtorit teknik, ndërkohë që ndihmësa të ish-kapitenit do të jenë Hodo dhe Mile, ndërkoohë që Rizvani do të jetë trajner i portierëve, duke kompeltuar kështu stafin teknik të durrsakëve.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Pjesë e parë dramatike, shikoni çfarë ka ndodhur në duelin Kukësi-Skënderbeu

Publikuar

-

Kukësi pret sot Skënderbeun në stadiumin “Loro Boriçi”, në sfidën e vlefshme për sfidën e javës së 17 në Abissnet Superiore, e cila ka startuar në orën 16:45.

Verilindorët e Longos, vijnë në këtë duel pas asaj humbje 0-1 ndaj Dinamos teksa do të kërkojë të kthehet te fitorja për të mos “venitur” shpresat për titull.

Nga ana tjetër korçaret e Memellit, vijnë nga një barazim pa gola në shtëpi ndaj Laçin. “Ujqërit e Dëborës”, ashtu si rivalët e Kukësit, do të futen në këtë duel për të marrë maksimumin dhe për tu larguar nga zona e ftohtë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, nuk mungojnë surprizat. Trajneri italian i Kukësit, ka aktivizuar nga minuta e parë dy futbollistët e afruar në merkato nga Partizani, Musta dhe Gligorov, teksa Shkurtaj qëndron në stol. Te Skënderbeu e vetmja mungesë është ajo e mbrojtësit Vitija, ndërsa debuton nga minuta e parë Frashëri.

LEXO EDHE:  Skandal me tenderin e UBT-së/ Fitoi firma që ofroi 100 mln më shumë se oferta më e ulët

LEXO EDHE:  Publikimi i të dhënave personale/ Ministria e Financave mohon skandalin, “kërcënon” me padi

HT KUKËSI-SKËNDERBEU 0-0

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Uerdi Mara ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!



45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

44′ Shtylla i vjen në ndihmë Skënderbeut! Pas gjuajtjes së Gjelbërim Taipit brenda zonës, topi u devijua nga Sadriu dhe u ndal në shtyllë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit Skënderbeut, pas tentativës së Marës nga goditja e dënimit, fal edhe devijimit të Xhikës si dhe ndihmës së traut të portës, topi ka shkuar në këndore.

38′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Bytyçi, në vendin e tij portieri Xhika.

36′ Gafë e pafalshme në mbrojtje e Kukësit! Përfiton Mensah që nis një kundërsulm të shpejtë, ndërkohë që portieri Tafas braktis portën duke shkaktuar faull jashtë zonës. Portieri i Kukësit ndëshkohet me karton të kuq dhe lë skuadrën me 10 lojtarë!

 

LEXO TE PLOTE