LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë fshihet pas kërkesës së Bashës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me 18 Dhjetor?

15 Nëntor 2021, 16:54, Politikë CNA
Çfarë fshihet pas kërkesës së Bashës për

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në mbledhjen me Kryesinë, ka kërkuar që Kuvendi Kombëtar të mbahet me 18 Dhjetor.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Bashës, duke thënë se Kuvendin Basha po e thërret për veten e tij.

Sipas Kullurit, Basha e di mirë që Kuvendi i 4200 delegatëve do regjistrojë vendimet e marra nga 51% e delegatëve dhe se Kuvendi i thirrur prej tij i duhet për të ngritur padi në gjykatë.

Kuvend për gjykatë!

Lulzim Basha po thërret në 18 dhjetor Kuvendin Kombetar të PD vetëm 1 javë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar!

Ky që nuk njihte ?Kuvend?, tani e thërret vetë! Po cilin Kuvend nëse 50% e delegatëve po e thërrasin vetë? Kuvendin e tij?! Se 5 delegatë që të kenë kërkuar këtë mbledhje përballe 4200 të tjerëve nuk ka!

Atëherë, ky është Kuvend për Bashën! Sepse nuk asnjë arsye politike për të thirrur Kuvendin vetëm 1 javë pasi e kanë thirrur 4200 delegatë! Ai i 11 dhjetorit mbahet për të provuar të shpëtojë PD edhe nga 8 vite të tjera opozitë! Ky i Bashës për ti garantuar ato 8 vite opozite me garanci të plotë siç ka ndodhur!

Kuvendi i datës 11 dhjetor po mblidhet për ti dhënë një shans demokratizimi partisë, ky i 18 për të mbajtur Bashën ngjitur pas karriges së kryetarit!

Basha e di mirë që Kuvendi i 4200 delegatëve do regjistrojë vendimet e marra nga 51% e delegatëve! Ky i Bashës i duhet atij për të ngritur padi në gjykatë!

Në fakt, jemi në këtë pikë pas 8 vitesh pse shumica nuk u çua për ta shkarkuar pas humbjes së turpshme të 2017! Tashmë do ishte zgjidhur çështja me apo pa gjykatë!

Indeferencën dhe konformizmin ndaj një kuislingu në krye të opozitës po e paguan shtrenjtë e gjithë opozita! Dhe natyrisht Shqipëria që mbeti me një opozitë që nuk qe u bë kurrë opozitë por vetëm një fasadë e Rilindjes!“, shkruan Kulluri në postimin e tij./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga