Connect with Us

Çështja Rezart Taçi/ Artan Hoxha: Përgjimet nxjerrin në dritë ministra, priten çudira

Kronika

Çështja Rezart Taçi/ Artan Hoxha: Përgjimet nxjerrin në dritë ministra, priten çudira

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vendimin e SPAK për nisjen e hetimit të pasurisë për biznesmenin Rezart Taçi, i cili gjithashtu u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Radari Informativ” me Jonida Shehun në ABC News, Hoxha deklaroi se hetimi kundrejt Taçit është ndryshe herëve të tjera sepse këtë radhë, ai nuk e ka më fuqinë ekonomike, lidhjet me politikën dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, ndaj dhe është “zënë ngushtë”.

“Ai nuk e ka më fuqinë që ka patur, ekonominë, lidhjet me politikën dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Sot hetimin e bën SPAK dhe Taçi nuk e ka më atë potencë e lidhje. Ngjarjet nisin që në Korrik, është përgjuar, është hetuar. Taçi dihej që ai po qëndronte në Milano sepse kishte probleme në Zvicër. Sot ai është në kërkim ndërkombëtar. Ai ka thënë që do të vijë, por ka fikur telefonin. A erdhi Llalla? Ajo që del në përgjime është loja kur mësohet që këto para janë sekuestruar. Taçi deri tani kishte marrë përsipër komisionin e lëvizjes së parave”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  11 vjet nga zhdukja e Eduart Belegut/ Artan Hoxha zbulon mesazhin që iu dërgua Dritan Priftit

Nga ana tjetër, gazetari Hoxha ka shtuar senë përgjime knë dalë në dritë një sërë emrash ministrash e zyrtarësh nga politika, gjë për të cilën nga pikëpyetjen nëse është hetuar apo jo lidhur me këtë fakt.

“Kur italianët e kuptuan që paratë janë bllokuar, kaluan tek plani B. Është si rasti i Ndraghetës, ku del kryetari I bashkisë. Këtu në përgjime futen emra ministrash. I kanë thënë që duhet të firmosin të gjithë ministrat që të lirohen paratë. Këto ishin spekulime më tepër. Janë përmendur personazhe të rëndësishëm në Shqipëri, në nivel të ministrave të qeverisë aktuale. 

Nga përgjimet nëse janë përmendur emrat e pushtetarëve, a është hetuar për këtë gjë? Mbase del ndonjëri që është përfshirë vërtet, kjo duhet hetuar. Prokuroria shqiptare ka vënë në shënjestër Taçin si njeriu që ka marrë përsipër këtë lloj transferte. Do dëgjojmë çudira kur të dalin përgjimet.  Përgjimet kanë dhënë informacin për të krijuar një tablo të qartë të situatës”, theksoi Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 21 vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Dyshohet se një 21 vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

Si pasojë e dëmtimeve është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vodhi një sasi parash në një pikë këmbimi valutor/ Përfundon në pranga 19 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I.Ç, 19 vjeç banues në fshatin Kullë në Durrës. 19 vjeçari akuzojhet pasi ka vjedhur një sasi parash në një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.V.



Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit E. V. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngacmon seksualisht një grua/ Ndalohet 54 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Një shtetase 49 vjeçare ka kallëzuar në polici shtetasin S.XH, 54 vjeç pasi e ngacmonet seksualisht.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet kanë ndaluar shtetasin S. Xh., 54 vjeç, banues në fshatin Iljare, Përmet, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 49 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.



LEXO EDHE:  Nga Indrit Vokshi/ A e krijoi Sali Berisha "mafien" në Shqipëri pas vitit 1992?

LEXO EDHE:  Nga Indrit Vokshi/ A e krijoi Sali Berisha “mafien” në Shqipëri pas vitit 1992?

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Xh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE