Connect with Us

Denoncimi në Fiks Fare/ “Sherr” mes bashkive, projektin 2 milionë euro për pastrimin e lumit Ishëm e merr lumi

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ “Sherr” mes bashkive, projektin 2 milionë euro për pastrimin e lumit Ishëm e merr lumi

Publikuar

-

Fiks Fare iu rikthye denoncimeve në fushon mjedisore, teksa u ndal te një nga projektet që synonte pastrimin e lumit Ishëm nga mbetjet plastike. Një projekt që u iniciua 4 vjet më parë dhe kushtoi plot 2 milionë euro.

Impianti është ndërtuar, por prej katër vitesh ai është “konservuar”, teksa disa pjesë i ka zënë bari, të tjerat janë ndryshkur dhe pritat i ka marrë lumi.

Në muajin nëntor të vitit 2017, ish ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, do të përuronte këtë impiant, teksa do të deklaronte se “synonte pastrimin e lumit dhe të detit Adriatik”. 4 vjet më pas?! Gjendja është e njëjtë! Mbetjet plastike vijojnë që të shkojnë në det. Lumi Ishëm është një nga më të ndoturit.

Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, ky impiant ka kushtuar rreth 2 milionë euro, ndërsa tenderët janë bërë në vitin 2016 dhe ndërtimi është kryer në 2017-ën. Projekti synonte pastrimin e lumit nga mbetjet plastike. Do të vendoseshin 3 prita në lumë, të cilat do të mblidhnin plastikën.

“Fiks Fare” bëri një vëzhgim në këtë impiant, i vendosur në fshatin Gotull të Kurbinit. Impianti i pastrimit të Ishmit është lënë në mëshirë të fatit. Por, çfarë ka aktualisht në këtë terren? Impianti është vendosur rreth 1 km nga grykëderdhja e lumit Ishëm në detin Adriatik.

Sipas vëzhgimit, impianti nuk është vendosur në punë. Dera kryesore është e kyçur. Ndërtimet kanë përfunduar dhe aktualisht në lumë janë 2 prita. Por, edhe plehrat që ka mbledhur, askush nuk i nxjerr nga lumi. Makineritë që duhet të nxirrnin këto plëhra janë ndryshkur, s’ka asnjë mekanizëm funksional. Pritën nr 3 e ka marrë lumi. Në dy sheshet me beton janë vetëm pak mbetje plastike, që janë të vetmet që janë hequr nga lumi.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/Si vidhen paratë e qytetarëve tek Ujësjellës Kanalizime

Pas vëzhgimit, Fiks Fare, bisedoi me z. Kristo Martinaj, administrator i Njësisë Administrative Fushë Kuqe, në Kurbin, në territorin e të cilit është vendosur impianti. Ai thotë se impianti nuk është vendosur asnjëherë në punë, për shkak se asnjë nga bashkitë ku kalon lumi Ishëm nuk e ka marrë përsipër administrimin. Sipas tij, Bashkia Kurbin e ka të pamundur ta përdorë, pasi do fuqi punëtore dhe para për ta mirëmbajtur.

Më tej shton se lumi Ishëm kalon në disa bashki si Kruja, Tirana, Durrësi dhe Kurbini. Sipas tij, Kurbini ka shumë pak kilometra ku kalon lumi dhe duhet një bashkëpunim mes bashkive të tjera pasi ato janë ndotësit më të mëdhenj. Thotë se është diskutuar disa herë, por deri tani s’ka zgjidhje.

Fiks Fare iu drejtua ministrisë së Mjedisit, ku mëson se fondet e ndërtimit dhe tenderat janë bërë nga ministria, por duhet të mirëmbahet nga bashkitë. Por, Bashkia Kurbin thotë se s’ka mundësi ta mirëmbajë. Dhe, projektin që kushtoi 2 milionë euro po e merr lumi. Ndërkohë që plehrat që duhet të mblidhte po përfundojnë sërish në det, duke e bërë Shqipërinë një nga ndotësit më të mëdhenj të detit Adriatik.

Disa muaj më parë, Fiks Fare denoncoi edhe mosfunksionimin e një projekti të ngjashëm në lumin Shkumbin, i ndërtuar në afërsi të kalasë në Vilë Bashtovë në Rrogozhinë. Projekti kishte kushtuar rreth 1 milionë euro, ndërkohë që mekanizmat dhe pritat i kishte marrë lumi. Në terren ndodheshin disa makineri, të cilat ishin ndryshkur./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

256 nxënës në Elbasan prej 4 muajsh nuk marrin bursat/ Bashkia: Vonesa, faj i shkollës!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një nxënës i shkollës së Mesme Profesionale “Sali Ceka” në qytetin e Elbasanit ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të shprehur një shqetësim për moskalimin e bursave nga ana e bashkisë së qytetit.

Ai thotë se trajtohet me bursë të plotë dhe se vitin e kaluar kalimi i bursave është mbyllur si proces në muajin Gusht, ndërsa këtë vit kanë kaluar rreth 4 muaj dhe marrin gjithmonë të njëjtën përgjigje “do të kalojnë”. Ai thotë se është përfitues i bursës së plotë dhe se çdo vit bursat kanë kaluar rregullisht, ndërsa këtë vit kanë kaluar vetëm 2 këste.

Kësti i parë me 25/05/2021 me shumë 296 mijë lekë të vjetra ndërsa kësti i dytë ka kaluar në datën 16/07/ 2021 me shumën 100 mijë lekë të vjetra. “Për këstin e tretë që duhej të kishte kaluar të paktën në muajin Gusht ka rreth 4 muaj që na shmangin duke na thënë që do kalojë këtë javë do të kalojë javën tjetër.

Kërkoj ndihmën e emisionit tuaj për të marrë një përgjigje të saktë se kur do të bëhet ky kalim, pasi erdhi koha për të përgatitur dokumentat për bursat e vitit 2021-2022 dhe ne nuk kemi marrë akoma bursat e vitit të kaluar” shprehet nxënësi.

LEXO EDHE:  Lushnje/ Pacientët bredhin me shiringa më gjak në duar nga shteti tek privati, për analizat

LEXO EDHE:  Lushnje/ Pacientët bredhin me shiringa më gjak në duar nga shteti tek privati, për analizat



Në një takim që denoncuesi i “Fiks Fare” pati me vetë punonjësen e bashkisë, kjo e fundit u shpreh se vonesat janë si shkak i disa lëvizjeve në strukturat e bashkisë. Në një kërkesë për informacion që gazetarët e “Fiks Fare” i drejtua Bashkisë Elbasan u tha se: Në shkollën e mesme profesionale

“Sali Ceka” janë përfitues 256 nxënës dhe se nga Bashkia e Elbasanit janë kryer të gjitha detyrimet për vitin shkollor 2020-2021, sipas listë prezencës së dërguar nga shkolla.

Por me shkollën “Sali Ceka” Bashkia e Elbasanit ka pasur diskutime në lidhje me listën e ditëve të festave, të cilat po ashtu është e detyrueshme të paguhen. Shkolla refuzoi të dërgonte listën e ditëve të festave, me arsyetimin se është përgjegjëse vetëm për ditët e frekuentimit të nxënësve. Ky ngërç bëri që vetëm pagesa e ditëve të festave të ketë vonesa, por nga ana e bashkisë u tha se do bëhet likujdimi më 27.10.2021./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Qytetari nuk ka ujë në shtëpi/ Tekniku i Ujësjellësit Kamëz mbyllet në banjë sapo shikon Stopin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar ankesën e një qytetarë në Kamzë, i cili ka më shumë se 1 muaj që nuk ka ujë në shtëpi, edhe pse aty është bërë investim i ri në rrjetin e ujësjellësit.

Të njëjtën problematikë, emisioni Stop e ka trajtuar edhe 1 vit më parë, por çështja atëherë u zgjidh. Por historia përsëritet.

Qytetari Klodian Zajmi shprehet është taksapagues i rregullt, por paguan ujin aforfe. Ai ka vajtur dhe është ankuar në zyrën e Ujësjellësit të Kamzës disa herë dhe gjithmonë i thonë që problemi do zgjidhet “nesër”.

Por vetëm ia kanë shtyrë zgjidhjen. Klodian Zajmi: Ka 1 muaj e gjysmë që nuk ka ujë. Ka 5 vite që jetoj këtu. Me ujë të pijshëm ne na furnizonte Kamza. Uji vjen me dy orare; 8:30 dhe 15:30. Afrofenë e paguajmë 12 mijë Lekë (të vjetra) në muaj. Edhe librezën e kam, i kam paguar të gjithë muajt.

Para 15 ditësh ishte edhe vjehrri, u la me kusi. Shkova u interesova te zyrat, bisedova me përgjegjësinë që gjeta aty, bëra dhe deklaratë që këtë punë tha do ta shikojmë nesër. Nuk erdhën. Vajta prapë dhe më thanë hajde prapë.



Vajta prapë, nesër prita se do vijë uji, nuk erdhi. Duke qenë se në zyrat dhe me shkresat që bëja unë nuk po më zgjidhnin punë, dola xhiro që të marr teknikët. Ata nesër, si gjithmonë. Ka 1 muaj që më thonë kështu. S’kanë sjellë asnjë gjë. Më në fund pata një komunikim me njërin nga teknikët.

LEXO EDHE:  Skandali në FSHZH/ Tenderi fitohet me 99.99999 % të vlerës

LEXO EDHE:  Stop - Emigrantja paguan gabimisht dy vjet dritat e një tjetri

Nga biseda me teknikun, edhe ky i fundit i thotë që “nesër” do ta shikojë rastin. Klodian kërkon ta takojë dhe tekniku i Ujësjellës Kamëz shprehet i gatshëm i thotë që të shkojë ta takojë te një lokal ku ai ndodhet.

Tekniku: Mos me e vrit trunin, në orën 3 më merr mu në telefon! Sa u ula me pi kafe. Unë këtu jam, në qoftë se ke mundësi ti….

Klodiani shkoi bashkë me gazetaren e Stop për të takuar teknikun, por ky i fundit sapo pa grupin e xhirimit të emisionit u fut në tualetin e lokalit dhe nuk doli andej deri sa u largua gazetarja.

Në kushte të tilla, Stop dhe qytetari shkuan në zyrat e Ujësjellësit të Kamëz, ku takuan një punonjës i cili i tha se nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate dhe problemin do të shkojnë ta shikojnë “nesër”. Por pas insistimit të qytetarit dhe të gazetares së Stop, inxhinieri ra dakord që të shkonte po atë ditë për të parë problemin përse shtëpia e qytetarit nuk furnizohet me ujë. /tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në Stop/ Avokati i premton të riut vizë pune në Gjermani për 1500 Euro

Publikuar

-

Nga

Një i ri, i cili i kishte paguar 1500 Euro një avokati pasi ky i fundit i kishte premtuar se do ta ndihmonte për të nxjerrë vizë gjermane, kërkon që t’i kthehen paratë mbrapsht. Marsel Sina, thotë për emisionin Stop në Tv Klan, se avokati Sokol Berberi i kishte kërkuar gjithsej 300 Euro, gjysmat e parave në fillim dhe gjysmën tjetër pasi të dilte viza.

Sipas marrëveshjes së tyre, nëse nuk realizohej, avokati do të kthente paratë. Por viza për punë në Gjermani nuk doli dhe tani Marsel Sina kërkon 1500 Euro.

Që nga muaji Prill dhe deri në Tetor 2021, avokati Sokol Berberi nuk mbaroi punë dhe nuk ktheu paratë, duke gjetur justifikime.

Marsel SinaAvokati Sokol Berberi më premtoi një vizë pune gjermane. Viza e punës kushtonte 3 mijë Euro. Në fillim Sokoli donte 1500 Euro, ndërsa 1500 Euro të tjera i donte kur unë të merrja vizën e punës. Sokoli më premtoi që unë vizën e punës do ta nxjerr për 1 muaj e gjysmë. Nëse nuk do ta nxjerr vizën për 1 muaj e gjysmë, do të kthej 1500 Euro mbrapsht. Kjo punë ka kaluar një kohë të gjatë. 1500 Euro Sokolit ia kam dërguar që në muajin Shkurt. Kur e merrja në telefon Sokolin më mashtronte, pas 2 javësh, jam bllokuar nga koronavirusi, pas 3 javësh, pas 10 ditësh e kështu vazhdonte me mashtrimet e veta. Për momentin ndodhem në Gjermani. Kam shumë besim te emisioni Stop.

Gazetari i emisionit Stop, avokati Sokol Berberi tha se do e asistonte të riun nëse ambasada vononte përgjigjen. Sipas tij, edhe për të blerë bukë, duhet asistenca e një avokati. Pas këmbënguljes sonë, Berberi premtoi të kthente paratë në 15 Tetor, duke kërkuar që problemi të mos transmetohej.

Gazetari- Të dalim direkt tek tema, se unë kam një takim tjetër!

Av.Sokol Berberi-S’ka gjë. Cili është personi, ose për cfarë jam mendu, por nuk…

Gazetari-Ëëë..,Marsel Sina.

Av.Sokol Berberi-Ëëë…,ok! E njof Marselin, është në Gjermani tani.

Gazetari- E ka sjellë si shqetësim, si denoncim, ku në përshkrimin, që bën në redaksinë tonë, thotë: I kam thënë 1500 euro nëpërmjet një shokut tim, për të nxjerrë një vizë për në Gjermani.

Av.Sokol Berberi- Jo për të nxjerrë vizën, por për procedurat, duke filluar nga takimi, dokumentacioni edhe të gjitha.

Gazetari – Mesa di unë, lihet ky takimi, që nxjerr ambasada?

Av.Sokol Berberi- Termini. (takimi)

Gazetari- Termini, që është shumë i vështirë për t’u kapur?

Av.Sokol Berberi- Po pra, bravo…!

Gazetari-Këtë e bën vetë, s’ka nevojë për avokat.

Av.Sokol Berberi-Jo, jo e bën vetë, po  unë i  bëj dhe  kërkesë- ankesë, kanë kaluar afatin në bazë të ligjit, sepse i vonojnë p.sh:e ka për 40 ditë, i vonojnë 9 muaj, 6 muaj, 5 muaj ambasada…terminin.

Gazetari-Po unë e di, po e kape, po s’e kape…

Av.Sokol Berberi- Po bravo, por i kanë anulu…

Gazetari- Jo, jo! I përzgjedh sistemi. Ti mund të kesh 3 vjet, që pret dhe s’i kap datat e aplikimit. Mund të hysh sot dhe e kap. Po e di unë, se jam marrë…, më kupton?

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Kulla 25 katëshe do t’ia hipë kullës së sahatit

LEXO EDHE:  Stop - Emigrantja paguan gabimisht dy vjet dritat e një tjetri

Av.Sokol Berberi-Është vendndodhja, banesa…

Gazetari-Po pse me avokat?!

Av.Sokol Berberi-Me avokat bëhet cdo gjë, me avokat bëhet, mund të shkosh të blesh edhe bukën me avokat, hahhaha…



Gazetari-Prandaj po të them, n.q.s ti e justifikon punën, ato, cfarë i ke bërë atij…

Av.Sokol Berberi-Nuk ka lidhje, unë do t’ia jap gërmë më gërmë.

Gazetari-Mos ia kthej, që mos thuash nesër-pasnesër i kam bërë punë…

Av.Sokol Berberi-Genci më mirëkupto! Më shiko njëcikë! Nuk kemi debat për të tilla gjëra.

Gazetari-Ok!

Av.Sokol Berberi-Thjesht i kam thënë në 11 shtator. Me 11 shtator unë kam qënë sëmurë, ai ndoshta më ka marrë …Jo s’më ka marrë. Me mua ai ka një muaj, që s’më merr më mua…

Gazetari-Ti je privat. N.q.s e justifikon punën, s’ka përse…të ndihesh debitor.

Av.Sokol Berberi-Patjetër! Jo, jo unë jam debitor moral. Thjesht ai është tërhequr dhe më thotë: tani m’i jep!

Gazetari- Në qoftë se të bën puna aq, thuaja ti: më bën puna kaq, të kam bërë këto, këto…!

Av.Sokol Berberi- Jo tani ai thotë: nuk e dua më, tërhiqem dhe reagimi e ka për datën, se ka kalu data 11 shtator.

Av.Sokol Berberi-Po jo me e nxjerr, po si do e nxjerrësh në media?! Po jo mo Genci, nuk duhet me e nxjerr në media! Ik bisedo ti me zotërinë, në këtë datë ke lekët.., eee kaq!

Gazetar- E kaq, po!

Av.Sokol Berberi- Po kjo s’ka pse bëhet mediatike! Të lutem tani, se unë jam duke fol..!

Gazetari- Më shiko tani! Ti kuptoje dhe llogjikën time! Mua nuk më ka paguar ai nga Gjermania dhe po vij t’i zgjidh hallin atij. Jam shumë i ftohte në këtë gjë, prandaj po të them!

Av.Sokol Berberi- Genc më dëgjo! Dhe unë jam shumë i ftohtë. Dakord!. Ai zotëria më ka thënë: më jep pagesën dhe unë i kam thënë: do ta jap në filan datë, në të cilën datë nuk ia kam dhënë. Tashti në filan datë, të them unë, e ka të sigurtë 5 milionë përqind.

Gazetari-Po kaq..!

Av.Sokol Berberi- Po tani s’ka pse të bëhet mediatike kjo, atëherë c’u pa kjo?!

Ai të shkojë në gjykatë pastaj…!

Gazetari-Po le të shkojë…!

Av.Sokol Berberi-Jo, jo! Them në kuptimin..,s’ndodh ajo…Unë jam duke shlyer detyrimin. Tani, që të jem i sinqertë, unë më 21 gusht.., ëëë të lutem…!

Gazetari-Rëndësi ka zgjidhja!

Av.Sokol Berberi-Më dëgjo Sokolin, se unë kam dalë sot. Zgjidhja, n.q.s do më tolerosh ti në kuptimin njerëzor, e kupton vetë…unë, në qoftë se i kam thënë në 11 Shtator, unë kam dalë sot dhe në qoftë se më mirëkupton, unë kam dalë sot dhe në 15 Tetor unë e shlyej.

Nga Gjermania ku ndodhet me punë, Marsel Sina na konfirmoi se avokati Sokol Berberi ia ktheu shumën prej 1500 Eurosh. /tvklan

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: